23-faktoret-per-tu-renditur-te-paret-ne-google

Google përdor rreth 200+ faktorë të ndryshëm për të renditur një faqe interneti.
Të gjithë këto faktorë janë nga më të ndryshmit duke filluar që nga prenotimi i domainit, zgjedhja e planit të hostimit dhe sigurisht ndërtimi i faqes së internetit.

Nuk ka rëndësi se sa i saktë është ky numër. Këto shifra gjithsesi jane shumë intimiduese sidomos për dikë që kërkon të rendisi sa më lart faqen e tij në google.

Por jo të gjithë këto faktorë janë njësoj të rëndësishme. Disa janë me të vërtetë fondamental por të tjerët nuk janë dhe aq për tu marrë parasysh.

Me poshte po ju rendisim disa nga faktorët më të rëndësishëm për tu renditur sa më lart në google

Faktorët në përmbajtjen e faqes së internetit:

Mënyra  se si faqja juaj e internetit është e optimizuar ka efektin më të madh në renditjen e saj.

Fjala kyçe në title tag

Title meta tag është një nga faktorët më të rëndësishëm për motorrët e kërkimit Tag në vetvetë përmban një përshkrim ekzakt mbi përmbajtjen e faqes dhe kontentin e saj. Ky tag zakonisht duhet vendosur në fillim të faqes. Në më të shumtën e rasteve ky Title Tag duhet të jetë jo më e gjate se një fjali.

Fjale kyce në përshkrim tag.

Përshkrimi meta është gjithashtu një faktor i cili ndikon shumë në renditjen në google dhe është nga elementët më të përdorur.

Fjale kyce në H1 tag.

H1 tag nuk është shumë i njohur nga publiku i gjerë por është nje mënyrë  për të vendosur fjalë kyce ne faqe duke i klasifikuar si paragraf H1.

Gjatësia e përmbajtjes.

Google ju jep përparësi gjithmonë materialeve edukative dhe informuese. Në përgjithësi gjatësia e përmbajtjes së faqes duhet të jëtë e mjaftueshme që materiali të klasifikohet sic duhet. Duhet të shkruani gjatë dhe me esencë.

Përmbajtja e duplikuar.

Materialet e duplikuara në faqen tuaj janë një nga faktorët më dëmtues për renditje në google. Kujdesuni që mos të postoni materiale që i keni postuar dhe njeherë më parë.

Optimizim i imazheve.

Jo vetëm teksti duhet optimizuar në një faqe interneti por dhe imazhet mund të optimizohen më së miri për të arritur nivelet më të larta të Google.

Azhornime të përmbajtjes.

Algoritmet e google preferojnë materiale me përmbajtje te freskët dhe sa më të azhornuara.  Është e rëndësishme që të përdoret një plan i mirefilltë për azhornime të shpeshta në faqen e web.

Lidhje Jashtë (Outbound Links).

Linkimet me faqe të ndryshme që kanë goxha renditje është një strategji shumë e mirë. Gjithsesi përdorimi i këtyre linqeve të jashtme duhet përdorur me kujdes , në mënyrë që mos të përdoret jashte normës së duhur.

Lidhjet e brendshme (Internal Links).

Lidhja e brendshme ne mes faqeve të ndryshme realizon një lidhje më të fortë ndërmjet përmbajtjes së faqes tuaj.

Fjalë kyce në URL.

Fjalët kyce gjithmonë duhen përdorur ne URL për të qënë sa më të identifikueshme nga motorrat e Google. URL slug që vendoset pas domainit. ( .com/shembull ) është një nga faktorët më të mirë për renditje sa më të lartë.)

Faktorët e faqes së internetit :

Më poshte janë disa faktorë që kanë të bëjnë kryesisht me komponentët plotesues:

Sitemap.

Një sitemap gjithmonë është një nga menyrat më të thjeshta për tu indeksuar në google. Vendosja e një menuje të brendshme ku renditen  gjithe menutë e faqes është mbase faktori i pikënisjes per optimizim

Domain i Besueshëm.

Duhet të keni nje host të besueshëm nga një kompani të besueshme dhe nje domain i cili rrezaton siguri. Google nuk i pëlqen dhe nuk i merr parasysh fare domainet të cila klasifikohen si të rrezikshme.

Vendndodhja e serverit.

Vendodhja e hostit tuaj dhe e serverit ku jeni të hostuar ndikon shumë në përformancën për sa i përket renditjes në google.

Optimizim mobile i faqes se internetit.

Sot në vitin 2015 telefonat dhe pajisjet mobile jane nga mjetet më të përdorshme përsa i përket aksesit në faqe interneti. Optimizimi i këtij faktor është një domosdoshmëri për faqet e sotme te internetit

Faktorët e jashtëm:

Pervec gjithe faktoreve te tjere, Google shikon dhe faktorë jashtë e faqes tuaj per te optimizuar dhe rregulluar me se miri rednitjen tuaj ne motorrat e kerkimit.

Numri i domaineve.

Sa më shumë domaine të këni për faqen tuaj aq me mire është

Numri i faqeve te linkuara.

Linqe te shumta nga jo vetem një domain janë një mënyre e mire te te optimizuar faqen tuaj sa më mire.

PageRank i faqeve.

Jo të gjitha menute e faqes suaj të internetit janë njësoj. Ato që kanë pagerank më të lartë ( renditje më të lartë) duhet të optimizohen me më shumë linqe.

Linqe të sakta.

Duhet gjithmonë që të kontrollohen linqet në mënyrë që të identifikohet nëse janë linqe te sakte

Diversiteti i linqeve.

Përfshirja e linqeve të ndryshme është një metode shume e përdorshme për renditje në google.

Marketimi i faqes.

Gjithmone marketimi i faqes duhet te fokusohet qe te bazohet në një promovim te specifikuar dhe sa më drejtues tek faqet e internetit dhe linqet e faqes. Duhet me doemos te postohen linqet e faqes suaj te internetit ne direktori te ndryshme të rrjeteve sociale dhe të ketë një lidhje me faqen e internetit.

Faktorët Domain.

Domain është një tjeter faktor shume i rendesishëm për renditjen e nje faqeje sa më lart ne google. Duke porositu domaine të cilat plotesojnë kushtet e mëposhtme , ju sigurojnë një metode të mirë për renditje sa më të larte.

Vjetërsia e domaineve.

Një domain i cili ka disa kohe që është regjitstrua dhe është aktiv i jepet më shumë

Historia e domainit qe zotëroni.

Ju mbase nuk jeni të vetmit që e zoteroni domainin tuaja. Mbase domainin tuaj ( zakonisht kur janë .com ) e ka zoteruar më pare dikush tjeter qe ështe penalizuar ( sanksione te ndryshme nga google). Ky penalizimi do të ndikoj dhe mbi domainin tuaj..

Domaine sipas vendeve.

Shumë e rëndësishme për nje renditje sa më të lartë është dhe domainet vendase ( .al ) Google preferon që të rendis dhe tu japi përparësi domaineve vendase dhe jo atyre internacionale, duke promovuar më shumë domainet si .al , .it. .gr etj )

//www.interweb.al/wp-content/uploads/2019/09/interweb-logo-icon.png