Posta elektronike ose emaili është një nga kanalet më të lehta dhe të përdorshme. Mund të transferojmë informacione dhe të ndajmë të dhëna me të tjerët. Megjithatë, është gjithashtu e zakonshme të marrësh informacione ose emaile që përmbajnë bashkangjitje të dëmshme. Sidomos kur ke një email biznesi me domain .al ose .com Continue reading “5 mënyra të thjeshta për tu mbrojtur nga emailet SPAM”
Author: admin-interwe
4 mënyra të tjera se si të evitojmë spamet e shumta.
Në ditët e sotme teknologjia ka përparuar shumë dhe sot emaili është padiskutim një mjet komunikimi shumë jetësor. Bashkë me zhvillimin e teknologjisë sfida të reja kanë dal dhe emailet sot pothuajse të gjitha preken nga emailet spam.
Continue reading “4 mënyra të tjera se si të evitojmë spamet e shumta.”
Rrjetet sociale në shifra ( facebook, instagram etj )
Rrjetet sociale ditët e sotme, janë kthyer në kanalet më të rëndësishme të komunikimit. Kudo në cdo vend, rrjetet sociale përdoren për të komunikuar me të njohurit tanë, për të ngritur biznesin tuaj, për të komunikuar me klientet tuaj e shume arsye të tjera. Continue reading “Rrjetet sociale në shifra ( facebook, instagram etj )”
25 domainet më të shtrenjtë të të gjitha kohërave
Shitja e domaineve është një praktikë shumë ë përdorur në industrinë e teknologjisë.
Sipas DNjournal.com, thuhet se domaini voice.com u shit për një shifer prej 39 milion dollarësh. Kjo shitje u realizua në verën e këtij viti. Shënoi një nga rekordet e shitjes së domaineve.
Shumë individë të cilët e dinë vlerën e domaineve kane arritur të blëjnë dhe të shesin domain me vlera astronomike. Kini parasysh që rishitja e një domain inga një përson te tjetri zakonisht realizohet me pagesa mbi 1000 dollarë.
Imagjinoni që domaine si Cars.com u shit për një vlerë prej 872 milion dollarë. Mundësitë për të blerë një domain të cilin mund ta shisni shumë më shtrenjtë eshtë pak e veshtire ne ditët ne sotme. Gjithsesi persona që merren ekskluzivisht me këtë punë kanë arritur të nxjerrin fitime nga taktika të atilla. Duke kerkuar domaine te vecanta, duke studiuar tregun arrijne te shesin domaine me vlera te konsiderueshme.
Me poshtë po ju sjellim një tabele me domainet më të shitura të gjitha kohërave .
Shenim: Jo të gjitha shitjet e domaineve deklarohen. Më poshte kemi renditur vetëm shitjet e deklaruara sipas Godaddy.com.
Domain | Cmimi | Data |
---|---|---|
CarInsurance.com | $49.7 million | 2010 |
Insurance.com | $35.6 million | 2010 |
VacationRentals.com | $35 million | 2007 |
PrivateJet.com | $30.1 million | 2012 |
Voice.com | $30 million | 2019 |
Internet.com | $18 million | 2009 |
360.com | $17 million | 2015 |
Insure.com | $16 million | 2009 |
Fund.com | £9.99 million | 2008 |
Sex.com | $14 million | 2005 |
Sex.com | $13 million | 2010 |
Hotels.com | $11 million | 2001 |
Porn.com | $9.5 million | 2007 |
Shoes.com | $9 million | 2017 |
Porno.com | $8.8 million | 2015 |
Fb.com | $8.5 million | 2010 |
We.com | $8 million | 2015 |
Business.com | $7.5 million | 1999 |
Diamond.com | $7.5 million | 2006 |
Beer.com | $7 million | 2004 |
Z.com | $6.8 million | 2014 |
iCloud.com | $6 million | 2011 |
Israel.com | $5.8 million | 2008 |
Casino.com | $5.5 million | 2003 |
Slots.com | $5.5 million | 2010 |
10 gjuhët më të mira të programimit në vitin 2020
Aftësia më e rëndësishme për të mësuar në botën e sotme është programimi. Sot, kompjuterët kanë hyrë pothuajse në çdo industri. Shume shpejt është kthyer në pajisjen më të rëndësishme në ditët e sotme.
Komunitetet e programimit dhe zhvilluesve po shfaqen me një ritëm më të shpejtë se kurrë më parë. Shumë gjuhë programimi janë lancuar dhe shumë të tjera janë përhapur me shpejtësi duke u bërë mjaft popullore. Ne ju sjellim 10 gjuhët e programimit më të mira që ju duhen patjeter në vitin 2020.
-
Python
Python padyshim kryeson listen. E njohur gjerësisht si gjuha më e mirë e programimit për tu mësuar nga fillestar. Python është gjuhë programimi e shpejtë, e lehtë për t’u përdorur. Përdoret gjerësisht për të zhvilluar aplikacione në internet. Aplikacione si YouTube, Instagram, Pinterest, SurveyMonkey janë të gjitha të integruara në Python. Python ofron mbështetje me library dhe ka një komunitet shumë të madh zhvilluesish. Gjuha e programimit mund të shërbej si nje pikënisje e madhe për fillestarët. Duke folur për ata që janë në kërkim të një pune më të mirë, patjetër që duhet të mësoni Python!
-
Java
Java është një zgjedhje tjetër popullore për korporatat/startup-et me të mëdha dhe ka mbetur e tillë për dekada. Java është përdorur gjerësisht për ndërtimin e aplikacioneve në shkallë të ndërmarrjeve. Eshtë jashtëzakonisht e qëndrueshme dhe shumë ndërmarrje të mëdha e kanë adoptuar atë. Nëse jeni duke kërkuar për një punë të bazuar në zhvillim në një organizatë të madhe, Java është gjuha që duhet të mësoni. Java përdoret gjithashtu gjerësisht në zhvillimin e aplikacioneve android. Pothuajse çdo biznes sot ka nevojë për një aplikacion Android për shkak të faktit se sot ka miliarda përdorues Android. Kjo hap një mundësi të madhe për zhvilluesit e Java duke pasur parasysh faktin se Google ka krijuar një kornizë të shkëlqyer zhvillimi Android me bazë Java – Android Studio.
-
C/C++
C / C ++ është ajka e programimit. Pothuajse të gjitha sistemet e nivelit të ulët si sistemet operative, skedarët, etj shkruhen në C / C ++. Nëse dëshironi të jeni një programues në nivelin e sistemit, C / C ++ është gjuha që duhet të mësoni. C ++ përdoret gjithashtu gjerësisht nga programuesit konkurrues për shkak të faktit se është jashtëzakonisht i shpejtë dhe i qëndrueshëm.
C ++ gjithashtu siguron diçka të quajtur STL – Standard Template Library. STL është një grup librarish të gatshme për përdorim për struktura të ndryshme të të dhënave, operacione aritmetike dhe algoritme. Mbështetja e librarisë dhe shpejtësia e gjuhës e bëjnë atë një zgjedhje popullore edhe në komunitetin e tregtisë me frekuencë të lartë gjithashtu.
-
Javascript
Këto ditë, shumë aktivitete po përdorin NodeJS i cili është një mjedis i bazuar në JavaScript. Node.js lejon që zhvilluesit të përdorin JavaScript për skriptimin nga ana e serverit — duke ekzekutuar skriptet nga ana e serverit për të prodhuar përmbajtje dinamike të faqes në internet përpara se faqja të dërgohet në shfletuesin e internetit të përdoruesit. Prandaj tani me JS, ju mund të përdorni një gjuhë të vetme programimi për skriptet nga serveri dhe klienti. Nëse jeni duke kërkuar pune serioze, duhet të konsideroni seriozisht të mësoni JavaScript.
-
Go programming language
Go, i njohur gjithashtu si Golang, është një gjuhë programimi e krijuar nga Google. Go siguron mbështetje të shkëlqyeshme për multithreading dhe po përdoret nga shumë kompani që mbështeten shumë në sistemet e distribucionit. Go është përdorur gjerësisht në aktivitetet në Silicon Valley. Ata që dëshirojnë të bashkohen me një startup të bazuar në Silicon Valley të specializuar në sistemet thelbësore duhet të zotërojnë Golang.
-
R language
Gjuha e programimit R është një nga gjuhët më të përdorura të programimit për Analizën e të Dhënave dhe Machine Learing. R siguron një framework të shkëlqyeshme dhe librari të integruara për të zhvilluar algoritme të fuqishme të mësimit të makinerive. R përdoret gjithashtu për llogaritjet statistikore të përgjithshme, si dhe për grafikat. R është adoptuar mirë nga korporatat
-
Swift
Swift është gjuha e programimit që përdoret për të zhvilluar aplikacione iOS. Pajisjet me bazë iOS janë duke u bërë gjithnjë e më popullore. Apple iPhone, për shembull, ka kapur një pjesë të konsiderueshme të tregut dhe po i jep një konkurrencë të ashpër Androidit. Prandaj, ata që duan t’i shërbejnë këtij komuniteti mund të mësojnë programim Swift..
-
Php
PHP është ndër gjuhët më të njohura backend. Megjithëse PHP po përballet me një konkurrencë të ashpër nga Python dhe JavaScript, tregu ende ka nevojë për një numër të madh të zhvilluesve të PHP
-
C #
C # është një gjuhë programimi për qëllime të përgjithshme të zhvilluara nga Microsoft. C # është përdorur gjerësisht për programim në backend, ndërtimin e lojërave (duke përdorur Unity), ndërtimin e aplikacioneve të telefonit celular Window dhe shumë raste të përdorimit të tjerë.
-
Matlab
MATLAB është një mjet i analizës statistikore që përdoret në industri të ndryshme për Analizën e të Dhënave. MATLAB përdoret gjerësisht edhe në industrinë e Computer Vision dhe përpunimit të figurave.
5 problemet që hasen gjatë strategjisë SEO
SEO ( Search Engine Optimization) është një teknike shumë e përdorur kohët e fundit. Si një nga fushat më të gjera të marketingut dixhital, është kthyer në një teknike të rëndësishmë. Një kryefjalë në ditet e sotme, ku shumë kompani fokusohen totalisht në këtë strategji.
Shoqëria jonë që prej vitesh ofron shërbime të tilla ka disa këshilla për ju. Aty ku detajet bëjnë diferencën, Interweb.al ju tregon problemet që hasen zakonisht gjatë stratëgjive SEO.
1.Titujt dhe Meta Description
Shumë herë anashkalohet rëndësia e Titujt ( heading 1 zakonisht ) dhe Meta Description. Këto dy element konsistojnë në vendosjen e titujve zakonisht në homepage dhe të përshkrimit META ( përshkrimi specifik i faqes që po optimizohet )
Nëse strategjia SEO ka një fillim për t’u zbatuar gjithë hapat, titujt dhe meta description janë hapi i parë dhe më i thjeshtë.
2.Redirektimet e brendshme
Është një nga teknikat më të zakonshme të përdorura. Redirektet brenda faqes janë një masë e cila, është shumë e preferuar nga robotat e google. Problemi qëndron që shumë herë, këto linqe dëmtohen, ose fshihen. Në momentin që linqet e brendshme nuk janë më aktive, konfigurimi SEO nuk është më aktiv.
Si një masë që e demton faqen, duhet gjithmonë të kemi parasysh, që linqet ti kontrollojmë herë pas hërë ose duhet të aktivizojmë redirektimin automatik të linqeve. Interweb mund t’iua ofroj këtë.
3.Mjetet matëse të performancës
Tashmë në botën moderne të internetit, mjetet metrike matëse janë një vegël e domosdoshme. Shumë ekspert SEO zgjedhin mos të përdorin aplikacione si Google Analytics, Google Search Console, etj etj.
SEO është një strategji që do monitorim 24/7 për të përcaktuar sa më saktë, të gjitha zgjidhet që duhen fokusuar.
Sa herë përcaktojmë teknikët SEO ndaj një faqeje duhet se sbën të mbajmë një sistem monitorimi për të marrë më të mirën e gjithë fushatave të reklamimit. Informacioni mbi vizitorët tuaj është një thesar i padiskutueshëm.
4.Përmbajtja e faqes është sekreti
Sado profesionist mund të jeni në lidhje me strategjite SEO dhe fushatat e reklamimit, përmbajtja e uebfaqes është mjaft determinante.
Nëse një faqe nuk ka përmbajtjen e duhur, me tekste SEO të orientuara, me respektimin e limiteve të fjalëve, strategjitë SEO do dështojnë. Artikujt ose tekstet e ndërtuara për të qënë sa më SEO friendly mund t’iu japin rezultate të shkëlqyera. Respektimi i gjithë mënyrës se si ndërtohet një artikull, tekst SEO friendly, nuk duhet të anashkalohet asnjëherë. Diferenca ndërmjet dy uebfaqeve me artikuj SEO friendly dhe artikujve jo të mirë mund të kontrollohet. Ka shumë programe të ndryshmë që mund të masim sesa të mirë ndërtuar janë artikujt dhe përmbajtja e tyre.
5.“Kanibalizimi” i fjalëve kyçe
Fjalët kyce janë oksigjen i strategjitve SEO. Është masa më funksionale e gjithë platformave të reklamimit të bazuara në optimizimin e motorrëve të kërkimit.
Të përdorësh fjalë kycë që kanë rezultuar pas kërkimevë të shumta është një metodë që, sjell shumë benefite për uebfaqen tonë. Cuditërisht “kanibalizimi” i fjalëve kyce është një problem që ndodh shpesh ne faqet ueb. Kanibalizimi i kejuordeve ka të bëj, më faqet e shumta të faqes suaj web, të cilat kanë të njëjtat fjalë kyçe. Kjo do të thotë, që faqja juaj SHERBIME, ka të njëjtat fjale kyçe me faqen tuaj RRETH NESH. Është një gabim që Google nuk e toleron dhe e “denon” duke e renditur shume poshtë si kërkim.
Gjithmonë duhet të fokusoheni ti bindeni gjithë rregullave të Google me përpikmëri për ta renditur faqen sa më lart. Në cdo rast që nuk zbatohen rregullat rezultatet janë fatale për renditjen e faqes suaj.
Fakte interesante nga interneti ne 2021
2020 ka njohur një rritje akome më të madhe të përdorimit të websiteve, internetit dhe shërbimeve të hostimit, domaineve. Si një vit ku interneti u bë akoma më shumë i rëndësishëm në gjetjen e zgjidhjeve për të ndihmuar ekonomine me poshtë keni disa fakte interesante nga viti 2020 në lidhje me përdorimin e tij.
- Momentalisht ekzistojnë 4.66 miliardë përdorues aktivë të internetit në të gjithë botën.
- 65.6 përqind e të gjithë popullsisë së botës kanë akses aktiv në internet.
- Ka 4.28 miliardë përdorues unikë të internetit celular në të gjithë botën, që përbën 54.6 përqind të popullsisë globale.
- Përdoruesit e internetit kalojnë mesatarisht 6 orë e 56 minuta në internet çdo ditë.
- Me 854 milion përdorues interneti, si asnje vend tjeter, Kina është vendi me numrin më të lartë të përdoruesve të internetit.
- Tetë në çdo dhjetë të rritur amerikanë hyjnë në internet çdo ditë.
- Me 62,63 përqind të tregut, Google Chrome është shfletuesi kryesor i internetit në celular.
- Sot, ka mbi 1.8 miliardë faqe në rrjetin botëror.
- Tremujori i dytë i vitit 2020 pa 354.7 milion emra domain të regjistruar.
- Të ardhurat nga shitja me pakicë ecommerce parashikohet të arrijnë 4.2 trilion dollarë në 2021.
Burimi: Oberlo .com