Revolucioni i Aplikacioneve Celulare

aplikacione celular

Siç dihet, Interneti është kthyer në një mjet komunikimi, informimi dhe argëtimi në botën globale. Mundësia për të aksesuar internetin dhe mjetet internetike nga aparatet celulare pavarësisht vendndodhjes, është kthyer në një “pritshmëri” të përdoruesve në mbarë botën.

Aplikacionet

Në vitet e kaluara aplikacionet njiheshin dhe përdoreshin kryesisht prej grupmoshave të reja, si adoleshentet. Tashmë teknologjia e aplikacioneve është gjerësisht e përdorur nga të gjitha grupmoshat. Sipas disa burimeve statistikore, gjatë këtij viti do të shpenzohen mbi 15 bilion dollarë në shkarkimin e aplikacioneve, dhe kjo kryesisht prej grupmoshës së mesme!!!

Jeni duke udhëtuar dhe doni të gjeni një vendndodhje të caktuar? GoogleMaps-I I Iphonit tuaj do tju vijë menjëherë në ndihmë. Jeni duke pirë një kafe dhe dëgjoni këngën tuaj të preferuar të cilën do të donit ta dëgjoni përsëri? Mjafton të aktivizoni Shazzam-in, I cili I’u ndihmon ta rikujtoni dhe ta shkarkoni më vonë! Gjendeni në një mbledhje dhe doni të dini orarin e fluturimit tuaj? Edhe për këtë ka një aplikacion të posaçëm. Aplikacioni Triplt i’u informon për çdo ndryshim në orarin e fluturimeve. Ose, ju jeni nje fans i madh i sporteve dhe doni të dini ecurinë e skuadrës tuaj në Ligën e Kampionëve? Soccer LiveScores i’ua mundëson këtë.

Filmi I famshëm Minority Report ku aktron aktori I njohur Tom Cruise, bazohet mbi një vizion mbi të ardhmen e botës në vitin 2054, mund të bëhet një realitet shumë më shpejt nga ç’farë mund të parashikoni. Me të vërtetë, mundësitë për të krijuar një aplikacion që ti përgjigjet maksimalisht nevojave të konsumatorit janë tepër të kapshme. Qellimi aplikacioneve është kryesisht argëtimi, por pa anashkaluar edhe permbushjen e nevojave më bazike të konsumatorit.

Kombinimi i vendndodhjes dhe blerjeve nëpërmjet aparatit celular është pika nevralgjike e kërkimit nëpërmjet aparatit celular, dhe ku fokusohen sot për sot inovacionet teknologjike. Cilat janë disa nga aplikacionet që ju përdorni? Ku mendoni se do të drejtohet revolucioni I aplikacioneve në të ardhmen? Ç’fare aplikacionesh ju kanë impresionuar më tepër?