Rendesia e Medias Sociale ne Boten e Biznesit Modern

Media sociale jane duke u bërë një pjesë gjithnjë e më e rëndësishme e marketingut. Perceptimi i marketingut nëpërmjet medias sociale tashme eshte nje nga metodat kryesore. Tashmë fleksibiliteti dhe mirëmenaxhimi i prezencës internetike të një biznesi është bërë një domosdoshmëri. Prania e biznesit në të ashtuquajturën “Treshja e Madhe” (Facebook, Twiter, Google) është kusht. Kjo ndihmon biznesin qe të mund të operojë sukseshshëm si në tregun tradicional & dixhital.

Ajo çka mund të arrihej vetëm me anën e një faqeje të thjeshtë në internet tashmë kërkon edhe një element tjetër. Po aq të rëndësishem sa webi, që është media sociale. Më poshte paraqiten disa teknika për ata që kërkojnë ta bëjnë biznesin tyre më të shpejtë dhe fitimprurës.

Disa fakte rreth përdorimit të Medias Sociale nga ana e Bizneseve

Shifrat e mëposhtëme janë bazuar mbi Raportin e Industrisë së Marketingut të Medias Sociale për vitin 2012

  • 94% e bizneseve në të gjithë botën operojnë me anë të Marketigut Nëpërmjet Medias Sociale
  • Marketing-Bëresit i dedikojnë 60% të kohës së tyre zhvillimit dhe mirëmbajtjës së Medias Sociale të biznesit
  • 43% e njerëzve të moshës 20-29 vjeç shpenzojnë më tepër se 10 orë në javë duke naviguar në Median Sociale
  • 85% e bizneseve që kanë një platformë të dedikuar për Median Sociale si pjese e Strategjisë së Marketingut kanë raportuar një rritje të pranisë internetike
  • 58 % e bizneseve të cilat kanë inkorporuar Median Sociale si pjesë e të bërit biznes gjatë tre viteve të fundit kanë raportuar një rritje në volumin e shitjeve
“Treshja e Madhe”

top_social_network

Aktualisht ekzistojnë tre mjete të rëndësishme të cilat garantojnë realizimin e një Media Sociale të sukseshme dhe ato janë si më poshtë:

1.Facebook.

Fillesat modeste të Facebook-ut ishin një rrjet social i disa studenteve kolegji. Kryesisht i dizenjuar për të informuar kolegët për vendodhjen e festave apo evenimenteve të ndryshme dhe vendosjen e fotografive.  Zhvillimi i FB mund te dallohet qarte se ku ka arritur. Metoda kryesore e shfrytëzimit të Facebook-ut eshte duke krijuar avantazhe marketimi. Nëpërmjet krijimit të një profili të biznesit të tyre në Facebook. Nëpërmjet kësaj mënyre bizneset mund të marketojnë produktet, shërbimet apo ofertat e tyre duke fuqizuar kështu brand-in.

2.Twitter.

Ashtu sikurse Facebook-u , edhe Twiter-i u konceptua fillimisht si një mjet për krijimin e rrjeteve sociale. Tashmë Twitter-i ka lulëzuar tërësisht në një mjet marketimi tepër të suksesshëm. Twitter-i funksionon nëpërmjet një dritareje komunikimi prej 140 karakteresh (të ashtuquajtura “tweets” ose mesazhe të shkurtra) të cilat shfaqen në faqen e secilit përdorues që është bërë “ndjekës” i një përdoruesi të caktuar. Bizneset shfrytezojnë këtë mjet për të tërhequr vëmendjen e “ndjekësve” të vet mbi lajme të ndryshme, produkte apo oferta.

3.Google+.

Krahasuar me Facebook-un dhe Twitter-in, motorri më i famshëm i kërkimit, Google, është relativisht i ri në ofrimin e këtij shërbimi. Pavarsisht kësaj, kërkesat e përdoruesve për të shfrytëzuar Google-in si mjetin e tyre të Medias Sociale janë duke u rritur me shpejtësi. Përparësia e Google-it në mundësimin e Medias Sociale qëndron në disa opsione shtesë të motorrit të kërkimit. Opsioni  “Promote” i lejon bizneseve të personalizojnë përmbajtjen promocionale me anë të krijimit të grupeve të ndryshme të përdoruesve të cilëve më pas mund tju përqasesh me oferta apo produkte tipike për llojin e interesit të tyre. Përveç kësaj, Google ofron tutoriale të ndryshme të tipareve (features) që ofron në ndihmë të bizneseve.

Poziciononi Biznesin Tuaj në Qëndër të Medias Sociale

Një numër gjithnjë e më i madh programesh universitare në mbarë botën po orfojnë leksione për studiuesit e kësaj dege.

Të diplomuarit të cilët kanë ndjekur këto programe janë profesionalisht të aftë. Te afte për të zhvilluar në mënyrë të sukseshme Median Sociale të çdo biznesi. Kjo duke fuqizuar gradualisht brand-in e tyre nga e cila do të varet në një mase të madhe suksesi i biznesit tuaj në të ardhmen. Nga ana tjetër, nëse biznesi juaj nuk e përballon një pozicion të dedikuar permanent brenda për brenda organizatës, një numër gjithnjë e më i madh ofruesish të këtij shërbimi janë të specializuar në Social Media dhe operojnë në mënyrë të pavarur për tu përdoruar nga bizneset në rast nevoje.

Eksperienca e bizneseve në mbare botën ka treguar se është e këshillueshme kontraktimi i një pale të tretë të specializuar.