Interweb.al, më parë i njohur si “BalkanHost.com” është një kompani që ndërton, dizejnon dhe menaxhon faqe interneti, strehim te faqeve “web hosting”, krijon dhe menaxhon rrjetet sociale, si dhe ofrimin e shumë shërbime të teknologjisë së informacionit.
Që prej vitit 2003 interweb.al ofron gjithë cilësinë dhe inovacionin e mundshëm tek klientët e saj përsa i përket strehimit si dhe dizejnimit të faqeve të internetit. Duke konkurruar vetëm me veten e saj, për të materializuar çdo vizion qoftë të klientit më kërkues, kemi arritur histori suksesi të cilat përbëjnë gurët themeltarë të shoqërisë tonë.

Interweb.al u konceptua për të mishëruar imagjinatën e çdo klienti mbi biznesin e tij ,që ne ta shndërrojmë në një faqe interneti. Ne ofrojmë zgjidhje të plota për faqet e internetit me anë të paketave të veçanta për bizneset të vogla e të mesme si dhe paketa individuale. Ne jemi të përbërë nga staf i cili përgjigjet çdo moment 24/7 për problemet apo kërkesat që ju mund të keni.
Ne e bëjmë të thjeshtë ketë proces në mënyrë që si përdoruesi fillestar ashtu edhe ai i avancuar të kenë mundësi të shfrytëzojnë ato çka mund të ofrojë interneti dhe teknologjia e informacionit.
Që prej fillimeve tona ne kemi qenë në një përpjekje të vazhdueshme, për të rritur standartet e cilësisë së punës tonë duke punuar, dëgjuar dhe analizuar më së miri së bashku me klientët tanë kërkesat dhe nevojat e tyre. Çdo ditë jemi në garë me kohën për të përmirësuar gjithë shërbimin tonë ndaj klientëve tanë. Objektivi kryesor është feedbacku i klientit tonë.
Në qoftë se kërkoni të promovoheni në rrjetin më global dhe më të vizituar të momentit dhe ne stilin e jetes të së ardhmes atëherë partneriteti me interweb.al është një kanal i sigurtë suksesi, promovimi, vizibiliteti dhe objektiviteti.
Ne e realizojmë këtë nëpërmjet shërbimeve tona.
1.Faqe interneti (WordPress, Joomla, Drupal dhe Design Unik për klientët që kërkojnë diçka të veçantë).
2.Strehim dhe Domaine (Plane të përshtatura web hosting për çdo biznes apo individ të caktuar).
3.Social Media dhe internet marketing (promovimi dhe menaxhim në rrjetet sociale më të rëndësishme të momentit Facebook, Pinterest, Twitter, Linkediln).
4.Zgjidhje IT (Mirëmbajtje me një frekuencë të specifikuar nga klientët tanë, suport teknik çdo moment të këkrkuar).
Duke u fokusuar tek vizibiliteti i çdo klienti interweb.al është shndërruar në një nga kompanitë lider që udhëheqin garën e hosteve, faqeve të internetit dhe shërbimeve të teknologjisë së informacionit.





