10 mënyra si të zgjedhim emrin e duhur për faqen e internetit ”www.emer.al”

1. Gjeni 5 emrat potencialë më të mirë Përpiquni që së bashku me ortakët apo kolegët e kompanisë të bëni brainstorming për të gjetur 5 emra potencialë, të cilat rezultojnë më të përshtatshëm dhe interesantë.  Sa të krijoni këtë listë filloni të ndërtoni emrin e domainit që përshtatet më shumë. Sa më shumë ide të jenë aq më efektive bëhet përzgjedhja.

2. Përzgjidhni një emër domain unik Zgjidhni një emër shumë të veçantë dhe që mbahet mend shumë lehtë. Kjo do të thotë një emër praktik, tërheqës, unik dhe sinjifikativ. Le të marrim një shembull: “Flickr” është një rrjet social i cili ka zgjedhur një emër domain të gabuar. Flickr shpesh herë refuzohet nga motorrat e kërkimit, sepse fjala është komplekse. Në qoftë se emri i tyre do ishte Flicker rezultatet do ishin më efektive.

3. Zgjidhni vetëm domainat .al Përpiquni mos ta zgjasni emrin e domainit me .org .net etj. Gjeni një emër domaini me .al i cili është lehtësisht i identifikueshëm, shumë i përshtatshëm dhe praktitk.

4. Të jetë i lehtë për tu shkruar Përpiquni të zgjidhni një emer domain që shkruhet shumë thjesht në tastat e kompjuterit ose laptopit dhe evitoni shkronjat q, z, x, c dhe p. Një emër domain, i cili shkruhet thjesht është i lehtë për tu mbajtur mend dhe i identifikueshëm.

5. Të jetë i lehtë për tu mbajtur mend Zgjidhni emrin e domainit, i cili mund të mbahet mend shumë lehtë. Sa më shumë të përmendeni është marketing falas dhe reklamim shumë i mirë. Emri i domainit që mbahet mend lehtë, identifikohet shumw thjesht nga tw gjithw dhe se ju bwn qe te dukeni nje kompani e fuqishme me një faqe interneti shumë të mirë.

6. Zgjidhni një emër sa më të shkurtër Një emër domain i shkurtër është shumë herë më i mirë se një emër më i gjatë dhe aspak i lehtë për tu mbajtur mend. Sa më i shkurtër të jetë emir i domainit aq më estetik është vizualisht dhe në URL lejon dhe karaktere të tjera që mund të shtoni për ta specifikuar kuptimin e emrit të domainit tuaj.

7. Zgjidhni emrin e domain që plotëson pritshmëritë e emrit që zotëron Kjo do të thotë që emir i domainit duhet të përshtatet shumë mirë me atë që ju bëni. Me pak fjalë duhet të konsistojë në biznesin tuaj, shërbimet, produktet dhe çfarëdo lloj arsye që ju ka shtyrë të zgjidhni atë emër domain. Hotmail dhe Autotrader.com janë domaine që i plotësojnë pritshmëritë e emrit të domainit. Mendoni dhe ju një emër domain të tillë. Për shembull në qoftë se jeni servis automjetesh Autoservice.al ose agjenci turistike Agjensituristike.al etj.

8. Evitoni çështjet e autenticitetit të domainit Para se të zgjidhni një emër domain që mund të jetë fantastik dhe shumë unik shikoni të kontrolloni në qoftë se nuk është i zënë ose i prenotuar. Këtë mund ta kontrolloni në copyright.gov. Studiojeni para se të blini.

9. Specifikojeni shërbimin dhe industrinë tuaj Në emrin e domainit zgjidhni gjithmonë emrin që të specifikojë industrinë tuaj dhe sherbimet që ofron biznesi juaj në përgjithësi. Emrat e domaineve të gjata nuk identifikohen thjesht nga motorrat e kërkimit dhe janë shumë joestetikë.

10. Mos përdorni simbolet dhe numrat në emrin e domainit Simbolet gjithmonë sjellin probleme për sa i përket mbajtjes mend të emrit të domainit verbalisht. Janë shumë jopraktike përsa i përket përzgjedhjes së emrit të domainit. Gjithashtu dhe numrat nuk janë të përshtashëm në emrin e domainit. Shumë herë mund të ngatërrohen emrat e domainit me të tjera për shkak të simboleve dhe numrave.