3 arsye pse klientet tuaj (potencial ) nuk duan te bashkepunojne me ju

Një nga armët më të forta të marketingut modern, i cili duhet të njihet nga cdo person që zotëron një biznes , është website “faqja e internetit“. Është një nga faktorët e parë që sheh dhe kerkon cdo klient si mjet i parë dhe me i drejtepërdrejtë, për  përfituar një produkt ose shërbim nga ju.

Nuk ka rëndësi nëse jeni një organizatë jo fitimprurëse, korporatë, B2B (business-to-business) ose B2C ( business-to-consumer) faqja juaj e internetit duhet te jetë prezente në cdo moment.

  • Rrjetet sociale si Facebook, Linkedin, Google + duhet të gjitha të linkohen me faqen tuaj të internetit dhe anasjelltas.
  • Marketingu juaj me ane të emaileve duhet ti drejtoj klientët tek faqja juaj e internetit
  • Reklamat e paguara ne Google ( google Ads) gjithashtu të gjitha duhet të drejtojnë te faqja juaj e internetit.
  • Optimizimi i motorrave të kërkimit duhet të drejtojë tek linqet e faqes suaj të internetit

Fatkeqësisht këtu calojnë shume biznese dhe aktivitete.

Po evidentoni që gjithe trafiku juaj eshte i padobishëm? Vizitoret nuk ju telefojnë qoftë për të pyetur për sherbimet tuaja ? Faqja juaj e internetit nuk njihet aq sa duhet ?

Ku qëndron problemi ?

Shume faqe interneti kanë disa problem fatale qe e bejnë atë të mos ketë impaktin e duhur tek gjithë klientët. Trafiku i shumtë nuk ka ndonjë rëndësi nëse klientët nuk vendosin t’ju kontaktojnë. Në përgjithësi faqet e internetit kanë disa probleme kryesore të cilat ndikojnë nëgativisht në performancën e faqes së internetit.

Call To Actions jo efektive.

Call To actions jane butona ose trik te vogla ku ju e beni vizitorin tuaj të kete nderveprim interaktiv me faqen tuaj. Për shembull nje buton NA KONTAKTONI, MERRNI OFERTE, jane Call To Action. Me ane te ketyre teknikave ju e beni faqen tuaj sa me interactive.

Gjithashtu kjo teknike ju lejon ta coni atje ku doni. Nëse ju intereson me tepër që klienti juaj të  regjistrohet ne newsletter, ose t’ju telefonoj menjehere duhet te mendoni mire se ku do te vendosni menute perkatese dhe numrat tuaj te telefonit. Por duhet te beni shume kujdes me perdorimin e Call To Actions.  Nuk duhet ta mbingarkoni.

Faqe interneti responsive

( Mobile Version )

Kontrollojeni faqen tuaj per kompatibilitet. A hapet ne desktop, laptop, tablet, smart phone? A eshte i mjaftueshem i optimizuar? Mbi 45 % e vizitorëve në faqen tuaj të internetit vijnë nga pajisjet telefonike ( kryesisht smartphone) . Nesë faqja juaj e internetit nuk hapet mire ne telefon atehere ju po humbisni 45 % te klienteles suaj potenciale. Ketu mund te gjeni se si mund te ndertoni faqen tuaj te internetit version mobile.

A e dini qe sot mund ta beni qe dikush te klikoj numrin tuaj ne faqen tuaj te internetit ( mobile version ) dhe t’ju telefonoj direkte ?
Ndertoni faktoret e besimit

Vizitoret dhe klientet potencial duhet t’ju besojne që të porosisin produktet ose shërbimet tuaja. Faqja juaj e internetit duhet te rrezatoj sa më shumë kredibilitet në mënyrë që cdo klient në momentin që akseson faqen tuaj  te ndihet sa me i sigurtë në faqen tuaj.

Ju duhet :

  • Tregoni ne faqen tuaj te internetit Facebook raiting, ose beni nje lidhje me direktorite e tjera ku beni pjese dhe keni marrë revieë te mira.
  • Logo të ndryshme që vertëtojnë që faqja juaj e internetit eshte komplet e sigurte nga rreziqet e internetit ( faqja juaj nuk eshte malware)
  • Certifikate Sigurie Green Bar. Eshte një nga mënyrat më të mira të vertëtoni që ju jeni totalisht nje faqe interneit serioz e shendëtshme dhe e sigurt.1
//www.interweb.al/wp-content/uploads/2019/09/interweb-logo-icon.png