8 arsye pse biznesit tuaj i nevojitet një faqe interneti profesionale

8 arsye pse biznesit tuaj i nevojitet një website profesional

Ashtu si shumë pronarë të bizneseve të vogla, ju mund të mendoni se krijimi i një website nuk do të ndihmonte biznesin tuaj, apo kostoja per te ndërtuar atë është e lartë. Mbase një arsye tjeter është që ju apo konsumatorët tuaj nuk përdorni kompjuterin. Këto ide nuk janë asgjë më tepër se sa të gabuara. Interweb.al ju sjell 8 arsyet e mëposhtme shpjegojnë se pse ju nevojitet një faqe interneti, pavarësisht madhësisë së biznesit tuaj.

1.Nëse keni një biznes të vogël, krijimi i një website rrit besueshmërinë

Në ditët e sotme, konsumatorët përdorin internetin për të kërkuar për produkte apo shërbime që u nevojiten. Krijimi i një website do të rriste besimin ndaj biznesit tuaj. Nëse aktualisht keni një faqe interneti të krijuar vetë, por jo në lartësinë e duhur, ridizenjimi i tij në një mënyrë profesionale do të përmirësonte imazhin e kompanisë tuaj.  Nëse zotëroni një biznes, por nuk keni një dyqan apo vend për t’i promovuar produktet tuaja, pajisja me një faqe interneti do të ishte thelbësore.

2.Zotërimi i një faqe interneti ju kursen para

Nëse keni një biznes të vogël, ju ndoshta mendoni se nuk mund t’i përballoni shpenzimet për krijimin e një faqeje, por në të vërtetë do t’ju kushtonte më shumë nëse nuk do t’a keni një të tillë. Pavarësisht se kostot e krijimit ndryshojnë në varësi të faqes, kostot janë shumë të ulëta.

3.Faqe e internetit mban konsumatorët tuaj të informuar

Imagjinoni një katalog online. Është shumë më e lehtë ta përditësoni informacionin në website se sa në një katalog të printuar. Kjo siguron që konsumatorët të informohen rreth produkteve dhe shërbimeve të reja, eventeve apo  ofertave në mënyrë më efektive. Reklamimi përmes website do të ofrojë informacion apo lajme të përditësuara, sikundër reklamimi nëpër broshura.

4.Faqja e interneti mund të aksesohet në çdo kohë

Konsumatorët tuaj mund të marrin informacion në çdo moment të ditës rreth produkteve tuaja, pavarësisht nëse biznesi juaj është i hapur apo jo. Në ditët e sotme, zotërimi i një website është një mënyrë e mirë për të blerë produkte online.

5.Mund të rrisni numrin e konsumatorëve tuaj

Pavarësisht produkteve apo shërbimeve që ofroni, website ndihmon në rritjen e shitjeve të tyre. Ju mund t’i shisni ato dhe jashtë vendit ku biznesi juaj ndodhet, pasi website aksesohet globalisht. Nëse mendoni se është e vështirë të shisni produktet online gaboheni, edhe shtëpitë apo makinat mund të shiten në këtë mënyrë në kohët e sotme.

6.Faqe e internetit ju ndihmon të shfaqni punën tuaj

Pavarësisht biznesit që zotëroni, duke përfshirë punët tuaja të mëparshme apo rekomandimet nga klientët tuaj në faqe interneti, ju mund të reklamoni punën tuaj dhe të tregoni se çfarë ju bën të veçantë nga konkurrentët.

7.Kurseni kohë

Ofrimi i informacionit të klientët kërkon mjaft kohë. Kjo mund të eleminohet duke e ofruar atë informacion në faqe. Mos harroni: Koha është para!

8.Shërbimi ndaj klientit përmirësohet

Nuk ka rëndësi nëse shisni produkte eco-friendly apo jeni një kontabilist dhe doni të jepni këshilla ndaj klientëve tuaj. Me anë të aqes ju mund të publikoni artikuj apo mund t’u përgjigjeni pyetjeve të tyre, duke rritur vlerën e biznesit tuaj.