Sistemi e-mail Exchange Server është një sistem i perdorur nga kompanite me të medha nëpër botë. Eshtë një sistem i cili është shumë i sigurte, fleksibel në perdorim si dhe mjaft ekonomike në terma afatagjate.

Planet qe interweb.al sh.p.k. ofron, jane të studiuara sipas nevojave të tregut dhe të cdo konsumatori si per perdorim  personal ashtu dhe per perdorim biznes.

Cdo plan ka të perfshire backup automatik të cdo mailboxi, garantim të lidhjes 100% si dhe fleksibilitet në menaxhimin e përdoruesve.

Sistemi është i ndertuar nga “servera redundant”, pra cdo hallke e sistemit eshte e dublikuar qe ne rast te ndonje problemi te mundshem sistemi te jete online deri ne zevendesimin e pajisjes se demtuar. Kjo gje sjell dhe garancine e interweb.al sh.p.k, per nje sistem i cili eshte 100% online dhe nuk ka per asnje moment renie.

Cdo mailbox qe ne ofrojme per klientin eshte me hapesire dhe trafik te pa-limituar.

Disa nga avantazhet  e sistemit Exchange E-Mail kundrejt sistemeve POP/IMAP jane:

• Akses nga smartphone/tablet: Sot e-maili ne levizje nuk eshte me nje luks, ai eshte kthyer ne nje domosdoshmeri per cdo njeri. Ky sistem ofrohet ne cdo aparat celular, tablet pa asnje limitim ne sistemin e operimit te celulareve duke filluar qe nga Blackberry OS, iOS (iPhone), Windows Phone etj.

• Kalendari dhe Kontaktet : Sinkronizim total ndermjet te gjitha pajisjeve si ne Microsoft Outlook ashtu dhe ne webmail, ne menyre qe ju te kini gjate gjithe kohes te njejtin konfigurim dhe te mos humbisni asnje takim apo numer kontakti ne rast se nderroni telefonin apo konfigurimin.

• Te dhenat te ruajtura ne server: Emailet, Kontaktet, Kalendari, Detyrat, ruhen ne serverin qendror dhe me pas cdo gje sinkronizohet automatikisht ne cdo paisje.

• Kalendare dinamike: Te gjithe punonjesit, mund te aksesojne, editojne, te perpilojne te dhena ne nje kalendar dinamik i cili eshte i aksesueshem nga te gjithe personat ne menyre dinamike dhe te garantuar sipas lejeve te secilit person. Kalendari eshte i aksesueshem ne rrjet dhe ne celulare/tablet.

• Detyra (Tasks): Te gjithe koleget mund te kene akses ne nje liste detyrash qendrore i cili mund te shperndahet ndermjet tyre dhe te sinkronizohet automatikisht ne paisjet e te gjitheve.

• Shperndarje Dinamike Kontaktesh: Listat e kontakteve mund te ruhet dhe te modifikohet cdo moment ku te gjithe modifikimet pasqyrohen ne kohe reale ne te gjithe paisjet qe kane te drejte per te pare keto lista. Kjo eshte nje zgjidhje shume here me e sigurte se cdo liste tjeter e ruajtur lokalisht e cila mund te demtohet dhe te humbase.

• Arkive: Te gjitha te dhenat ruhen dhe arkivohen, shoqeruar  me back up automatik nga vete sistemi..

• Antispam: Sistem i sofistikuar antispam i ofruar nga McAfee, i cili realizon kontrole te herepashershme mbi emailet qe jane klasifikuar si spam. Te gjitha te dhenat e arkivuara jane te mbrojtura nga nje sistem back up.

• Opsione te avancuara: Kerkese per terheqje e-maili ne rast se e dergoni gabimisht tek nje person, “Out of Office Autoreply” e vendosur ne nje paisje dhe e reflektuar ne te gjitha paisjet tuaja per aktivizm/c’aktivizim me te thjeshte.

• Foldera publike: Mundesi krijimi i folderave publike ne te cilet hidhen materiale dhe secili koleg mund te ruaje dokumenta dhe ti perpunoje se bashku me koleget e tjere.

• Akses nga Outlook Web : Emailet mund te perdoren nga nje internet web browser i cili ka te njejtin nderfaqe identike si Outlook ne kompjuterin tuaj.