“Shitje online”, biznesi i së ardhmes

shitje-online-biznesi-i-se-ardhmes

Gara midis shitjeve dhe shitjeve online është një garë që po thellohet dita ditës. Statistikat mbarë globale po tregojnë sesi shitjet online po revolucionarizojnë tregun, shkurtojnë kohën dhe ofrojnë mundësi të jashtëzakonshme. Ndërkohe tregu dhe shitjet lokale po i nënshtrohen internetit në një mënyrë progresive.
Tregu online dhe shitjet cdo ditë po gjejnë mundësi të reja zhvillimi dhe përsosje, tregu i shitjeve tradicionale ( në terren, nëpër dyqane etj) po mundohet ti përshtatet hapit të tregut online. Megjithëse në vendin tonë ka shume histori suksesi të kompanive që shesin online, gjithsesi njerëzit janë pak skeptik në lidhje me një nga industritë që po ndryshon botën.
Por duhet ta dini që investimi më i mirë sot e për shumë vite të tjera është shitja online.

Më poshte keni disa arsye :

1.    Dyqan personal për këdo.

Imagjinoni sesa kohë nga jeta juaj duhet të harxhoni për të gjetur CD nga artisti juaj i preferuar, ose te bleni gadget-in më të fundit nga Samsung, ose pajisjet më të mira për peshkim. Pergjigjja ? Pafund. Sot shitjet online ju ofrojnë cdo gjë. Dyqane online të personalizuara që janë larg vec një klikim. Artikuj nga më prestigjozet tashmë gjenden shumë thjesht vetëm me anë të telefonit tuaj. Gjithë lodhja dhe mundi tashmë nuk mund të krahasohet me një navigim të thjeshtë në internet nga aparati juaj smartphone.

2.    Koha është para

Shitjet tradicionale kërkojnë një ditë pushimi për të plotësuar të gjitha kërkesat që ju keni. Kërkon që ju të shpenzoni karburant energji, kohë dhe shumë burime të tjera për të cilat barazohen me kosto. Me blerjet online shpenzimet janë minimale, kostot inekzistente dhe produkti patjetër që ju dorëzohet ku të doni ju sipas dëshirës. Një nga faktorët kryesor të përballjes mes shitjeve tradicionale dhe atyre online është dhe koha e cila shndërrohet gjithmonë në para dhe është një nga kostot më të mëdha ekonomike.

3.    Shërbimi ndaj klientit.

Shitjet janë “art” por shërbimi ndaj klientit është një sfidë. Në shitjet e përditshme shitësi është gjithmonë personi i cili është shërbyesi ndaj klientit . Në shitjet online cdo department është i gatshëm për të pranuar pyetjet tuaja dhe kërkesat tuaja që mund të jenë më tepër se specifike. Në dyqanet online shumë kanë mundësi që të ofrojnë dhe 24/7 përkujdesje online.

4.    Fuqia i përket klientit.

Në dyqanet online klienti dhe blerësi është 100% i mbrojtur. Në shitjet online klienti ka gjithmonë të drejtë. Nëse produkti i cili ka nuk është ai që ka kërkuar, ose nuk i plotëson të gjitha ato që ai donte produkti mund të kthehet dhe bashkë me lekët. Nuk ndodh e njëjta gjë në tregun tradicional ku rrallë herë mund të kthehet cfaredo lloj produkti që blihet.  Klienti është padiskutim ai që vendos rregullat e lojës. Ky faktor është një nga më të rëndësishmit në përhapjen e jashtëzakonshme të dyqaneve online.

5.    Krahasimi i cmimeve në kohë rekord.

Shitjet online të ofrojnë mundësinë që dikush ti krahasoj cmimet në kohë rekord dhe të vendosi për atë cmimin që i leverdis më shumë duke blerë mallin që ai dëshiron menjëherë. Mallrat mund të krahasohen nëpërmjet gjithë specifikave të tyre dhe në kohë reale duke vënë në pah gjithë avantazhet dhe disavantazhet e një produkti nga tjetri. Një gjë e tillë nuk ndodh thjesht me shitjet qe jemi mësuar prejt vitesh duke blerë atë që na ofrohet e para.

6.    Njihuni me shitësin tuaj

Nëpërmjet sistemit review  ju keni mundësi të njihni sa më mirë atë që po ju shet produktin. Nëse ai është I besueshëm ose jo, nëse ai ofron mall dhe produkte të besueshme. Nëse në të shkuarën nuk kishit asnjë  mundësi të njihnit shitësin tuaj sot shitjet online ju japin mundësinë për të pasur një transparencë që do ta kishte zili cdo shërbim i ofruar.  Ju keni një pamje të qartë se ku duhet ti shpenzoni lekët tuaja.

Kur të mëndoni të hapni një biznes mendoni sa shpenzime dhe gjithë kostot që do keni. Kurse një dyqan online e hapni shumë thjeshtë nga shtëpia me kosto minimale.