e61020c14e36ff01f2e352f76260fb548ec5cbe1

Rendesia e Medias Sociale ne Boten e Biznesit Modern

Rendesia e Medias Sociale ne Boten e Biznesit Modern

Rëndësia e Medias Sociale në Botën e Biznesit Modern

Media sociale, edhe pse një fenomen relativisht i ri, është duke u bërë një pjesë gjithnjë e më e rëndësishme e marketingut të çdo biznesi dhe një platformë e zhvillimit dhe rritjes së bazës së klientelës. Perceptimi i marketingut nëpërmjet medias sociale nuk shikohet më në këndvështrimin e një trendi i cili do të fashitet shpejt apo do ti zbehet rëndësia. Tashmë fleksibiliteti dhe mirëmenaxhimi i prezencës internetike të një biznesi është bërë një domosdoshmëri për ekzistencën e vetë biznesit. Prania e biznesit në të ashtuquajturën “Treshja e Madhe” (Facebook, Twiter, Google) është tashmë kusht që biznesi të mund të operojë sukseshshëm si në tregun tradicional ashtu edhe në atë dixhital. Ajo çka përpara pak vitesh mund të arrihej vetëm me anën e një faqeje të thjeshtë në internet tashmë kërkon edhe një element tjetër po aq të rëndësishem që është media sociale.  Përdorimi i këtij mjeti të ri internetik mund të rezultojë paksa konfuz fillimisht , kështu që më poshte paraqiten disa teknika për ata që kërkojnë ta bëjnë biznesin tyre më të shpejtë dhe fitimprurës.

Disa fakte rreth përdorimit të Medias Sociale nga ana e Bizneseve

Shifrat e mëposhtëme janë bazuar mbi Raportin e Industrisë së Marketingut të Medias Sociale për vitin 2012

  1. 94% e bizneseve në të gjithë botën operojnë me anë të Marketigut Nëpërmjet Medias Sociale
  2. Marketing-Bëresit i dedikojnë 60% të kohës së tyre zhvillimit dhe mirëmbajtjës së Medias Sociale të biznesit
  3. 43% e njerëzve të moshës 20-29 vjeç shpenzojnë më tepër se 10 orë në javë duke naviguar në Median Sociale
  4. 85% e bizneseve që kanë një platformë të dedikuar për Median Sociale si pjese e Strategjisë së Marketingut kanë raportuar një rritje të pranisë internetike
  5. 58 % e bizneseve të cilat kanë inkorporuar Median Sociale si pjesë e të bërit biznes gjatë tre viteve të fundit kanë raportuar një rritje në volumin e shitjeve

“Treshja e Madhe”

Facebook, Twitter & Google+

Aktualisht ekzistojnë tre mjete të rëndësishme të cilat garantojnë realizimin e një Media Sociale të sukseshme dhe ato janë si më poshtë:

  1. Facebook. Fillesat modeste të Facebook-ut si një rrjet social i disa studenteve kolegji (kryesisht i dizenjuar për të informuar kolegët për vendodhjen e festave apo evenimenteve të ndryshme dhe vendosjen e fotografive paskëndaj) krijon një kontradiktë gati gati të pabesueshme me statusin aktual të Facebook-ut si një nga mjetet më të fuqishme të Marketimit Nëpërmjet Medias Sociale. Metoda kryesore e shfrytëzimit të Facebook-ut për të krijuar avantazhe marketimi është nëpërmjet krijimit të një profili të biznesit të tyre në Facebook. Nëpërjet kësaj mënyre bizneset mund të marketojnë produktet, shërbimet apo ofertat e tyre duke fuqizuar kështu brand-in e tyre.
  2. Twitter. Ashtu sikurse Facebook-u , edhe Twiter-i u konceptua fillimisht si një mjet për krijimin e rrjeteve sociale. Tashmë Twitter-i ka lulëzuar tërësisht në një mjet marketimi tepër të suksesshëm. Twitter-i funksionon nëpërmjet një dritareje komunikimi prej 140 karakteresh (të ashtuquajtura “tweets” ose mesazhe të shkurtra) të cilat shfaqen në faqen e secilit përdorues që është bërë “ndjekës” i një përdoruesi të caktuar. Bizneset shfrytezojnë këtë mjet për të tërhequr vëmendjen e “ndjekësve” të vet mbi lajme të ndryshme, produkte apo oferta.
  3. Google+. Krahasuar me Facebook-un dhe Twitter-in, motorri më i famshëm i kërkimit, Google, është relativisht i ri në ofrimin e këtij shërbimi. Pavarsisht kësaj, kërkesat e përdoruesve për të shfrytëzuar Google-in si mjetin e tyre të Medias Sociale janë duke u rritur me shpejtësi. Përparësia e Google-it në mundësimin e Medias Sociale qëndron në disa opsione shtesë të motorrit të kërkimit. Opsioni  “Promote” i lejon bizneseve të personalizojnë përmbajtjen promocionale me anë të krijimit të grupeve të ndryshme të përdoruesve të cilëve më pas mund tju përqasesh me oferta apo produkte tipike për llojin e interesit të tyre. Përveç kësaj, Google ofron tutoriale të ndryshme të tipareve (features) që ofron në ndihmë të bizneseve.

Poziciononi Biznesin Tuaj në Qëndër të Medias Sociale

Për të krijuar një prani sa më të sigurt dhe të suksesshme dixhitale të biznesit tuaj me anë të këtij mjeti të porsazbuluar marketingu, filloni të mendoni të krijoni një pozicion pune që do të merret posaçërisht me Median Sociale të biznesit tuaj. Një numër gjithnjë e më i madh programesh universitare në mbarë botën po orfojnë leksione për studiuesit e kësaj dege. Të diplomuarit të cilët kanë ndjekur këto programe janë profesionalisht të aftë për të zhvilluar në mënyrë të sukseshme Median Sociale të çdo biznesi duke fuqizuar gradualisht brand-in e tyre nga e cila do të varet në një mase të madhe suksesi i biznesit tuaj në të ardhmen. Nga ana tjetër, nëse biznesi juaj nuk e përballon një pozicion të dedikuar permanent brenda për brenda organizatës, një numër gjithnjë e më i madh ofruesish të këtij shërbimi janë të specializuar në Social Media dhe operojnë në mënyrë të pavarur për tu përdoruar nga bizneset në rast nevoje. Eksperienca e bizneseve në mbare botën ka treguar se është e këshillueshme kontraktimi i një pale të tretë të specializuar në fushën përkatëse për të kryer shërbime të caktuara për një biznes në vend të shpërndarjes së kësaj detyre punonjësve të ndryshëm të cilët nuk janë të specializuar dhe kryejnë funksion tjetër brenda biznesit tuaj.

This entry was posted in blogu, facebook, google+, Media Sociale, Rrjeti Social, twitter. Bookmark the permalink.

Comments are closed.