
5 mënyra të thjeshta për tu mbrojtur nga emailet SPAM
Posta elektronike ose emaili është një nga kanalet më të lehta dhe të përdorshme. Mund të transferojmë informacione dhe të ndajmë të dhëna me të tjerët. Megjithatë, është gjithashtu e zakonshme të marrësh informacione ose emaile që përmbajnë bashkangjitje të dëmshme. Sidomos kur ke një email biznesi me domain .al ose .com
Disa nga ofruesit e shërbimeve të email-it filtrojnë dhe sinjalizojnë emaile të tillë të dyshimtë me fjalën “SPAM” në subjektin e emailit. Duke treguar marrësit se e-mail është ose një email junk ose një email i padëshiruar me përmbajtje të dyshimtë, i dërguar tek një numer i madh kontaktesh automatikisht nga dërguesi.
Klikimi i linqeve në një email të tillë mund t’ju drejtojë në faqe shumë të dëmshme të cilat mundohen të vjedhin informacionet tuaja ose të infektojnë pc/laptop/tablet tuaj me malware të ndryshëm. Nuk është për t’u habitur që shumica prej nesh kanë hasur shumë e-mail spam në inbox personal dhe besojeni apo jo, “sjellja” juaj online kontribuon në mesazhet spam që merrni. Me poshte janë pesë mënyra të thjeshta për të “luftuar” spam, për të mbrojtur veten dhe biznesin tuaj në internet:
1.Asnjëherë mos jepni ose mos e postoni publikisht adresën tuaj të postës elektronike
Ju duhet të kini parasysh se të gjithë mund të hyjnë lehtë në internet. Kjo do të thotë, që përvec përdoruesve të ndershem të internetit, janë dhe spammers, të cilët, janë në kërkim të vazhdueshëm për të dërguar emaile në masë tepër të madhe për përfitim të tyre personal ( disa herë dhe thjesht për të dëmtuar biznese të ndryshme pa asnjë arsye).
Duke postuar adresën tuaj të email-it publikisht automatikisht keni lejuar dikë t’ju dërgojnë mesazhe spam, shume herë të përdoret adresa juaj si dërgues emailesh spam, ose më keq, të hackerojne llogarinë tuaj nëse jeni duke përdorur një fjalëkalim të dobët. Gjithmonë kini parasysh që emailet tuaja të biznesit duhet të kenë një shërbim hostimi shumë të mire dhe duhet të kenë software spam filter të perfshira në nivele shume të larta. Shoqëria jonë ka një eksperiencë prej më shumë se 10 vjet në ofrimin e sherbimeve host & email.
2.Mendoni para se të klikoni
Në disa raste mail service të ndryshëm mund mos të identifikojnë një email spam për arsye se sic përparon teknologjia ndaj mbrojtjes ndaj tyre, njëkohesisht përparon dhe mundësia për ta kamufluar një email spam si një email te padëmshëm.
Gjithsesi në shumicën e rasteve emailet spam identifikohen nga pothuajse të gjitha Mail Service ( Outlook, Gmail, Horde, Roundcube, Hotmail etj etj ). Përmbajtja e ketyre emaileve spam zakonisht ka oferta shumë shumë të mira për produkte të ndryshme që juve ju interesojnë. Mund të përmbaj dokumente të ndryshëm që ju kërkohet ti klikoni ose mund të jetë një email që ju njoftoj për mbylljen e email-it, rrjetit social për arsye nga më të ndryshmet,. Mund të përmbaj një foto në pamje ta padëmshme fare por ne emailet spam ASGJË SËSHTË SIC DUKET.
Mendohuni gjithmonë para se të klikoni një link, ( qoftë ky dhe nga një adresë që njihni). Kontrolloni hyperlink që të shikoni ku ju drejtojnë, shikoni se nga kush ka ardhur emaili, lexoni me vëmendje atë cka shkruahet dhe ASNJËHERË MOS KLIKONI ASNJË LINK që ju kërkohet të klikoni.
3.Mos i ktheni pergjigje mesazheve spam
Pothuajse të gjitha mesazhet spam janë emaile me qëllime reklamues/përfitim personal ( informacioni, vlere monetare etj) ose demtuese, nga burime të panjohura. Këto burime mund të jenë hakerat që synojnë të sulmojne kompjuterat ose adresat e viktimave të tyre. Asnjëherë mos ju pergjigjni mesazheve spam, sepse account-i spammer do të dijë që adresa e postës është aktive dhe kështu rrisni mundësinë e emailit tuaj që të vihet në shënjestër në mënyrë të vazhdueshme nga spameri.
4.Merrni masat e duhura
Mjetet e filtrimit të Spam dhe softueri anti-virus mund të ndihmojnë në skanimin e emaileve qe ju vijne tek emaili juaj. Gjithashtu ne rastin e emaileve te biznesit ( webmail) masa me e mire e sigurise eshte hostim i sigurt dhe support i vazhdueshëm nga stafi i ofruesve të hostit. Kjo do të thotë që emaili juaj do të ketë shumë masa sigurie, Spam filter me nivele të ndryshme. Antivirus te ndryshem të licensuar ndihmojnë në parandalimin e infektimit nga emailet spam. Gjithsesi masa me e mira që duhet të merrni është të lexoni më shumë në lidhje me këto emaile.
5.Shmangni regjistrimin me anë të adresës suaj personale ose të biznesit
Mos përdorni adresën tuaj personale ose të biznesit kur regjistroheni në ndonjë konkurs ose shërbim online siç janë aplikacionet, përditësimet e marrëveshjeve etj. Shumë spammers shikojnë këto grupe ose listat e emailave për të mbledhur adresa të reja email. Mund te mbani nje adrese reserve per tu regjistruar ne keto faqe.