Perse ju duhet një faqe interneti e shpejtë ?

Perse-ju-duhet-një-faqe-interneti-e-shpejtë

Duhet të keni parasysh që mund të bëni shumë përpjekje për të qënë sa më të renditur në google dhe për të hedhur tek faqja juaj përmbajtje sa më origjinal. Mund të mirëmbani faqen tuaj dhe ti bëni gjithë update e mundshëm. Mund ta reklamoni atë në rrjete sociale nëpërmjet sociale media marketing.
Të gjitha këto mund të shumëzohen me zero nëse ju do të këni një faqe interneti të ngadaltë.

Perse duhet të interesoheni për shpejtësinë e faqes suaj të internetit?

Kërkimet në google, page views, trafiku, të gjitha ndikohen shume nga shpejtësia e faqes suaj të internetit. Shumë eksperimente të cilat janë realizuar nga studiues të ndryshëm ka rezultuar që shpejtësia e faqes së internetit demton shume faqen. Gjithashtu dhe gjithe komponentet e saj duke demtuar pjesen si trafiku i faqes, SEO, pageviews etj. Vizitoret dhe perdoruesit e internetit në përgjithësi janë shumë të padurueshëm përsa i përket përdorimit të internetit në mënyre eficiente. Një sekondë bën shumë diference në atë c’ka mund të quajmë një faqe të suksesshmë dhe faqe jo të suksesshme.

Sic thote dhe studiuesi John Eckman shpejtësia e faqes ndikon shumë në renditjen në Google sipas algoritmeve të Google.
Me pak fjalë faqet e shpejta te internetit renditen shume herë më lartë sesa faqet te cilat hapen me ngadale. Nuk ka asnje mundësi që dikush te injoroje rrezikun e demtimit te faqes së internetit dhe permbajtjes që është krijuar për shkakun e një hostimi aspak profesional.Cdo sekondë vonesë në faqen tuaj të internetit përkthehet me 2.5 milion leke humbje (nëse jeni një faqe e cila shet online dhe ofron sherbime). Kjo statistike është marrë nga website strangeloopnetworks.com

Cfare ngadalëson faqen tuaj të internetit ?

Hostimi është faktori kryesor që ndikon në shpejtësine e faqes suaj te internetit. Hostimi duhet të jetë gjithmonë shumë professional për të pasur një faqe interneti e cila e justifikon gjithë performancën dhe përmbajtjen e saj.
Një tjetër faktor është CMS. WordPress ka treguar që është një CMS që ka optimizim maksimal dhe është shume i shpejtë në krahasim me gjithë CMS e tjera.

Pluginet dhe reklamat gjithashtu duhet te jenë sa më të kontrolluara për të arritur efektivitet maksimal te faqes së internetit dhe te shmangies së vonesave. Imazhet me format të madh dhe me rezolucion të lartë gjithashtu bejnë të mundur që faqja juaj e internetit te ngadalësohet ndjeshëm. Duhet ti shmangni keto zgjidhje per faqen tuaj dhe duhet të fokusoheni tek zgjidhjet me te thjeshta per faqen tuaj.

Thjeshtësia është shkalla më e lartë e sofistikimit. Ndiqeni këshillen e Da Vincit dhe lejoni interweb.al shpk t’iu ndertoje nje faqe te shpejte dhe sa me te optimizuar.