4 mënyra të tjera se si të evitojmë spamet e shumta.

Në ditët e sotme teknologjia ka përparuar shumë dhe sot emaili është padiskutim një mjet komunikimi shumë jetësor. Bashkë me zhvillimin e teknologjisë sfida të reja kanë dal dhe emailet sot pothuajse të gjitha preken nga emailet spam.

Emailet spam janë të bezdisshme dhe shumë herë të rrezikshme. Nëse doni të lexoni më shumë për emailet spam mund te referoheni këtu.

Ne po ju tregojmë disa mënyra se si të mbroheni nga emailet spam.

1.Markojini emailet spam si spam.

Është e rëndësishme kur ju vjen një email spam të përzgjidhni që ky email është spam. Duke e markuar,  automatikisht filtrat e emailit tuaj do ti klasifikojnë më thjesht të gjitha emailet e mëvonshme që do të vijnë nga adresa spam.

Në momentin që një email spam ju vjen ne inbox, mos e hapni, por markojeni si spam, ose cojeni ne folderin JUNK.

2.Mos publikoni asnjëherë adresën tuaj të emailit.

Spammers përdorin shumë teknika të sofistikuara për të mbledhur gjithë adresat e emailit që duan tju dërgojnë emaile spam. Shumë herë ata i mbledhin nga faqja juaj e internetit ku keni të publikuar emailin tuaj ose nga forma të ndryshme që ju plotësoni online. Kujtohuni që emaili juaj i punës është shumë i rëndësishëm kështu që asnjëherë mos e publikoni në asnjë vend ose ta vendosni në forma që nuk duhet.

Nëse duhet ta nxirrni në faqe se sbën emailin tuaj përdorni një format të tillë, emaili (at) gmail (pike) com. Mbase nuk duket dhe aq estetike por e bën punën e vetë. Gjithashtu një metodë tjetër është mos ta publikoni fare emailin tuaj por të vendosni një formë kontakti dhe të mblidhni të dhënat që ju duhën. Interweb.al e përdor këtë teknikë tek të gjithë klientët e vet.

3.Mos i hapni emailet spam

Në asnjë mënyrë nuk duhet të hapni emailet spam. Në cdo moment që një email spam ju vjen, mos tentoni ta hapni pasi ata përdorin një teknike e quajtur Tracking pixels, e cila ju jep informacionin që ju hapet emailin në momentin që e klikoni. Kjo i jep spammerit një informacion të vyer që adresa juaj e emailit është active kështu që ai do tju dërgoj dhe më shumë emaile spam.

4.Mos e regjistroni emailin tuaj në asnjë kompani, formë kontakti, faqe interneti sado e besueshme të jetë.

Emaili juaj është një mjet pune shumë i rëndësishëm.  Në cdo rast që ju kërkohet të vendosni emailin tuaj në një formë kontakti për të marrë azhornimet më të fundit, duhet të siguroheni që keni lexuar Privacy Policy. Shumë herë kompani të ndryshme, mbledhin emaile dhe me pas shesin lista emailesh aktive tek kompani të ndryshmë që janë të interesuara për shërbimet tuaja. Ju mund të bombardoheni nga emaile spam të pafundme që ju ofrojnë cmime nga më të ndryshmet.

//www.interweb.al/wp-content/uploads/2019/09/interweb-logo-icon.png