Cfare eshte certifikata SSL?
Mob: +355 68 20 60333
Cfare-eshte-certifikata-SSL

Siguria në blerjet online është një domosdoshmëri që duhet ta ketë çdo faqe e cila merret me tregëtimin online. Ofrimi i sigurisë ndaj çdo klienti është një standart i cili, i duhet ofruar çdo klienti që paguan një shumë të konsiderueshme për shërbimet tuaja.

Çfarë do të thotë SSL?
SSL (Secure Socket Layer) është një protokoll i cili ju siguron dyqanin tuaj online, specifikisht faqen ku regjistrohen anëtarë (sign in page).

Certifikata SSL ose siç quhet ndryshe certifikata dixhitale, kripton githë të dhënat e vizitorëve dhe anëtarëve të faqes, të dhëna siç janë rezidenca, emri, data e lindjes, numri i patentës, llogari bankare informacione personale mbi llogari të ndryshme. Të gjitha këto të dhëna që përdor dhe janë të kërkuara në faqen e internetit që blehet online. Askush nuk mund t’i aksesojë këto informacione në qoftë se SSL është e integruar në faqe.

Vizitorët tuaj mund t’i dallojnë faqet e sigurta duke identifikuar “https” që ndodhet në fillim të adresës së internetit ose nga një simbol që mund të ndodhet tek web browser (një formë kyçi).

Certifikata SSL ofron kriptim 256-bit dhe mbulon deri ne 10 000 dollarë garanci për faqen tuaj në rast se informacioni I ndonje klienti arrin të dëshifrohet. Për të gjitha këto ju duhet një IP e dedikuar!

Kështu mund të kontaktoni çdo moment me www.interweb.al për tju ofruar këtë shërbim i cili ka një rëndësi të padiskutueshme dhe një kosto tepër modeste për sa i përket sigurisë online. Meqënëse interweb.al ka përvojën e duhur për ofrimin e këtij shërbimi ju mirëpresim çdo moment për të krijuar tregun tuaj online më të sigurt dhe efektiv.