12 gjera

Shpesh flitet për të mirat që një faqe interneti i sjell një biznesi, duke përmendur rritjen e shitjeve apo të të ardhurave, por si arrihen këto duke folur në terma praktikë? Më poshtë gjeni një listë të gjërave që mund të bëhen më anë të një faqeje interneti në dobi të biznesit:

1.Shitja e produkteve përmes një katalogu online

Kjo është mënyra më direkte e përfitimit nga një faqe interneti. Pavarësisht se jo çdo biznes dëshiron apo ka produkte për të shitur online, ai mund t’i reklamojë ato duke i publikuar.

2.Suporti për klientët tuaj

Me anë të mjeteve si chat online të integruara në faqen tuaj të intenetit apo FAQ, një kompani mund t’u gjendet pranë më lehtësisht klientëve të saj.

3.Krijimi i një portali për punonjësit tuaj

Ju mund t’ia dedikoni një pjesë të faqes tuaj punonjësve, në të cilën mund të përfshini informacione që u duhen, dhe për të shmangur problemet e privatësisë mund ta mbroni atë me një password. Kjo vlen sidomos për kompanitë e mëdha  ku komunikimi është më i vështirë.

4.Mundësia për të shkarkuar informacionin

Tashmë nuk është më e nevojshme të shpërndash informacionin në destinacione të ndryshme, por duke e postuar atë në faqen tuaj, të tjerët mund t’a shkarkojnë në formën e PDF apo PSS me anë të një linku.

5.Regjistrimi online për një event apo shërbim

Përmes formularëve online regjistrimi mund të bëhet shumë lehtë dhe mund të dërgohet me email apo të ruhet ne databazë.

6.Subscriptions (Abonimi)

Me anë të këtij shërbimi ju mund të informoni herë pas here klientët tuaj përmes një emaili.

7.Trajnimi online i punonjësve tuaj

Trajnimi i punonjësve kushton kohë, organizim dhe shumë printime, të cilat mund të minimizohen më atë  faqes tuaj të internetit, në të cilën punonjësit kanë akses në çdo moment të ditës dhe mund të testohen për njohuritë e marra.

8.Guidë për klientët

Duke i ofruar një guidë klientëve se si të përdorin shërbimet tuaja dhe duke u ofruar trajnimin  e nevojshëm me anë të materialeve j’u ndihmon të krijoni lidhje më të ngushta me ta.

9.Vendosja e adresës së kompanisë tuaj dhe udhëzimi

Çdo kompani duhët të informojë klientët se si të shkojnë tek vendodhja e saj, duke përfshirë një hartë interaktive në faqen e internetit.

10.Postimi i vendeve të lira të punës dhe marrja e CV-ve

Duke përditësuar herë pas herë vendet e lira të punës në kompani, vizitorët  e faqes mund të informohen më mirë dhe ju tërhiqni më shumë aplikues , duke rritur mundësitë për të bërë zgjedhjen e duhur.

11.Postimi i raporteve vjetore

Kjo vlen kryesisht për ato kompani që kanë nevojë të shfaqin raporte ndaj publikut, duke treguar që interesohen për imazhin e tyre dhe investitorët.

12.Fitimi i besimit të klientëve

Këtë gje ju mund ta arrini duke publikuar logo apo çertifikata të standarteve për të treguar që ju i merrni parasysh dhe i implementoni ato në biznesin tuaj.

 

 

//www.interweb.al/wp-content/uploads/2019/09/interweb-logo-icon.png