
Pse duhet të përdorni Google+ për biznesin tuaj
Google Plus është themeluar në fillim të 2013 , si rrjeti i dytë më i madh social në botë. Ka mbi 500 Millon përdoruesit (statistika te vitit 2013 ) . Megjithatë, duket se në këtë rrjet , askush nuk e ka ndjerë praninë e këtij “gjigandi” ende. Duhet të dini, se nëse nuk e merrni seriozisht rrjetin social të vete Google atëherë po bëni një gabim fatal. Google është kompania më e madhe në planet dhe kështu që dhe platformen e vet sociale normalisht që synon vetëm vendin e parë.
Më poshtë keni 10 arsye pse të përdorni Google + per biznesin tuaj.
1. Google + nuk është një vend që mund të bësh një status me 140 karaktere ose të njohësh njerëz të rinj si në Facebook. Është një vend që ti mund ta përfshish biznesin tënd me të gjitha të dhënat e veta. Ky rrjet social financohet nga Google Company dhe kështu që cfarë do materiali hidhet në këtë rrjet është prioritar në Google.
2. Është një rrjet social akoma në rritje. Kështu që ju mund të jeni nga të parët që mund ta shfrytëzoni këtë rrjet duke postuar gjithë materialet dhe të dhënat e biznesit tuaj. Eshtë e rendësishme që të keni një profil sa më të vjetër në një rrjet social dhe kjo ju jep përparësi.
3. Kontenti që vendoset në Google + gjithmonë indeksohet më shpejt nga Google dhe gjithmonë i jepet përparësi në motorrat e kërkimit. Në momentin që dikush kërkon në Google gjithmonë tenton të klikoj rezultatet që shfaqen më lart.
4. Të përdorësh Google + do të thotë që duhet të shfrytëzosh dhe gjithë funskionet e ndryshme që ofron. Hangout, Gmail, Youtube, Communities , Google Maps janë shumë të rëndësishme për biznesin tuaj nëse mësoni ti përdorni sic duhet.
5. Kërkimi i personalizuar është një nga pluset më të mëdha të Google +. Në momentin që ju jeni të loguar në këtë rrjet social ju mundet të personalizoni kërkimit tuaj duke gjetur informacionin që ju duhet. Imagjinoni se sa përdorues mund të gjejnë kompaninë tuaj nëpërmjet kërkimit specifik.
6. Jepini autorësinë e matërialit që postoni në Google +. Nëpërmjet disa verifikimeve të vogla ju mund të nxirrni në krah të cdo postimit tuaj në Google +, profilin tuaj original, duke ruajtur kështu autorësine e kontentit që është shpërndarë.
7. Hangouts Air. Hangouts është një nga mjetet që po përdoret më tëpër për momentin. Ky aplikacion ju jep mundësinë që të beni konferenca live në kohë reale duke demostruar shërbimet tuaja dhe produktet tuaja. Dhe e gjitha kjo pa asnjë pagesë.
8. GoogleAnalytics mjeti më i mirë për të parë statistikat e faqes suaj të internetit. Një produkt tjëtër shumë i rëndësishëm i Google + janë dhe Google analitycs që ju lejon të ndërtoni një rrjet ku mund të shikoni cdo moment vizitat dhe statistika të detajuara të faqes suaj të internetit.
9. Biznesi juaj mund të përfshihet në komunitete të ndryshme ku anëtarët kanë interes imediat për produktet tuaja. Ju mund ti reklamoni produktet tuaja në mënyrën më të mirë të mundshme duke u përfshirë në komunitetet që Google + ofron
10. Nëpërmjet Google Local dhe Places vizitorët mund të shohin vendndodhjen tuaj në kohë reale. dhe të shohin dhe revieë që këni marrë (nëpërmjet yjeve që dalin mbi biznesin) Cdo kush mund të ketë një informacion paraprak mbi shërbimet tuaja.