12 taktika per postime te suksesshme ne Facebook Shqip

facebook-shqip

Nëse sot ndiheni shumë te orientuar drejt marketingut ne Facebook duhet të kuptoni mjaft mirë që e ardhmja e reklamës dhe marketingut është rrjeti social Facebook .

Facebook shqip ( ka shume kohe që është aktivizuar por shume nuk e kane vene re) ka mundësuar shumë biznese shqiptare që të përzgjedhin audiencën e tyre dhe për të ndërtuar reklama sa më të personalizuara.Cdo dite rrjeti social më dominant në botë ndryshon algoritmet dhe përmirëson News Feed duke i dhënë me shumë përparësi bizneseve dhe brandeve.
Megjithese dhe Instagrami po rritet shume shpejt prape taktikat me te mira per te perqafuar me shume kliente qendrojne mbi platformen e Facebook.

Me poshte po ju tregojmë 12 taktikat për postime te sukseshme në Facebook shqip.

1.    Postoni video direkte ne Facebook

Kohët e fundit është vënë re nje tendence madhore per te evituar trafikun e Youtube për video. Nese mund te shikoni me vemendje Facebook videot e youtube i nxjerr gjithmone me thumbnailse shume te vogla te cilat shume here mund te evitohen shume thjesht.
Video që hidhen ne Facebook direkte dhe luhen nga player i vet kanë me shume prioritet.

Një nga taktikat më të mira është që të postoni sa më shumë video në lidhje. Me produktet dhe shërbimet tuaja direkte ne Facebook dhe jo ne Youtube ose ndonje rrjet social tjeter video streaming.
Këto postime kane dhe më shumë Reach ( shihen nga më shumë veta) dhe arrijne ta bejne efektin e tyre. Video gazmore , video humoristike gjithmone duke u bazuar ne brandin tuaj ose shërbimet tuaja kanë një impact të jashtezakonshëm.

2.    Shpërndaji foto me thenie

Njerezit i pelqejne shume fotot me thenie që postohen ne Facebook. Eshte kthyer ne nje trend saqe te gjithe po e perdorim jashtezakonisht shume.
Te gjithe studiuesit e rrjeteve sociale aprovojne kete taktike si nje taktike shume te mire per te arrituar sa me shume fansa në nje kohe te shkurter.  Individet i pelqejne shume theniet frymezuese duke I perdorur ato ne faqet e tyre personale.

3.    Targetoni postimet tuaja

Facebook shume here jua limiton arritjen nga shume individe te postimeve tuaja . Duhet te ndiqni nje taktike shume te mire per te bere qe postimet tuaja të shihen nga sa me shume vete.
Gjithmone duhet te realizoni reklama te sponsorizuara për ta drejtuar ate tek audienca e duhur.

4.    Filloni te perdorni butonin Call to Action

Edhe pse nuk eshte shume i perdorshem nga perdoruesit shqiptar te Facebook call to action eshte nje buton i cili eshte prezantuar ne gjigandin e rrjeteve social qe prej vitit 2014. Ky eshte nje buton interaktiv ku administratoret mund te zgjedhin ndermjet , Book Now , Contact Us, Use App, Play game, Shop Now , Sign Up, Watch video.
Eshte mirë që të filloni ti përdorni dhe keto opsione pasi jane shume te perdorura ne rrjetet sociale nderkombetare.

5.    Perdorni postimet te sponsorizuara.

Ju mund te zgjidhni tre formate te ndryshme per postimet tuaja ( ku ju ndryshon vetem kontenti pasi permbajtja eshte e njejte) dhe krijoni nje reklame te sponsorizuar.
Pas kesaj ju mund te shikoni cili postim ka përformance me te mire dhe mund te filloni te perdoni ate qe ka me shume rezultat.

6.    Perdorimi i fjaleve kyce qe kane shume perdorim

Gjithmone postimet ne facebook kerkojne qe ju te keni dhe pak njohuri mbi ate cfare eshte trend. Per shembull duhet te dini mire se cfare kerkohet me teper ne facebook dhe te postoni mbi ate ceshtje per te marre sa me shume reach dhe njekohesisht dhe fansa.
Fjale te urta eshte nje nga ato fjale qe jane gjithmone ne trend ne Facebook. Qe prej daljes se motorrit te kerkimit dinamik ne Facebook ju mund te kerkoni fjalet qe ju interesojne.

7.      Shpeshtesia e postimeve tuaj.

Duhet te keni nje plan shume te qarte per postime te shpeshta ne faqen tuaj te Facebook. Gjithmone fokusohuni mos te beheni te lodhshem por te beheni cilesor duke postuar vetem informacion sa me te detajuar dhe postime sa me interesante.

8.    Shfrytezoni eventet e medha per te fituar me shume audience.

Perpiquni te shfrytezoni eventet e medha dhe ato qe jane kryefjale ne perditshmerine e facebookut. Nese keni nje videoteke si biznes dhe i referoheni  ne nje statusin tuaj nje faqeje  filma me titra shqip atehere rezultati do jete shume surprizues per ju. Do te keni jashtezakonisht shume vizitor ku mund ti ofroni atyre filmat me te fundit ne cilesine me te larte.

9.    Zbuloni cfare “Nuk pelqen” audienca juaj

Kontrolloni shpesh Facebook Insights per te kuptuar me se miri se cfare nuk pelqen audience juaj tek postimet qe ju realizoni. Ju mund te shikoni se cilat postime kane me pak audience dhe te fokusoheni  duke i evituar postimet me ate permbajtje.

10.    Perpiquni te postoni informacion unik

Facebook eshte shume i ndjeshem ndaj informacionit te duplikuar dhe informacionit te “vjedhur”. Ju duhet te postoni gjithmone informacion unik dhe sa me original persa i perket sherbime dhe produkteve te shoqerise suaj

11.    Reklamat 3D

Edhe pse i perket te ardhmes akoma shume shpejt video dhe reklamat 3D do te jene pjese e facebookut. Keshtu qe filloni te fokusoheni tek reklamat kreative qe mund te mendoni.
Keto jane video te cilat bie jashtezakonisht shume ne sy meqenese jane shume interesante . Keshtu qe mendoni ne menyre kreative.

12.    GIF jane e ardhmja

Pervec gjithe taktikave te ndryshme GIF dhe reklamat e ndryshme kreative shume shpejt duhet te filloni te perdorni  Imazhe te levizshme si eshte shembulli me poshte. Fansat tuaj do ta pelqejne jashtezakonisht shume.