Instagram , jo vetëm selfie , por edhe biznes.
Mbi qindra milionë përdorues postojnë cdo muaj mbi 40 milion foto në ditë në rrjetin social Instagram. Mendoni për pak sekonda për këtë statistikë! Janë jashtëzakonisht shumë foto. Të mësosh si ti përdorësh këtë statistike, për ti shërbyer biznesit tënd është një zgjidhje shumë e mirë që mund të bëni. Ekzistojnë disa teknika sesi të shfrytëzoni më së miri fenomenin e ri e quajtur Instagram.
1. Një imazh vlen më shumë se 1000 fjalë. Eshtë një shprehje shume cliché por në rastin e Instagramit është një metodë shumë e mirë, për të reklamuar produktet ose shërbimet tuaja. Një foto e një produkti që ka një imazh shume të fuqishëm vizualisht ose foto të një shërbimi që mund të përcjellë shumë emocion, janë postime të cilat ndërtojnë një profil rreth imazhit tuaj. Bëhuni kreativ !
2. Instagram ofron “një shikim prapa skenës”. Një foto e një produktit tuaj duke u përgatitur ose duke u paketuar mund të përcjellë shumë familjaritet tek të gjithë klientët. Gjithmonë njërëzit janë kurioz dhe ju pëlqen shumë tek sa shohin se si ofrohet një shërbim i juaji. Një foto e tille i bën të ndjehen si individe të brendshëm të kompanisë.
3. Inkurajon përfshirjen e klientëve. Pasi të ndërtoni një fanbase të devotshëm ju mund të inkurajoni klientët tuaj që të shpërndajnë fotot e tyre me produktet tuaja në një konkurs. Qëllimi kryesor i rrjeteve sociale është ndërlidhja mes përdoruesve dhe njerëzit e pëlqejnë shumë kur produktet dhe shërbimet tuaja janë kaq aktive. Ata ndihen më të sigurtë ti shpenzojnë lekët më një produkt që e njohin mirë.
4. Ndërtoni personalitetin e biznesit tuaj. Ju duhet të zbatoni me përpikmëri filozofinë e identitetit tuaj në Instagram për të shfaqur më së miri personalitetin tuaj. Në kombinim me rrjetet sociale të tjera që keni duhet ti qëndroni besnik qëllimeve tuaja kryesore. Nëse doni të transmetoni humor zgjidhni të transmetoni humor, nëse doni të transmetoni seriozitet , transmetoni seriozitet. Fotot e duhura të shpërndara në Instagram mund të ndërtojnë nje profil sa më të saktë.
5. Ndërtoni besim rreth biznesit tuaj. Shumë herë media sociale perceptohet si një mjet i ftohtë komunikimi. Por Instagrami i ka ndryshuar këto rregulla duke ofruar një ndërthurje të fotove njerezorë me ato të biznesit tuaj. Ju mund të postoni në Instagram një foto nga stafi juaj duke punuar ose duke u përgatitur. Foto të tilla ndikojnë shumë në krijimin e besimit ndërmjet klientëve dhe biznesit.
6. Gjithmonë të kudo ndodhur. Instagram mund tju mbaj në majat më të larta të dukshmërisë. Duke përdorur hashtag e duhura dhe diciturat kreative ju mund të realizoni një rritje të madhe në biznesin tuaj. MIliona njërëz mund të shohin fotot origjinale te produkteve dhe shërbimeve tuaja.
7. Behuni Viral. Instagram ju jep mundësinë që postimet tuaja të bëhen virale. Nje video e shkurtër e një koteleje duke luajtur pranë logos suaj , ose një video e një krijimi artistik i logos tuaji i xhiruar me Hyperlapse ( aplikacion) mund t’ju shërbej shumë herë më mirë se cdo reklamë tjetër.