10 arsye pse Youtube është i rëndësishëm për biznesin tuaj
Youtube është një nga mediat sociale më të rëndësishme dhe me rritjen më të shpejtë të përdoruesve në të gjithë botën. Të gjithë kanë filluar ta vlerësojnë më shumë rëndësinë e nje video me permbajtje reklamuese sesa cdo politike tjeter marketingu. Më poshtë keni 10 arsye pse përdorimi i Youtube është i domosdoshëm për cdo biznes.
1. Kosto e ulët.
Youtube ofron hapësirë për videot tuaja pa asnjë kosto në shkëmbim ju mund të hidhni sa video të doni dhe ato mund ti vendosni më pas tek faqja juaj e internetit duke kopjuar kodin embed.
2. Rrisni popullaritetin tuaj.
Meqenese gjithe statistikat tregojnë që mesatarisht cdo person ne planet shikon një video ne ditë ateherë është shansi juaj i artë për ta bërë biznesin tuaj të dukshëm në miliona vezhgues
3. Ndërtoni “besnikerine” e brandit tuaj.
Cdo kush e pelqen shume nje video ku flet per nje kompani private qe ofron sherbime ose produkte. Por individet parapelqejne me teper kompanite ose produktet qe rrezatojne vlerat e tyre personale. Videot jane një mënyrrë shumë e mirë për të transmetuar vlerat e një kompanie.
4. Edukoni klientët tuaj.
Duke ofruar video tutorial mbi produktet ose shërbimet tuaja ju mund te krijoni një emër të mirë për produktin tuaj dhe ta bëni atë produkt të kërkuar kudo.
5. Kerkimi dinamik.
Youtube është motorri i dytë i kërkimit më i fuqishëm në botën e internetit pas kompanisë si moter Google. Kështu që një video interesante me tagset e duhura do të jetë shume thjeshtë e gjetshme nga të tjerët.
6. Rrisni njohjen e brandit tuaj ne publik.
Bëjeni brandin tuaj të njohur nga kushdo duke integruar filozofine e kompanisë suaj dhe ne rrjetin social Yotube.Videot tuaja duhet te kene ngjyrat tuaja, sloganet tuaja dhe identitetin e produktit.
7. Tregoni Autoritet.
Vendosni video të cilat tregojnë më së miri aktivitetin tuaj. Mund të vendosni një video të kompanisë suaj gjatë një konference ose seance brainstrorming, vendosini ne faqen tuaj te internetit dhe të jeni të bindur që kjo do të rrezatoj autoritet
8. Pershkrimi i videos.
Gjithmone mos harroni te vendosni ne pershkrimin e videos linkun e faqes suaj te internetit dhe gjithe linqet e mediave te tjera sociale pasi eshte shumë e rëndësishme te bëni nje lidhje te drejteperdrejte të kanalit tuaj të Youtube me faqen e internetit .
9. Statistika.
Youtube ju ofron një paraqitje statistikore të klikimeve të videove tuaja . Ju mund të shikoni demografine e klikimeve të videove dhe menyrën si e kane gjetur videon tuaj.
10. Feedback .
Një nga pikat më të rëndësishmë të komunikimit me klientin tuaj, Feedbacku ju lejon që të dëgjoni sugjerimet e klientëve tuaja ta përmirësoni shërbimin tuaj dhe të rrisni sa më shume klientelën. Mendimi i klientëve sado negative ose pozitiv është gjithmonë luan një rol të rëndësishëm ndaj zhvillimit të produktit tuaj.