Fakte interesante nga interneti ne 2021

2020 ka njohur një rritje akome më të madhe të përdorimit të websiteve, internetit dhe shërbimeve të hostimit, domaineve. Si një vit ku interneti u bë akoma më shumë i rëndësishëm në gjetjen e zgjidhjeve për të ndihmuar ekonomine me poshtë keni disa fakte interesante nga viti 2020 në lidhje me përdorimin e tij.

  • Momentalisht ekzistojnë 4.66 miliardë përdorues aktivë të internetit në të gjithë botën.
  • 65.6 përqind e të gjithë popullsisë së botës kanë akses aktiv në internet.
  • Ka 4.28 miliardë përdorues unikë të internetit celular në të gjithë botën, që përbën 54.6 përqind të popullsisë globale.
  • Përdoruesit e internetit kalojnë mesatarisht 6 orë e 56 minuta në internet çdo ditë.
  • Me 854 milion përdorues interneti, si asnje vend tjeter, Kina është vendi me numrin më të lartë të përdoruesve të internetit.
  • Tetë në çdo dhjetë të rritur amerikanë hyjnë në internet çdo ditë.
  • Me 62,63 përqind të tregut, Google Chrome është shfletuesi kryesor i internetit në celular.
  • Sot, ka mbi 1.8 miliardë faqe në rrjetin botëror.
  • Tremujori i dytë i vitit 2020 pa 354.7 milion emra domain të regjistruar.
  • Të ardhurat nga shitja me pakicë ecommerce parashikohet të arrijnë 4.2 trilion dollarë në 2021.

Burimi: Oberlo .com

25 domainet më të shtrenjtë të të gjitha kohërave

Shitja e domaineve është një praktikë shumë ë përdorur në industrinë e teknologjisë.
Sipas DNjournal.com, thuhet se domaini voice.com u shit për një shifer prej 39 milion dollarësh. Kjo shitje u realizua në verën e këtij viti. Shënoi një nga rekordet e shitjes së domaineve.

Shumë individë të cilët e dinë vlerën e domaineve kane arritur të blëjnë dhe të shesin domain me vlera astronomike. Kini parasysh që rishitja e një domain inga një përson te tjetri zakonisht realizohet me pagesa mbi 1000 dollarë.
Imagjinoni që domaine si Cars.com u shit për një vlerë prej 872 milion dollarë. Mundësitë për të blerë një domain të cilin mund ta shisni shumë më shtrenjtë eshtë pak e veshtire ne ditët ne sotme. Gjithsesi persona që merren ekskluzivisht me këtë punë kanë arritur të nxjerrin fitime nga taktika të atilla. Duke kerkuar domaine te vecanta, duke studiuar tregun arrijne te shesin domaine me vlera te konsiderueshme.

Me poshtë po ju sjellim një tabele me domainet më të shitura të gjitha kohërave .
Shenim: Jo të gjitha shitjet e domaineve deklarohen. Më poshte kemi renditur vetëm shitjet e deklaruara sipas Godaddy.com.

Domain Cmimi Data
CarInsurance.com $49.7 million 2010
Insurance.com $35.6 million 2010
VacationRentals.com $35 million 2007
PrivateJet.com $30.1 million 2012
Voice.com $30 million 2019
Internet.com $18 million 2009
360.com $17 million 2015
Insure.com $16 million 2009
Fund.com £9.99 million 2008
Sex.com $14 million 2005
Sex.com $13 million 2010
Hotels.com $11 million 2001
Porn.com $9.5 million 2007
Shoes.com $9  million 2017
Porno.com $8.8 million 2015
Fb.com $8.5 million 2010
We.com $8 million 2015
Business.com $7.5 million 1999
Diamond.com $7.5 million 2006
Beer.com $7 million 2004
Z.com $6.8 million 2014
iCloud.com $6 million 2011
Israel.com $5.8 million 2008
Casino.com $5.5 million 2003
Slots.com $5.5 million 2010

Reklamat në Google vs Facebook. Kush e fiton këtë përballje ?

Marketimi online është një mënyrë mjaft efektive për t’i sjellë klientë të rinj një biznesi, që në të shumtën e rasteve realizohet me anë të Google AdWords që kryeson në tregun e motorëve të kërkimit, apo Facebook Ads që është lider i social media. Continue reading “Reklamat në Google vs Facebook. Kush e fiton këtë përballje ?”

8 arsye pse biznesit tuaj i nevojitet një faqe interneti profesionale

Ashtu si shumë pronarë të bizneseve të vogla, ju mund të mendoni se krijimi i një website nuk do të ndihmonte biznesin tuaj, apo kostoja per te ndërtuar atë është e lartë. Mbase një arsye tjeter është që ju apo konsumatorët tuaj nuk përdorni kompjuterin. Continue reading “8 arsye pse biznesit tuaj i nevojitet një faqe interneti profesionale”

Dita e Internetit : 10 gjëra që nuk dini për World Wide Web

25 vite me parë, World Wide Web doli online falë Tim Berners-Lee, një shkenctar Britanik që punonte tek CERN. Ai për herë të parë në këtë datë 23.8.1991 lejon akses nga persona pa njohuri kompjuterike të përdorin internetin Continue reading “Dita e Internetit : 10 gjëra që nuk dini për World Wide Web”

10 statistika mahnitëse të internetit dhe rrjeteve sociale në vitin 2015

Me bërjen publike të gjithë statistikave të fundit për shifrat e internetit cdo biznes duhet të mobilizohet më shumë drejt shfrytëzimit total të internetit dhe mundësive të jashtëzakonshme që ofron ai. Continue reading “10 statistika mahnitëse të internetit dhe rrjeteve sociale në vitin 2015”