Si të përmirësojmë funksionalitetin e faqes së internetit?

Si te permiresojme faqen e internetit

Faqja e internetit është mënyra më e mirë për të prezantuar kompaninë tuaj online dhe suksesi lidhet ngushtë me mënyrën se si kjo faqe është dizenjuar. Disa nga karakteristikat dhe komponentët e një faqeje interneti të dizenjuar mirë janë:

Një faqe duhet të jetë e lehtë për t’u naviguar

Nëse një vizitor do ta ketë të vështirë të navigojë midis faqeve, ai mund të largohet nga website dhe është e vështirë të rikthehet sërish.

URL duhet të jetë e thjeshtë për t’u mbajtur mend

Emri i domainit tuaj duhet të zgjidhet me kujdes, në mënyrë që të jetë i lehtë për t’u shqiptuar dhe mbajtur mend.

Faqja juaj duhet të jetë e lehtë për t’u gjetur në motorrët e kërkimit

Duke marrë parasysh faktin që ekzistojnë pafundësisht faqe interneti, ndër të cilat shumë prej tyre të ngjashme me tuajën, është shumë e rëndësishme që ju të renditeni ndër të parët në motorrët e kërkimit.

Faqja duhet të jetë e aksesueshme në shumë browsera

Sot ekzistojnë browsera të ndryshëm dhe është e rëndësishme që faqja juaj të hapet në secilin prej tyre, pavarësisht nëse është Internet Explorer, Firefox, Safari apo Google Chrome.

Përmbajtja duhet të updatohet vazhdimisht

Një ndër faktorët që ndihmojnë në suksesin e faqes së internetit është kontenti. Nëse ai nuk është i përditësuar, vizitorët nuk kanë një arsye për të riaksesuar faqen tuaj.

Konsistenca është çelësi!

Është e rëndësishme që e mbani një layout të caktuar dhe uniformitet në faqet e ndryshme, në mënyrë që website të duket sa më i organizuar dhe mos ndikojë në imazhin tuaj online.

Eliminimi i pamjes së çrregullt

Një nga gabimet më të shpeshta në një faqe internet është vendosja e sa më shumë kontenti, duke e tejmbushur me informacion. Duke zgjedhur një layout të caktuar, për të cilën kujdesemi ne më se miri, informacioni mund të organizohet në mënyrë që lexuesi mos humbasë vëmendjen.

Hapja e shpejtë e faqes

Vizitorët duan që faqja të hapet shpejtë dhe të shohin në kohë reale fotot, videot apo artikujt. Kur websitet kanë kontent që zënë shumë hapësirë, ata funksionojnë shumë ngadalë, duke rezultuar në largimin e vizitorëve.

Te interweb.al shpk kujdesemi që funksionalitet e përmendura më sipër t’i implementojmë më së miri në faqen tuaj të internetit, duke krijuar një eksperiencë të kënaqshme për vizitorët.