Efekti i ngjyrave ne websitin tuaj
Përzgjedhja e ngjyrave është e një rëndësie të vecantë. Per sa i përket procesit të dizenjimit dhe marketimit të faqës së biznesit tuaj në internet (websit-i). Ngjyrat dhe tonalitët e tyre krijojnë efekte të ndryshme emocionale në psikologjinë e vizitorit të faqes. Ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në shkallën e shikueshmërisë dhe suksesin e biznesit tuaj në internet. Në artikullin e mëposhtëm listohen disa prej ngjyrave kryesore dhe efektet përkatëse që ato mund të shkaktojnë:
E KUQE
E kuqja është një ngjyrë që mbart një sërë kuptimesh. Ajo mund të përfaqësojë aksionin, energjinë dhe pasionin. Ndikimi i ngjyrës së kuqe në rritjen e oreksit është mjaft i njohur. Për këtë arsye ajo është zgjedhur të përdoret nga mjaft restorante në mbarë botën. Megjithatë, përdorimi në masë i kësaj ngjyre brenda të njëjtit websit, mund të sjellë efekte të papëlqyeshme per vizitorin. Si për shembull zemërim apo agresivitet. Kjo lloj ngjyre mund të shkaktojë largimin e pandërgjegjshëm të vizitorit tuaj. Nuk sygjerohet për website që kërkojnë një nivel të lartë vëmendje apo lexueshmërie.
JESHILE
ngjyra jeshile është e lidhur ngushtë me natyrën, ekuilibrin dhe sigurisht me pasurinë. Në varësi të tipit të dizenjimit, kjo ngjyrë mund të provokojë efekte të ndryshme tek vizitori. Ngjyra jeshile mund të jetë një zgjedhje perfekte për një organizatë enviromentaliste por mund të funksionojë më së miri për një websit të tipit e-commercial i cili ofron shit-blerje të ndryshme.
E VERDHA
E verdha është një ngjyrë paksa e vështirë për shikimin. Ashtu si e kuqja edhe ngjyra e verdhë mund të jetë e pakëndëshme për vizitorin. Ngjyra e verdhë sygjerohet të përdoret sa më pak nëpër website.
E ZEZA
E zeza përfaqëson Fuqinë dhe Autoritetin. Në mjaft kultura, ajo konsiderohët si ngjyrë e përzishme, simbol i vdekjes dhe së keqes. Megjithatë, e përdorur në dizenjim websiti ajo përfaqëson dijen dhe klasin. E zeza krijon imazhin e një profesionalizmi dhe sigurie të lartë.
BLU
është një ngjyrë tepër e preferuar nga shumë tipe biznesesh. Ngjyra blu përfaqëson paqen, ndershmërinë, mirësjelljen dhe sinqeritetin. Mjaft biznese synojnë të përdorin tonalitet e ngjyrës blu për websitin e tyre për faktin së ajo krijon një farë ndjenje komforti dhe afërsie për vizitorin.
PORTOKALLI
Stimulon kreativitetin, entuziazmin dhe emocionin. Disa aspekte negative që mund ta shoqërojnë mund të jenë ato të tilla si agresiviteti, arroganca apo imoraliteti. Kur përdoret me efektivitet, ngjyra portokalli mund te jetë një zgjedhje perfekte për website artistike.
LEJLA
Ngjyra lejla përfaqëson shpirtëroren dhe fisnikerine. Është një ngjyrë që përcjell një ndjenjë feminiliteti. Ngjyra lejla aplikohet në website ku reklamohen produkte kryesisht fëmërore të tipit kozmetikë apo bizhuteri. Si përfundim, ashtu sikurse edhe me cdo gjë tjetër të lëmit psikologjik, nuk ka një formulë unike dhe përfundimtare për efektin që mund të kenë ngjyrat tek lexuesi sepse ajo mund të varjojë sipas gjendjes psikologjike dhe humorit të lexuesit/vizitorit të websitit tuaj.