
10 gabime që duhen shmangur në ndërtimin e faqeve të internetit
1. Tekste të gjata
Tekstet e gjata dhe të pafundme janë shumë të mërzitshme për vizitotrët e faqes suaj. Përpiquni të jeni lakonikë në të shprehur dhe esencialë duke ju përmbajtur gjihtë thelbit të asaj që po postoni. Sa më të shkurtra të jenë tekstet aq më thjesht gjendet nga motorrat e kërkimit. Në qoftë se teksti është shumë i gjatë dhe ka shumë fjalë atëherë mund të gjesh shumë artikuj të tillë në motorrat e kërkimit me fjalët kyçe të tekstit.
2. Shumë foto në faqen e internetit
Fotot e shumta e bejnë faqen tuaj të internetit shumë herë më të ngadaltë dhe ka shumë mundësi që vizitorët tuaj të largohen nga faqja juaj prej vonesës që shkakton hapjen me ngadalë të saj. Përpiquni të mbani sa më pak foto dhe ato që duhet, për të mos e bërë faqen tuaj të internetit “breshkë”.
3. Kërkimi jo efektiv
Në një studim që është kryer janë pyetur përdoruesit se çfarë kërkojnë nga një website, kryesish 76 % e tyre janë përgjigjur se dëshirojnë që faqja e internetit të tyre të jetë goxha dinamike në kërkimin e të dhënave. Kjo do të thotë që dëshirojnë që në një faqe e-commerce që të hynë të gjejnë sa më thjesht atë që kërkojnë. Kështu që zgjidhje e mirë do ishte të kishit një sitebar që realizon searchin dhe kërkimin.
4. Muzika dhe tonet në sfond
Absolutisht është gabimi më i madh që mund të bëni në ndërtimin e një website. Në qoftë se dikush ju sygjeron ta përdorni atë kurrë mos e merrni parasysh. Po seriozisht mos e merrni kurrë parasysh!
5. Animacione në formatin GIF
Nuk është aspak estetike dhe aspak e bukur për vizitorët animacionet GIF, thjesht ju prishin imazhin në mënyrë flagrante. Janë të mërzitshme, të shëmtuara dhe nuk sjellin as dhe një impakt tek klientët të cilët janë vizitorë dhe shumë herë klientë potencialë.
6. Flash
Në qoftë se ekziston një faktor kryesor që mund ta qujamë gabim fatal në ndërtimin dhe projektimin e faqeve të internetit ajo është FLASH, edhe pse do dihej të përdorej mirë dhe me efikasistet, Flash mund të jetë i dobishëm në ndërtimin e një faqeje elementare. Një indeks i mirë është se HTML5 teknologjia më e re e dizeijnimit të faqeve të internetit e ka zhdukur Flashin nga qarkullimi, por shumë faqe internet vazhdojnë të jenë ekzistuese dhe të punuara në flash me një paraqitje shumë jo estetike dhe shumë bezdisëse.
7. Materiale PDF në faqen e internetit
Materialet PDF në faqet e internetit gjithmonë nuk janë dhe aq të këshillueshme. Shumë herë ndërpresin rrjedhshmërinë e vemendjes së vizitorit ndaj faqes së internetit. Gjithmonë duhet të dini mirë ku mund të përdoren materialet PDF, sepse ato janë të vështira, voluminoze dhe të papërshtashëme për të naviguar në çdo lloj faqe interneti.
8. Mos vendosni gjithë opsionet e rrjeteve sociale
Askush nuk i pëlqen kur lexon një artikull ose shikon materiale në faqen tuaj të internetit dhe poshtë saj rreth 20 butona rrjetesh sociale për të shpërndarë informacionin. Të gjithë njohin Facebook, Twitter, LinkedIn, Google. Gjithë rrjetet e tjera sociale janë shumë të padobishme dhe shumë pak të vizituara. Fokusohuni tek këto rrjete sociale dhe tek asnjë tjetër.
9. Vendosni gjithmonë adresa dhe kanale kontakti
Faqja e internetit shërben për të ndihmuar biznesin tuaj. Mos harroni që gjithmonë vendosni kontaktet tuaja, adresën tuaj të saktë, me çfarë merreni dhe specifikoni çdo gjë që mund tju zgjerojë biznesin më tej. Gjithmonë kini parasysh që vizitori është një klient potencial dhe vendosni mënyra të ndryshme komunikimi që vizitori të komunikojë me ju.
10. Ndërtoni më mirë një faqe të re.
Shumë herë zgjidhja më e mirë për ndryshimin e një faqeje interneti të vjetër është të krijoni një faqe të re. Ridizejnimi mund ta bëjë akoma më të mbushur me material që nuk duhen në faqen tuaj duke krijuar një pamje jo estetike për vizitorët. Zgjidhni më mirë të ndërtoni një faqe të re internet nga e para edhe pse kostoja është më e lartë, por duket më serioze dhe më fitimprurese. Jini të thjeshtë në përzgjedhje dhe mos zgjidhni gjëra komplakse.