7 avantazhet e marketingut Google AdWords

7 avantazhet e marketingut Google AdWords
1. AdWords është metodë reklamimi më e shpejtë se sa SEO

Të dyja janë strategji që ndihmojnë në marketimin online dhe që interweb.al i ofron, por reklamimi përmes AdWords është më i shpejtë dhe më efektiv për arsyet e mëposhtme:

  • Ju mund të përdorni disa keywords në një kohë.
  • Mund të aktivizoni apo ç’aktivizoni reklamimin kurdo që dëshironi.
  • Reklamat të renditura në krye të faqes fitojnë më shumë shikueshmëri.
2. Biznesi juaj fillon të njihet nga më shumë klientë

Sipas një studimi nga Google dhe Ipsos rezultoi se reklamimi me anë të AdWords rrit njohjen e biznesit nga klientë të rinj me 6.6%.

3. Ju tërhiqni klientë të rinj duke i kontaktuar në Gmail

Një nga mënyrat më efektive të krijimit të klientëve të rinj është me anë të marketimit përmes email-it. Me anë të Gmail Ads të integruar me Google AdWords, ju mund të arrini më shumë klientë.

4. Rilidhuni me vizitorët e vjetër të faqes suaj

Ju mund të tërhiqni sërish vizitorët e vjetër të faqes së internetit me anë të metodave të mëposhtme:

  • Mund të marketoni duke përdorur një banner të vendosur në një faqe interneti të ngjashëm me tuajin.
  • Mund të përdorni të njëjtën mënyrë si më sipër duke reklamuar në rezulatet e Google Search. Me anë të keywords që ju përdorni, Google bën lidhjen me kërkimin e përdoruesve.
5. Mat performancën në mënyrë koherente

Është shumë e vështirë të shohësh rezultatet që vijnë nga reklamimi me anë të broshurave apo gazetave, sikundër AdWords që të lejon të shohësh se cilët përdorues klikojnë reklamën tuaj, sa shumë trafik keni gjeneruar në faqen tuaj, cilët keywords kanë sjellë më shumë rezultat dhe se sa shumë keni shpenzuar.

6. Mësoni më shumë duke përdorur reklamimin

Duke integruar Google Analytics me Google AdWords ju mund të kuptoni se sa gjatë një vizitor qëndron në faqen tuaj, sa faqe të website-it tuaj janë vizituar, si dhe detaje rreth vizitorëve të rinj apo atyre të vjetër.

7. Shmang konkurrencën

Në momentin që një klient kërkon në Google për shërbime qe ju ofroni dhe ju nuk jeni duke reklamuar online, por konkurrentët tuaj po, ju humbisni mundësinë për t’i fituar ata. Sistemi transparent i Google AdWords ju ndihmon të mbikëqyrni se si bizneset e tjera janë duke marketuar, çfarë reklamash janë duke përdorur dhe shumë detaje të tjera.