E verteta e hostit pa limit

e-verteta-e-hostit-pa-limit

Shume here duhet t’ju kete rene rasti dhe te keni degjuar ne lidhje me Hostet Pa limit ( Unlimited Hosting qe i referehen sherbimeve te hostimit me hapesire pa limit, trafik palimit, dhe shume standarte te tjera teknike te cila nuk kane limit).

Por a ekziston nje sherbim pa limit ne tregun e sotem ?
Me poshte keni disa fakte interesante

Shpesh here keto sherbime reklamohen shume nga kompani te ndryshme duke deklaruar heqjen e cdo limiti, duke ju shtruar deshiren qe ta bleni sa me shpejt kete plan hostimi ku mund te hostoni gjithe faqet tuaja.

A eshte e mundur te ekzistoj nje hostim me hapesire dhe trafik pa limit ?

JO nuk ekziston. Duhet te tregoheni pak me te zgjuar kur mendoni per planin e hostimit. Mendoni pak per limitet fizike dhe kostot qe kane kompanite qe ofron hoste. Si mund te ofrohet nje hostim pa limit kur fizikisht ka limite? Dikush kerkon qe 500 GB filma dhe muzik ti hedhi ne nje host online qe eshte palimit. Si mund qe me 10 dollare ne muaj dikush te zej nje hapesire te tille? Eshte e pamundur te kemi pajisje e RAM dhe CPU te cilat jane pa limit per te ofruar kete lloj hosti.

Gjithashtu dhe energjia seshte palimit per te mbajtur keto hostime pa limit online. Termi hostim pa limit eshte nje shpikje industriale e cila eshte perdorur si metode marketingu prej vitesh per te terhequr sa me shume klient.
Ne boten e sotme nuk ka asnje gje pa limit, te pakten ne lidhje me sherbimet e faqeve te internetit . Imagino nje kompani hostimi qe ka 100 klient, dhe te gjithe keta kliente kane 500 GB materiale per te hedhur ne hostet e tyre.Mendoni se ja vlen barra qirane per te hostuar 50 TERABYTE informacion ?!

Kompanite e hostimit operojne per te fituar .

Gjithe kompanite e hostimit operojne ne treg per te perfituar dhe ata te ardhura monetare. Mendoni se kompanite qe ofrojne hoste pa limit kane mundesi te perballojne faturat e tyre duke ofruar me shume pak leke gjithe sherbimet dhe burimet e tyre ?
Jo nuk eshte e mundur. Zakonisht termi pa limit percakton nje perdorim normal te hostit pa u tepruar dhe pa u shfrytezuar per arsye te tjera pervec perdorimit personal.

Hostet pa limit jane si restorantet All You Can Eat. Mund te hash cdo gje mjafton mos te hash shume . Kompanite e hostimeve unlimited bejne te njejten gje duke percaktuar rregulla te ndryshme ne lidhje me perdorimin korrekte te hostit. Per shembull Hostgator dhe Bluehost ju ulin aktivitetin e CPU sapo shohin qe nje klient Unlimited ka kaluar kufirin e lejuar. Gjithashtu shume here keto kompani mund te pezullojne dhe fshijne faqen kur shkelen limitet. Kete mund ta vertetoni dhe vete duke lexuar FAIR USE POLICY qe i kane te publikuar ane websitet e tyre.

Te mirat e Unlimited Webhosting

Ok nuk duhet te shqetesoheni nga ky fakt. Mbase askujt nuk i pelqen te mashtrohet por dhe Hostet Pa limit kane nje filozofi funksionaliteti. Zakonisht kompanite qe ofrojne keto sherbime hostimi kane kapacitete shume te medha si fizike dhe kapacitete njerezore. Unlimited hosting vepron duke shfrytezuar hapesirat e pashfrytezuara te nje faqeje minimale interneti. Shembulli konkret eshte nje faqe zyre avokatie e cila ka pak aktivitet e cila ka nje host palimit. Kjo faqe asnjehere nuk do te kaloj limitin. Burimet qe i teprojne kesaj faqe do perdoren ne nje vend tjeter ne nje faqe e cila ka shume here me shume aktivitet.

Cfare hostimi ju nevojitet ? Cfare duhet te zgjidhni?

Kur flasim per sherbime hostimi hapesira dhe trafiku nuk eshte gjithcka qe ju duhet. Ka shume faktore te tjere te cilet jane shume te rendesishem per te porositur nje plan hostimi qe do ti sherbej kompanise suaj me se miri. Certifikata e sigurise, opsionet e emaileve, shpejtesine, suportin teknik.
Hostet jane pjesa me e rendesishme e faqeve te internetit keshtu qe duhet ti kushtoni rendesi ekstra per te pasur performancen qe ju doni, sigurine qe kerkoni.

Permbledhja e artikullit:
–    Hostet pa limit nuk ekzistojne, cdo gje ka limit ne boten tone.
–    Palimit eshte thjehst taktike marketing dhe term industrial
–    Multiklientele bent e mundur ekzistencen e hosteve unlimited.
–    Hapesira dhe trafiku I hostimin nuk percakton cilesine e hostimit.
–    Referojuni elementeve te tjere te hostit si Uptime, siguri, support teknike