9 arsye pse ju nevojitet një blog dinamik
Mob: +355 68 20 60333
9 arsye pse ju nevojitet nje blog dinamik

Blogu është një nga mënyrat më të mira që një kompani të rrisë audiencën. Interweb.al po j’u tregon disa arsye pse ju duhet të keni një Blog tani, apo pse duhet t’i kushtoni rëndësi nëse e keni një të tillë.
1. Vizitorët e faqes suaj presin që ju të keni një Blog
Të pasurit e një Blogu është bërë shumë e modës, ku sipas statistikave rreth 77% e kompanive e kanë një të tillë. Ne jua mundesojme këtë kur ju ndërtojme faqen e internetit dhe jo vetëm.

2. Numri i vizitave në faqen tuaj do të rritet
Bizneset të cilat zotërojnë një blog, kanë rreth 55% më shumë trafik në faqen e tyre. Një pjesë e trafikut në Blog do të vijë nga klientët tuaj aktualë, por pjesa tjetër do të vizitojë Blogun tuaj si rezultat i kërkimit në Google.

3. Imazhi juaj përmirësohet
Paraqitja e informacioneve të përditësuara dhe interesante tregon të klientët që ju jeni ekspertë në atë që bëni. Kur ju postoni informacione të rëndësishme për klientët tuaj, tregon që ju shqetësoheni për problemet e tyre, duke rritur nivelin e besimit tek ata dhe eventualisht numrin e shitjeve të shërbimeve.

4. Blogu i drejton klientët drejt blerjes së shërbimit
Kompanitë që kanë një Blog përfitojnë 67% më shumë shitje. Në momentin që ju keni tërhequr vëmendjen e vizitorëve me postimet tuaja, rruga drejt blerjes është më e shpejtë.

5. SEO do të përmirësohet
Blogu ofron mundësi të palimituara për të krijuar faqe me keywords, që japin informacion dhe janë të dobishme për klientët tuaj. Gjithashtu, Google shpërblen nëse një vizitor qëndron gjatë në faqen e Blogut.

6. Vizitorët në rrjetet sociale mund të rriten
Në momentin që krijoni një postim të ri, vendosja e një linku të rrjetit social do të lidhë Blogun me audiencën në këto rrjete, duke shtuar numrin e tyre.

7. Shitjet e shërbimeve apo produkteve do të rriten
Blogu nuk është vendi kryesor për shitjet, por nga statistikat 2 të tretat e klientëve kanë bërë blerje duke u bazuar në postimet e Blogut, dhe rreth 33% e vizitorëve të rinj bazohen të Blogu për të marrë vendime.

8. Blogu j’u ndihmon të krijoni profilin e kompanisë tuaj
Ju keni më shumë fleksibilitet për të treguar personalitetin, vlerat dhe qëllimet e komonaisë tuaj.

9. Kthimi nga investimi është i lartë
Blogu është i thjeshtë për t’u përdorur dhe krijimi i tij nuk kërkon shumë kosto. Investimi më i madh që blogu kërkon është koha, por sipas statistikave nga një kërkim, kompanitë që i kushtojnë rëndësi Blogut kanë kthim nga investimi 13 herë më të madhe.

Ne j’u ndihmojmë që ju të keni blogun tuaj të personalizuar, në mënyrë që biznesi juaj të zhvillohet edhe më shumë. Na kontaktoni për më shumë informacion