10-menyra-per-te-marketuar-me-se-miri-faqen-tuaj-te-internetit.

Pasi keni ndërtuar një faqe interneti për biznesin tuaj një nga hapat më të rëndësishëm është marketimi i faqes suaj për ta bërë faqen tuaj të internetit sa më të vizituar dhe interaktive.

Gjithashtu vizitorët e shumtë bëjnë që faqja juaj e internetit të renditet sa më lartë në motorrat e kërkimit.

Për ta arritur këtë gje duhet të ndiqni disa hapa shumë të rëndësishëm për një marketim sa më efektiv.

1.Search Engine Optimisation ( Optimizim i motorrave të kërkimit)

Një nga faktet më të rëndësishme që përdoren në marketimin online janë optimizimi i faqes së internetit dhe kontentit të saj për të dalë sa më lartë në google.

Faqja e internetit optimizohet duke përzgjedhur fjalët kyce që përfaqësojnë më tepër biznesin dhe aktivitetin të rrezatuar në faqen e internetit.

Mund të bëni një kërkim shumë të thjeshtë në google dhe të shikoni që 20 rezultatet e para jo më kot , rezultojnë të parat. Strukturat e tyre janë të gjitha të optimizuara duke përfshire , interlinks, optimizim imazhesh, perfshirje në direktori të ndryshme e shumë faktorë të tjerë. ( Detaje më të zgjeruara mund të gjeni tek artikulli jonë i mëparshëm për SEO)

SEO te merr shumë kohë por është një nga mjetet më të mira për marketimin e faqes suaj dhe që të dilni sa më lart në google.

Me shume informacion rreth SEO dhe renditjes ne google mund te merrni tek artikulli yne : 23 faktoret me te rendesishem per tu renditur te paret ne Google

2.Blogging ( Shkrimi i artikujve)

Shkrimi i artikujve në faqen tuaj të internetit dhe postimi I tyre është një tjeter aktivitet shumë I rëndësishëm.

Artikujt origjinal të postuar në faqen tuaj të internetit janë një gjithmonë shumë atraktive për të gjithë viziotorët.

Origjinaliteti gjithmonë shpërblehet shumë në marketimin sa më efektive.

 3.Pay per Click

Marketimi i mirë fillon gjithmonë nga investimi i mirë. Pay Per Click mbase kushton si shërbim në ndryshim nga gjithë hapat e tjere, por është më efektivi.

Ju vendosni një buxhet ditor për reklamën tuaj dhe paguani vizitorë të ndryshëm për të vizituar faqen tuaj të internetit. Zakonisht vizitoret kanë një interes mediat meqenese reklamat shfaqen vetem tek ata qe kane interes per faqen tuaj.

Qëllimi madhor është që gjithë vizitorët e ardhur nga reklama pay për click të qëndrojnë në faqe dhe të rikthehen për të parë update më të fundit.

4.Teknikat e targetimit te vizitoreve.(Retargeting)

Gjithmone eshte e rendesishme qe targetimin e reklamave për një marketing sa më të mirë të realizohen duke ritargetuar gjithë vizitorët tuaj e mëparshëm.

Nëpërmjet cookies ( te cilat mbeten ne kompjuterat personal të cdo vizitor tuaj) vizitorët do të rishohin reklamat tuaja sapo të dalin nga faqja juaj e internetit. Kjo shërben që të ndërtoni një rrjet më të mire vizitoresh të rregullt.

5.Promovim ne Facebook.

Një nga mënyrat më të mira të markeitimit të një faqeje interneti është fushata e reklamimit në Facebook.

Me 1 miliard përdorues Facebook është rrjeti social më i rëndësishëm nga të gjithë. Fushatat e reklamimit në Facebook përqëndrohen gjithmone tek targetimi dhe përzgjedhja e audiences suaj, duke zgjedhur etninë e tyre , moshën , gjininë e disa faktorë të tjerë, që shërbëjnë më së miri për ta bërë marketimin tuaj sa më eficent.

Ne reklamimin ne Facebook mund te shikoni shume qarte efektivitetin e reklames pasi cdo Like dhe interaktivitet me fansat tuaj është më se real dhe I vertetë.

6.Youtube video

Një tjetër formë shumë e mirë marketing është dhe krijimi videove të ndryshme promocionale dhe postimi i tyre në youtube ku ju mund të matni audiencën tuaj.

Youtube me se mire tregon sesa është pare reklama juaj dhe mund te beni nje studim shume te mire për marketingun tuaj.

Google i jep shume përparësi indeksimit të faqeve te cilat kanë postuar video ne Youtube.

7.Email marketing

Dhe pse një nga metodat më të vjetra dhe me pak efektive nga gjithë te tjerat të lartpërmendura , email marketing është një metode shumë e mire për të promovuar sic duhet faqen tuaj të internetit.

Dergesa e updateve te fundit të biznesit tuaj është një mënyre e mire për ta bërë faqen tuaj sa më të njohur.

8.Shperndani lajmin sa më shumë.

Një nga mënyrat me tradicionale të marketingut eshte dhe shperndarja e faqes suaj të internetit tek gjithe miqte dhe familjarët tuaj. Në kete rast gjithë të njohurit tuaj janë në dijeni për aktivitetin që ju zotëroni dhe në cdo moment mund të drejtojne të tjerët drejt e tek ju .

9.Përdorimi i gjithë rrjeteve sociale.

Një faqe interneti duhet gjithmonë të përdori të gjitha rrjetet sociale për të qënë sa më e azhornuar me të gjitha rrjetet e mundshme. Përdorimi i Instagram dhe Twitter, Pinterest dhe nje mori rrjetet sociale .

Faqja e internetit gjithmonë duhet të përfshihet sa më shumë rrjete sociale për të qënë e gjendur nga kushdo dhe të jetë e kapshme nga të githë vizitorët.

10.Ndërtoni një PR të mirë faqes suaj të internetit.(Public Relations)

Ndërtimi i një PR të mirë për faqen tuaj të internetit gjithmonë duhe të bazohet në interaktivitetin tuaj me gjithe shoqërinë që ju rrethon dhe ambjentet profesionale.

Gjithmonë duhet të keni kartëvizita ku është shkruajtur qartë faqja juaj e interneit, duhet të përdorni emaile me signaturën tuaj.

Duhet gjithashthu të përdoren dhe mediat e shkruara për të realizuar një njohje publike sa më të gjerë.

//www.interweb.al/wp-content/uploads/2019/09/interweb-logo-icon.png