Si te zgjidhni kompanine e duhur per faqen tuaj e-commerce?

e-commrece-interweb.al-shpk

Sic tregojnë gjithë statistikat botërore shitjet online, blerjet online, janë tregu i ri global i cili po zgjerohet me hapa të mëdha . Në një treg kaq të rëndësishëm klientët duhet të dallojnë profesionistët e faqeve të blerjeve online.

Që prej vitit 1979 ku u hodhën bazat për blerjet online dhe për sistemet e blerjes nga shtepia. Në tregun global blerjet online kane ecur jashtezakonisht shumë.
Por gjithmone duhet të merret parasysh që ndërtimi  nje faqeje e-commerce duhet te realizohet nga profesionistë me te mire të fushës , të cilat kanë eksperiencen e duhur, mjetet e duhura dhe integritetit për t’ju siguruar rritje ne biznesin tuaj online.

Janë disa faktore që e bejne nje studio , të përshtatshme për të ofruar kete shërbim.
Gjithashtu ka dhe shume elemente që duhet te keni parasysh para se të ndërtoni një faqe blerjesh online.

Keto elemente po jua rendisim më poshte :

1.Eksperienca dhe arritjet

Gjithmone eksperienca është një nga faktorët kryesor që të shtyn për të zgjedhur zgjidhjen më të mirë. Në rastin e faqeve te internetit ecommerce eksperienca ësht faktori më determinues për të realizuar një projekt i cili t’ju rrisi të ardhurat.
Njohja e zgjidhjeve të ndryshme, e programeve ndihmuese, zotërimi i tregut e bejnë nje kompani me eksperience aleatin tuaj më të mirë , për t’ju këshilluar ne lidhje me faqen tuaj, për t’ju sugjeruar teknikat më të mira dhe për t’ju ofruar faqen e internetit që ju po kërkoni.
Mos harroni sa me i zgjeruar portofoli i punimeve aq me shume mundësi ka që një kompani t’ju plotësoj të gjitha kërkesat.

2.Faqe interneti e-commerce responsive

Një nga faktorët më të rëndësishëm të shitblerjeve online është dhe faqe interneti responsive. Web duhet te përshtatet me cdo pajisje elektronike duke filluar nga laptop me rezolucion të larte, ipad, desktop dhe smartphone.
Askush nuk mund te vendosi të kryej një blerje online pa aksesuar më para një website praktik elastik dhe shumë të qartë në lidhje me atë cka ofron. Faqet e internetit e-commerce gjithmonë kanë tendencën që të jene të optimizuara vetëm për paraqitje desktop. Jo më, në 2015 aksesimi i internetit nga telefonatat smartphone është trefish me I lartë sesa ai ne desktop.
Kështu që standartet tuaja duhet të kenë në epiqendër web responsive në mënyrë që blerjet tuaja të jënë sa më të larta.

3.Siguria ( Hostim & Certifikata sigurie)

Faqet e internetit me shitje online duhet te plotësojnë një nga kushtet më të rëndësishmë në botën e sotme te e-shop dhe është siguria.
Cdo faqe e cila ofron shitje online duhet të pajiset me Certifikate Siguria. SSL siguron që transaksionet e ndryshme te jene komplet të siguruara nga cdo rrezik I jashtëm.
Shumë kompani nuk ofrojnë certifikata sigurie dhe plane hostime të mbrojtura. Një nga gabimet më të mëdha përsa I përket ndërtimit të faqeve e-commerce.
Tek interweb.al ofrojmë hostet më të sigurta dhe certifikata e sigurisë prej vitesh duke vendos dhe standarte ne tregun shqiptar.

4.Suport te vazhdueshëm dhe mirëmbajtje.

Faqet e-commerce janë projekte të cilat duan vazhdimesi mirembajtje dhe suport teknike. Duhet të siguroheni që kompania që këni zgjedhuar jua ofron mundësinë që ju të ndërhyni vetë në faqen tuaj. Support i vazhdueshëm në hapësira të ndryshme të faqes së internetit eshte nje kerkese tjeter.

Kur ju kërkoni që të ndryshoni oferta të rëndësishmë në faqen e pare te webit gjithmonë duhet të këni parasysh kompanite të ofrojnë asistencën e tyre në momentet që ju duhet me shumë .
Një kompani e cila ka një staf të mireorganizuar, metoda të shumta kontakti, ka më shumë mundësi të jetë kompania e duhur për ju.

5.Marketimi i faqes online dhe SEO

Në ditet e sotme web e-commerce duhet të jenë faqe të cilat duhet te jene optimizuar në mënyrë të përkyer. Blerjet online duhet të jenë një term I thjeshte për ta kërkuar dhe për të nxjerrë rezultatet që duhen.

Gjithashtu marketing i faqes suaj pas lancimit te saj online është një faktor tjeter shume i rendesishëm. Faqet e-commerce gjithmone duhet të jenë lehtësisht të gjendura. Gjithashtu duhet të marketohen sa më shumë në portale dhe rrjete sociale. Për kete ju duhet nje kompani që është mjaft aktive në realizimin e ketyre strategjitve.
Interweb.al ofron marketim online për disa nga kompanite më të mëdha shqiptare dhe gjithashtu dhe optimizim SEO të avancuar.