10 statistika të shitjeve online që duhet të dini
Mob: +355 68 20 60333
10 statistika te shitjeve online qe duhet te dini

Në biznes, mbijetesa juaj varet nga aftësia juaj për t’u përshtatur. Ata që e injorojnë këtë fakt, nuk mund të presin që të qëndrojnë gjatë në treg. Këtë vit, nëntë gjigandë të shitjes me pakicë janë zhdukur ( ne USA), ndërsa Amazon lulëzon, duke gjeneruar 80 miliardë dollarë shitje vetëm në Amerikën e Veriut. Nuk ka dyshim se shitja online është e ardhmja. Nëse jeni duke planifikuar të investoni në shitjet online, këtu janë 15 statistika tregtare online që ju duhet të dini.

1. Sa përqind të Europianeve blejnë/shesin online ?
Sipas një statistike te vitit 2017 rreth 68% e Europianeve blejnë dhe shesin online. Ju kujtojmë që kjo shifër në vitet 2000 ishte 12%.

2. Cilat shtete kane përqindjen më të lartë të shitjeve online në krahasim me format e tjera të shitjblerjes ?
Britania e Madhe ka shitjet më të larta online si përqindje e shitjeve totale (15.6%), pasuar nga Kina (13.8%), Norvegjia (11.5%), Finlanda (10.8%) dhe Koreja e Jugut (10.5%). SHBA vjen në 8 në (8.3%).

3. Midis përdoruesve të Apple dhe Windows PC, kush shpenzon më shumë para në internet?
Përdoruesit e Apple fitojnë , vlera mesatare e tyre është 228 dollarë krahasuar me 187 dollarë për përdoruesit e Windows PC.

4. Sa njerëz po shesin/blejne online dhe çfarë është parashikuar për të ardhmen ?
Një shembull shumë I qartë është që 217.1 milion njerëz në SHBA janë blerës online. Këto shifra parashikohen të arrijnë në 224 milionë në vitin 2019

5. Cila është vlera aktuale e blerjeve mobile?
Blerjet me anë të smartphone janë segmenti me rritje më të shpejtë në tregtinë elektronike dhe ka pas një vlerë rreth 3.2 trilionë dollarë në 2017, një rritje prej mbi 1.5 trilionë dollarë që nga 2013.

6. A blejnë blerësit online më shumë prej ofertave të shumta që ofron shitja online ( si free shipping, coupon etj ) ?
Po, pasi 48% e përdoruesve kanë blerë ose shpenzuar më shumë se sa kane planifikuar kur kanë blerë online.

7. Cilat janë faktorët që të shtyjne për të blerë në internet?
87% e blerësve në internet treguan se çmimi ishte faktori më i rëndësishëm i blerjes, i pasuar nga kostoja dhe shpejtësia e transportit. (Source: CPC Strategy 2017)

8. A janë konsumatorët online të predispozuar qe të shpenzojnë më shumë për të perfituar free shipping ?
Po, 58% e 5.849 të anketuarve ishin të gatshëm për të shtuar artikuj ne Cart-in e tyre online për të përfituar nga free shipping.

9. Sa përqind e blerësve në internet i konsiderojnë review online përpara se të blejnë nje produkt?6 nga 10 klientë lexojnë komente online përpara se të marrin një vendim përfundimtar për blerje.

10. Cilat janë websitet që ofrojnë review më të besueshme të produktit sipas blerësve online?
Review në Amazon janë vlerësuar nga 80% e blerësve online si jashtëzakonisht ose shumë të besueshëm. Përvec Amazon, konsumatorët vlerësuan kritikat në faqet e mëposhtme si jashtëzakonisht ose shumë të rëndësishme:
• Amazon (80%)
• Target (67%)
• Best Buy (64%)
• Walmart (62%)
• eBay (59%)
• Trip Advisor (55%)
• Toys R Us/Babies R Us (53%)
• Kohl’s (50%)

Interweb.al ka qenë ndër kompanitë e para që ka ofruar shërbimet e e-shop në Shqipëri. Si një treg gjithmonë në rritje ne ofrojmë eksperiencën më të mirë për të qenë të azhornuar me zgjidhjet më të mira per dyqanin tuaj online. Na kontaktoni tani per te ndertuar dyqanin tuaj online.