
Pse nuk duhet te zgjidhni individ (freelancer) per t’ju ndertuar faqen e internetit ?
Kur është nevoja për të ndërtuar një faqe interneti për kompanine tuaj është e rëndësishme të gjejmë kompaninë e duhur për të na ofruar punën më të mirë të mundshme brenda afateve. Shume herë klientët të cilët nuk kanë shumë informacion ia besojnë imazhin e kompanisë së tyre, individeve të ndryshëm që ju ofrohen t’ju ndërtojnë faqen e internetit.
Individet që ndërtojnë faqe interneti kanë shumë problem. Ne shume aspekte të ndryshme të ndërtimit të faqes, duke e bërë punën tuaj një faqe interneti aspak tërheqëse , jofunksionale dhe komplet te pasigurtë.
Disa nga elementet pse individet që ndërtojnë faqe interneti janë zgjedhje e gabuar për ti besuar imazhin tuaj I keni si më poshtë :
1.Besimi dhe Siguria
Individet freelancers në përgjithësi nuk janë shumë të besueshëm përsa I përket cilësisë së shërbimeve të tyre. Shumë herë shërbimi I tyre kufizohen vetëm në aspektin estetik të faqes. Freelancers janë të vetëm në cdo seksion të ndërtimit të faqes kështu që dhe produkti final shumë here nuk është ai që pritet.
2.Mungesa e Cilesise
Një studio web design normalisht ka me shume standarte për të përmbushur para se të dorëzoj një faqe interneti. Gjithë punonjësit e vete janë përsona të kualifikuar për punën në fjalë. Shpesh herë freelancers dallohen qartë për mungesën e cilësisë në krijimet e tyre të mos kenë cilësinë e kërkuar.
3.Jo efektivitet jo eficente
Gjithmonë klienteve ju duhet një faqe interneti që gjeneron trafik, është online dhe ndërton një lidhje dinamike mes vizitorëve dhe faqes. Është e domosdoshme që cdo element të jetë efektive dhe menaxhimi i tij të bëhet në menyrë më efektive nga një ekip i certifikuar profesionistësh. Freelancers nuk kanë efektivitetin e kërkuar përsa I përket një projekti serioz faqe interneti.
4.Pavaresia për menaxhimin e faqes
Freelancers për shkak të burimeve të kufizuara gjithmonë përdor taktika për të strehuar gjithë faqet e tyre në një host te vetëm. Kështu shume herë klienti nuk është komplet I pavaruar nga puna individuale e një freelance web designer. Një studio ofron trajnim, support dhe materialet e faqes në një kopje fizike që të keni pavarësi të plotë për faqen tuaj të internetit.
5.Eksperience
Individet e ndryshëm që ofrojnë ndërtim faqesh interneti shume here nuk kane eksperience e duhur dhe madje nuk janë as te profilit te duhur për të ofruar shërbimin e dizajnit. Nje studio web design ka nje mision dhe disa standarte per t’u plotësuar. Ajo është gjithmone e fokusuar në shtimin e numrit të klientëve dhe në rekrutimin e një stafi me sa më shumë eksperincë. Si një nga elementët kryesor që bëjnë diferencen në ndërtimin e një faqeje interneti, eksperinca duhet të jetë gjithmonë një motiv kryesor për të bërë zgjedhjen e duhur
6.Ekip I perzgjedhur
Kush mendoni se mund të ideoj dicka shume kreative dhe të vecante? Një grup personash apo një person i vetëm ?! Freelancer gjithmonë përballet me sfidat dhe vizionin e klientëve i vetëm, me gjykimin e tij personal dhe eksperiencën e tij të mëparshme. Një studio ka një ekip që punon i dedikuar ndaj dorëzimit të një produkti më të gjitha kërkesat e plotësuara. Të gjithë pjesëtarët e ekipit kanë kaluar një fazë përzgjedhjeje për të qënë pjese e studios. E morret përgjigjen për pyetjen tuaj ?
7.Follow up
Mbase elementi më kryesor I gjithe debatit për përzgjedhjen e individit ose studios e cila do të ndërtoj faqen e internetit. Sa është I aftë një freelancer t’ju supportoj sa herë të keni probleme të ndryshme me faqen tuaj ? A do te jetë ai 24/7 online për t’ju dhënë support teknik ? Janë pyetje të cilat nuk gjejnë dot përgjigje tek ekspertiza e një freelanceri por vetem në praktiken e sherbimeve të një studio serioze web design. Studiot zakonisht kanë staf dhe mjetet në të cilat gjithmonë janë afer klientit ne cdo moment te dites.
8.Mundesi te reja
Nje freelancer gjithmone eshte i kufizuar ne hulumtimin e teknologjive te reja persa I perket update te ndryshme ne faqet e internetit. Nje studio e dedikuar ndaj ndertimit te faqeve gjithmone është në sintoni të plotë me update më të fundit përsa I përket faqe të internetit. Pjesëtarët e studios gjithmonë janë në kërkim të zhvillimit të mëtëjshëm të produkteve që ofrojnë dhe ne zgjerim te klientelës së tyre