
Risite e 2013 per ndertimin e faqeve te internetit
Të gjithë jemi në dijeni të evoluimit të teknologjisë së informacionit. Per websitet, risitë qëndrojnë gjithmonë në sipërfaqe dhe janë goxha të dukshme nga të gjithë të interesuarit. Si një shoqëri, e cila ndërton faqe interneti gjithmonë duhet të jesh në kërkim të së veçantës. Të modernes dhe të risisë. Gjetja e këtyre elementeve themelore bën që ndëritmi i faqeve të jetë një pune e vazhdueshme suksesi. Ne të gjithë jemi dëshmitarë sesi kanë evoluar gjithë faqet e internetit. Nuk është e lehtë të ecësh me hapin e kohës në një industri që risitë vijnë sa hap e mbyll sytë. Më poshtë po ju radhisim 6 risitë kryesore që priten të shfaqen në vitin 2013 në fushën e websiteve.
Faqe interneti responsive
Faqe internet responsive do të thotë një faqe interneti, e cila përshtate me çdo desktop. Me çdo gadget dhe telefon celular ku hapet. Kjo do të thotë që duhet ndërtuar një faqe, e cila mund të hapet në një laptop windows 8. Në një ipad 3, Samsung galazxy note 2, nokia lumia 920 e shumë të tjera.
Ky është një parashikim që me shumë mundësi mund të vërtetohet duke parë dhe dinamikat e teknologjisë. Cdo ditë dalin desktop dhe telefona smartphone të shumtë. Në fakt pritet të jetë një risi, e cila do kushtojë, por goxha e realizueshme. Faqja e internetit do eliminiojë shumë probleme. Problemet shkaktohen nga jo përshtatja me smartphonat e rinj, tabletave dhe kompjuterave. Kështu kjo risi do eliminojë çdo problem që hasin web designerat për të ndërtuar faqe që përshtaten me çdo lloj gadget.
Dizejnimi me anë të shkrimeve
Këtë vit pritet që të lindë risia e faqeve të internetit me imazhe minimale dhe me shkrime grafike dhe tipografike maksimale. Kjo do të thotë që këtë vit pritet që web designerat të fokusohen në përdorimin e tipografisë dhe shkrimeve sa më shumë në paraqitjen e faqeve të internetit. Tipografia dhe shkrimet do bëhen një pjesë integrale e çdo faqeje interneti. Modernizmi dhe risisa që ato përcjellin i bëjnë faqet e interentit më atraktive, më të sofistikuara dhe shumë miqësore. Një risi, e cila kërkon njohuri, talent shumë punë dhe devotshmëri për tu realizuar në shkallën më perfekte të saj.
Lëvizja vertikale
Një nga risitë më të domsodoshme dhe të pritshme të vitit 2013 është dhe lëvizja vertikale e faqes së internetit. Websitet të cilat zotërojnë shumë faqe dhe shumë menu janë shumë të bezdisura dhe jo praktike. Lëvizja vertikale ofron një lëvizje dhe navigmi sa më të thjeshtë dhe praktike në faqen e internetit duke e bërë website sa më miqësor, eficent dhe të përshtatshëm për vizitorët e saj. Gjithashtu parashikohet që bashkë me lëvizjen horizontale të faqes të lëvizë dhe menuja që vizitorët mos të kenë pse të kthehen prap më lart në faqe. Kjo është një teknologji që i shërben shumë smartphonave dhe tregut të tyre që është vazhdimisht në rritje. Shumë faqe interneti kanë filluar ta aplikojnë këtë risi,.Pritet të gjejë një përdorim shumë të lartë brenda vitit të ri që vjen dhe pritet të korë shumë shpejt ftytet e suksesit.
Butona të mëdhenj
Duke vëzhguar tregun e tableteve, smartphonave, ultrabook dhe laptopeve dhe PC me touch and tap pritet që webet te pershtaten me keto pajisje.
Pritet që gjithë faqet e internetit të kenë butona të mëdhenj në vend të menusë që të jenë më të thjeshtë në përdorim, të preken dhe selektohen më thjesht. Gjithsesi është një thikë me dy presa, sepse butona më të mëdhenj do të thotë një rezolucion grafik më i lartë dhe kjo do të ngadalësojë sado pak faqen e internetit. Por gjithsesi pritet që web designerat të gjejnë një zgjidhje mbi këtë problem të vogël, sepse për ndryshme kjo risi do venitet shumë shpejt. Në fakt është një risi që i shërben shumë dinamikës së re të tableteve, të laptopeve touch and tap dhe samrtphonave. Pritet të revolucionarizojë sistemin e ndërtimit të websiteve.
Fokusimi tek produkti.
Qëllimi primar i çdo website është të bëjë sa më të njohur produktin që ofron nëpërmjet paraqitjes në rrjet. Nga risitë që parashikohen në vitin 2013 është dhe fokusimi i websiteve tek produkti. Cdo element duke filluar nga ngjyrat logoja fomra të gjitha të lidhen me produktin që tregetohet. Kjo risi përshtate më shumë me faqe interneti shumë artistike, të cilat përshtaten në mënyrë perfekte me produktin. Janë faqe internet që kërkojnë mjeshtëri dhe shumë devotshmëri nga ana e çdo dizajneri.
Efektet e lëvizjes së faqeve të internetit.
Nga risitë më fantastike që priten në vitin 2013 do të jenë efektet e faqeve të internetit. Një nga këto lloj efektesh quhet lëvizja parallax. Paraqitje më të qartë të kësaj metode mahnitëse është dhe në faqen e nike.com. Paraqitja e atleteve sportive air Jordan. Është shumë modern dhe një mënyrë fantastike për të ndërtuar faqe, të cilat e bëjnë shumë të ndjeshme prezencën e tyre në çdo cep të globit.
Teknologji e tillë është përshtatur gjithmonë me video games dhe tani pritet të instalohet dhe të përdoret per webet. Do të jetë një risi, e cila lejon designerat të kontrollojnë thellësinë e webeve. Gjithashtu dhe çdo objekt tjetër grafik në ndërtimin e faqes. Thjesht mbresëlënëse. http://www.nike.com/jumpman23/aj2012/