7 mënyra se si të siguroni e-mailin tuaj
Mob: +355 68 20 60333
7 menyra se si te siguroni e-mailin tuaj

Në ditët e sotme shërbimet e hostimit janë gjithnjë e më të të sigurta, por sic evolon teknologjia për sigurinë ashtu evolon dhe mënyrat e shumta sesi dikush mund të kompromentoj sigurine e emailit tuaj. Interweb.al shpk ju ofron disa këshilla sesi të jeni totalisht te sigurtë.

Siguria në Internet është një term i njohur nga pothuajse të gjithë, po shumë e neglizhojnë atë, me shpresën që asgjë nuk do t’u ndodhë atyre. Numri i viktimave të vjedhjes së informacionit është rritur dukshëm, por po ashtu janë rritur dhe metodat që mund të përdoren për të siguruar prezencën tuaj në Internet.

E-maili është një ndër metodat kryesore të shkëmbimit të informacionit, për të cilin ne po j’u tregojmë disa mënyra që ju mund t’i përdorni për ta siguruar atë.

Përdorni e-maile të ndryshme për aktivitete të ndryshme

Pjesa më e madhe e njerëzve përdorin një email të vetëm për Notification nga Facebook, regjistrime nëpër faqe interenti, mesazhe, etj. Nëse dikush arrin të aksesojë e-maiin tuaj, ai mund të aksesojë dhe llogaritë e tjera të lidhura me të. Perdorimi i disa e-maileve jo vetëm do të rrisë sigurinë, por dhe do t’ju ndihmojë të jeni më të organizuar.

Përdorimi i fjalëkalimeve të ndryshëm

Nëse jeni duke përdorur të njëjtin fjalëkalim për çdo email apo llogari që keni, nuk jeni duke bërë një lëvizje të zgjuar. Mendoni sikur dikush arriti të aksesojë emailin tuaj, dhe aty shikon llogaritë e lidhura me të, si Facebook, Ebay, etj. Ai do të provojë t’i aksesojë ato me fjalëkalimin që ju keni përdorur për emailin tuaj.

Kujdes nga e-mailiet që duan t’ju mashtrojnë

Kur ju hapni një llogari në një kompani, mund të keni parë që shpesh ata cilësojnë që duhet të keni kujdes kur jepni informacionin tuaj personal, pasi ata nuk do t’ju kërkonin informacion tepër sensitiv. Mos jepni asnjëherë informacionin tuaj me e-mail kur nuk jeni të sigurt.

Një sulm tjetër që ndodh shpesh është dhe ai që quhet “Phishing”. Personi i cili e kryen këtë mundohet të krijojë një faqe Interneti të ngjashme me një që përdorni ju, si Facebook apo Amazon, dhe ju kontaktojnë duke u shtirur si kompania në fjalë.

Mos klikoni linqe që mund t’ju vijnë në e-mail

Sa herë që shikoni një link në e-mail, 99% të rasteve nuk duhet t’a klikoni, vetëm nëse jeni duke pritur një email specifik. Nëse j’u vjen një e-mail që përmban një reklamë, mos e klikoni asnjëherë, pasi mundësia që të jetë një mënyrë e Phishing është e lartë. Nëse merrni një email nga banka juaj, është më mirë të vizitoni faqen e saj të Internetit, për të qenë më të sigurt.

Mos hapni dokumenta në e-maile nga persona të panjohur

Nëse jeni duke pritur një dokument apo foto nga dikush i njohur, atëherë kjo nuk përbën asnjë problem. Por nëse personi që po j’u dërgon email është i panjohur për ju, mos e klikoni atë. Në rast të kundërt, mund të rrezikoni të downloadoni një virus në kompjuterin tuaj.

Skanoni për viruse

Nëse ju ka ardhur një e-mail dhe keni dyshime, atëherë skanojeni atë. Gjithsesi jo çdo e-mail do t’ju infektojë me një virus, dhe ndonjeherë kjo metodë mund mos japë rezultat.

Mos përdoni Wi-Fi publik për të aksesuar e-mailin tuaj

Wi-Fi publik mund të jetë shumë i pasigurtë. Ekzistojnë programe të cilat monitorojnë trafikun në Internet, dhe mund t’a analizojnë atë informacion për të gjetur fjalëkalimet.

Interweb.al shpk ofron prej kohesh sherbime te shume te sigurta te strehimit te faqeve dhe gjithmone ofron keshilla sesi te mbrohemi ne menyre sa me efektive