blerje-online-interweb.al-shpk

“Blerje Online: Interneti po ndryshon jo vetëm marrëdhëniet ndërmjet klientëve dhe shitësve , por ka ndryshuar dhe orientimin e agjentëve të shitjes drejt suksesit.
Në të shkuarën mund të keni punësuar dikë që të trajnojë agjentët tuaj si të shesin dhe keni investuar tek ky trajnim. Keni krijuar shume taktika shitje të cilat mbase ju kanë dështuar.
Mbase jeni detyruar që të bëni shumë investime të tjera për të rritur shitjet tuaja por prapë sukses ka qënë shumë larg.
Shumë herë këto trajnime nuk kanë asnjë vlerë pasi zakonet e këqija të shitjeve duan kohë të përmirësohen.
Shpenzimet mbi sektorin e shitjeve shumë herë janë të barabarta me fitimet. Keshtu që ju duhet se sbën një metodë më e mirë për të shitur produktet tuaja.

Blerjet online dhe shitjet po ashtu zotërojnë disa metoda dhe benefite të cilat kanë revolucionarizuar shumë tregun e marketimit online.
Ketu më poshte keni 7 benefitet kryesore të shitjeve online ndaj cdo modeli tjetër shitjeje:

Blerjet online shkurtojne kohën

Ju mund te bleni cdo moment qe keni akses ne internet. Mund te bleni nga pc juaj, tablet , telefoni. Vetem me nje klikim ju mund te porosisni furnizimet tuaja , mund te azhornoni gardaroben tuaj. Ne afate kohore te jashtezakonshme nje produkt ju vjen tek dera e shtepise suaj.

Blerjet online reduktojne kostot

Te bleni online do të thotë të evitoni shume kosto të ndryshme si vajta në qëndra të mëdha tregëtare, shpenzimi i karburantit, kostot kohore e shumë kosto të tjera.

Krahasim i produkteve dhe sherbimeve ( Cmimet)

Në kohe reale mund ti perballni të gjitha produktet qe keni duke i krahasuar ato me njëra tjetën si nga cmimi , si nga cilësia.  Ju zgjidhni produktin që ju përshtatet me tepër, atë që jua mban xhepi dhe marken që doni.

Akses 24/7

Në asnjë vend tjeter nuk gjeni një dyqan të hapur 24/7 që ju ofron një gamë të gjerë produktesh dhe të gjitha të mirat që ju duhen. Keni akses në katalogje pa fund dhe në produkte nga më të ndryshmet për të zgjedhur atë që kërkoni më tepër me cmimin më të mirë.

Evitoni rradhet e gjata në për markete

Një nga benefitet kryesore të shitjeve online është dhe evitimi i rradhëve të gjata nëpër markete ose qëndrat tregëtare duke ju siguruar një blerje sa më komode dhe po u tortuar në rradhët kilomentrike.

Gjeni produktet më të vecanta

Online mund të gjeni cdo gje, Duke filluar nga veshje të vecanta, ushqime tradicionale, libra te vjetër cdo gje. Një avantazh që tregu fizik nuk e ofron në asnjë dimension të mundshëm , tregu online ju ofron më së miri gjithe gamën universale të produkteve.

Cmime më të mira

Onlinë konkurrenca është më e madhe dhe kështu që mund të gjeni cmime shumë më të lira sesa cmimet që mund të gjeni ne tregjet dhe marketet fizike.
Mund të përfitoni nga oferta momentale për të gjetur produktet tuaja të preferuara në sasi.

//www.interweb.al/wp-content/uploads/2019/09/interweb-logo-icon.png