Skip to content
Interweb.al shpk

Interweb.al shpk

Faqe Interneti, Hostim & Servera, Marketing Online

  • Kreu
  • Rreth Nesh
  • Shërbime
    • Faqe Interneti
      • Ndërtim faqe interneti
      • Mirëmbajtje faqesh interneti
      • Zgjidhje E-commerce
    • Domaine & Web Hosting
      • Domain
      • Web Hosting
      • Servera të dedikuar dhe VPS
      • Certifikata SSL
      • Hosted Email Exchange
    • Marketing
      • Online Marketing
      • Optimizim i motorrëve të kerkimit
    • Shërbime të tjera
      • Menaxhim Sistemesh
      • Programime/Aplikacione
  • Punimet tona
  • Suport
  • Blog
  • Kontakt
  • Zona e Klientit
  • English
  • Shqip

Mënyrat më të mira për të zgjeruar biznesin tuaj nëpërmjet botës së internetit

Mënyrat më të mira për të zgjeruar biznesin tuaj nëpërmjet botës së internetit

Mënyrat më të mira për të zgjeruar biznesin tuaj nëpërmjet botës së internetit

Një faqe interneti e një biznesi të vogël mund të jetë po aq tërheqëse sa faqet e internetit të kompanive të mëdha. Për këtë ju duhet ndihma e një kompanie profesionale, e cili njeh mirë sektorin dhe ka eksperiencën e duhur. Tek interweb.al sh.p.k. ju do gjeni një kompani që ka vite eksperiencë dhe stafin e duhur për të bërë faqe interneti biznesi që do ndihmojnë biznesin tuaj.

Është e lehtë të ndërtosh një faqe interneti për biznesin tuaj, por është tepër e vështirë për të ndërtuar një faqe miqësore për klientët tuaj.

Statistikat tregojnë se eksperienca e përdoruesit, apo UX (user experience) , është shumë e rëndësishme.  Në fund të fundit, biznesi juaj varet se sa mirë ju i shërbeni klientëve tuaj, me informacionet dhe të dhënat mbi shërbimet tuaja. Në rast se ky informacion nuk është i qartë, i shprehur mirë dhe i strukturuar klienti juaj do shkojë diku tjetër.

Ndoshta ju mund të keni një brand të njohur ose produkte të cilat janë shumë të njohura dhe kjo ju bën që mos ta keni problem nëse keni një faqe jo miqësore dhe të thjeshtë, por nëse jeni një biznes i vogël atëherë gjërat ndryshojnë shumë.

Elementët që kanë më shumë rëndësi për një eksperiencë sa më pozitive te vizitorëve në faqen tuaj janë, shpejtësia e faqes, navigimi i lehtë, dizajni i saj, fonti i faqes, tekstet dhe imazhet.  Për shembull mbi 50% të rasteve një përdorues do të largohet nga faqja juaj nëse nuk arrin ta navigoj lehtësisht faqen e internetit. Kjo do të thotë që një faqe të jetë sa më thjesht e përdorshme dhe e përshtatshme për cdo pajisje si telefon ose tablet. Që të arrini të ktheni trafikun tuaj në shitje ose në klientë të vërtet duhet të ndiqni 20 këshillat e më poshtme:

Një faqë sa më e lexueshme:

Një faqë sa më e lexueshme

1.Tekste të qarta dhe tekste shoqëruar me imazhe

Tekstet janë mënyra e pare dhe elementi kryesor i një faqeje user friendly. Përdoreni atë me kujdes dhe ruani një proporcion të drejtë mes imazheve dhe tekstit.

2.Përdorni një font të thjesht dhe të qartë

Fontet unike duken bukur por për shumë vizitorë janë të vështira për tu lexuar. Fontet e zakonshme dhe me dinamike jane Helvetica dhe George që me një madhesi prej 14 px mund te jenë shumë të përshtatshme për faqen tuaj.

3.Tekstet alternative

Duhet përdorur tekste alternative për të tërhequr vemendjen e vizitorit. Teksti bold aty ku duhet dhe italic ne vende të ndryshme arrin të bëj diferencën.

4.Kontrast

Kontrasti i mirë është një element i rëndësishëm. Nëse faqja juaj nuk ka kontrast ateherë leximi ne atë faqe behët një vështirësi e cila do ju kushtoj shumë.

5.Tituj fotosh interesant

Për imazhet që këni në faqe duhet te përdoren tituj dhe tekste të cilat janë interesante dhe te zgjuara. Imazhi dhe teksti i duhur bëjnë diferencën.

6.Shkronjat kapitale nuk duhet të përdoren

Shkronjat kapitale transmetojnë ndjesinë sikur dikush bërtet ose transmetojnë intesitet kur lexohen në një faqe interneti. Më e mira do ishte të përdoreshin Bold dhe jo shkronjat kapitale.

Faqe interneti dinamike dhe kreative

Faqe interneti dinamike dhe kreative

7.Dizajn i përshtatshëm.

Më shumë se 38% e vizitorëve, nuk do të qëndrojnë në një faqe interneti që nuk ju duket tërheqese.  Një faqe interneti duhet ndërtuar nga profesionistë të cilët njohin psikologjinë e ngjyrave dhe dinë të ndërtojnë një faqe interesante.

8.Përdorimi i strukturës F

Studimet kanë treguar që faqet e internetit që kanë përmbajtjen e tyre ne format F (e majta e faqes përmban informacionin më të rëndësishëm dhe informacioni vjen duke u reduktuar) kanë një shikueshmëri dhe interes më të lartë për vizitorët e mundshëm

9.Përdorimi i hapësirave të bardha

Janë shumë të rëndësishme pasi hapësirat e bardha krijojnë mundësinë për të qetësuar syrin pas një leximi intesiv.

10.Tekste të shkurtra dhe koncize

Tekste e gjata gjithmonë janë të lodhshme për vizitorët dhe bëjnë që të humbasi interesi për atë cka po lexohet.

Optimizimi është kryefjala

Optimizimi është kryefjala

11.Shpejtësia e faqes

Vizitorët e faqeve të internetit janë  të padurueshëm. Sipas studimeve 39% e vizitorëve largohen nëse një faqe nuk hapet shpejt. Optimizimi i imazheve që mos të jenë shumë të mëdha dhe i gjithe materialeve te faqes, bën që faqja e internetit të hapet shpejt. Kjo është një cilësi që ne tek interweb.al sh.p.k. e ofrojmë në sajë të serverave, të cilët ofrojnë performancë të lartë dhe janë të gjithë të pajisur me SSD.

12.Faqe internet mobile

Rreth 70% e trafikut boteror vjen nga pajisjet smartphone, me një faqe interneti jo të përshtatur për mobile biznesi juaj i vogël është pothuajse i padukshëm.

13.Videot

66% e vizitorëve në faqe të ndryshme internet zgjedhi të shohin një video para se të lexojnë një tekst ose të shohin një fotogaleri me 40 foto. Videot janë më të drejtpërdrejta dhe mesazhi i tyre përcillet menjëherë .

Informacioni është gjithcka.

Informacioni është gjithcka.

14.Menu sa me te dukshme

Të gjitha menute dhe informacionet e faqes duhet te jenë sa më të qarta që të gjithë të gjejnë ku janë produktet, shërbimet, historiku etj. Nëse e leni në dorën e vizitorit që të kërkoj se ku janë menutë përkatëse ateherë shume shpejt ai do të largohet nga faqja.

15.Forma e Kontaktit

Është mjaft e rëndësishme që të vendosni nje formë të qartë kontakti tek faqja juaj e internetit. Statistikat tregojnë që 51% e vizitorëve e gjejnë shume praktike një formë kontakti dinamike si e jona per shembull.

16.Logo të jetë homepage

Vizitorët janë mësuar me dizajnin klasik të faqeve ku kur klikohet logo zakonisht faqja drejtohet tek homepage. Duhet pasur parasysh gjithmonë që të zbatohet trended tradicionale ne dizajn.

Cdo gjë funksionale.

Cdo gjë funksionale.

17.Rregulloni linqet

Një nga gjërat më negative që kanë faqet e internetit janë linqet e prishura ose faqe të cilat nuk punojnë. Ato duhen gjithmonë të korrigjohen dhe të rregullohen në mënyrë që cdo gjë të jetë funksionale.

18.Menu e vogël

Menuja kryesore e faqes duhet të jetë sa më e vogel dhe e qartë. Mund të keni nënkategori sa të doni por menuja kryesore duhet të jetë e shkurtër dhe e paster.

19.Search Bar

Faqet e internetit të cilat kanë pak më shumë informacion se sa duhet, gjithmonë duhet të kenë një search bar ku ke mundësi të kërkosh informacione të ndryshme.

20.Regjistrim i thjeshtë

Nëse doni qe vizitorët të regjistrohen në faqen tuaj të internetit kini parasysh që duhet të keni metoda regjistrimi sa më të thjeshta dhe jo komplekse.

Ndërtimi i një faqe interneti nuk është aq i thjeshtë por nuk është as fizike kuantike. Mjafton t’ia besoni një ekipi profesionistësh dhe ju mund të keni një faqe interneti që paraqet më së miri cdo shërbimin tuaj me detaje.

Blogu Ynë

  • Fakte interesante nga interneti ne 2021
    26 Qershor, 2021
  • 5 problemet që hasen gjatë strategjisë SEO
    11 Shkurt, 2020
  • 10 gjuhët më të mira të programimit në vitin 2020
    10 Janar, 2020
  • 25 domainet më të shtrenjtë të të gjitha kohërave
    30 Tetor, 2019
  • Rrjetet sociale në shifra ( facebook, instagram etj )
    26 Gusht, 2019

Kontakt


Adresa: Rruga Pjetër Bogdani, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 68 20 60 333
Email: info(at)interweb.al

Oraret


Ditë Jave 9:00-18:00
Të shtunën 09:00-14:00

Lëvizje te postimet

Previous Previous post: Instagram po ndryshon totalisht !
Next Next post: 8 arsye pse biznesit tuaj i nevojitet një faqe interneti profesionale

Kontakte

interweb.al shpk
Ne krijojmë eksperienca dixhitale për kompani të vogla, të mesme e korporata duke përdorur risitë teknologjike, kreativitet dhe eksperiencen më të mirë.



Adresa

Rruga Pjetër Bogdani, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 68 20 60 333
Email: info@interweb.al


Sherbimet

Domaine
Web Hosting
Mirembajtje
Online Marketing


Programi / Kodim

E-commerce
Faqe Interneti
Servera te Dedikuar dhe VPS
Programime/Aplikacione

Blogu Ynë

  • Fakte interesante nga interneti ne 2021
    26 Qershor, 2021
  • 5 problemet që hasen gjatë strategjisë SEO
    11 Shkurt, 2020
  • 10 gjuhët më të mira të programimit në vitin 2020
    10 Janar, 2020
  • 25 domainet më të shtrenjtë të të gjitha kohërave
    30 Tetor, 2019
  • Rrjetet sociale në shifra ( facebook, instagram etj )
    26 Gusht, 2019
  • Kreu
  • Rreth Nesh
  • Shërbime
    • Faqe Interneti
      • Ndërtim faqe interneti
      • Mirëmbajtje faqesh interneti
      • Zgjidhje E-commerce
    • Domaine & Web Hosting
      • Domain
      • Web Hosting
      • Servera të dedikuar dhe VPS
      • Certifikata SSL
      • Hosted Email Exchange
    • Marketing
      • Online Marketing
      • Optimizim i motorrëve të kerkimit
    • Shërbime të tjera
      • Menaxhim Sistemesh
      • Programime/Aplikacione
  • Punimet tona
  • Suport
  • Blog
  • Kontakt
  • Zona e Klientit
  • English
  • Shqip
Interweb.al shpk Ndertuar nga Interweb.al

Kontakte

interweb.al shpk
Ne krijojmë eksperienca dixhitale për kompani të vogla, të mesme e korporata duke përdorur risitë teknologjike, kreativitet dhe eksperiencen më të mirë.


 

 

© 2019 Interweb.al All Rights Reserved

Adresa

Rruga Pjetër Bogdani, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 68 20 60 333
Email: info@interweb.al


SHËRBIMET


Domaine

Web Hosting

Mirëmbajtje

Online Marketing

PROGRAMIME / KODIM


E-commerce

Faqe Interneti

Servera të Dedikuar dhe VPS

Programime/Aplikacione