InterWeb

Hosted Email Exchange

Exchange Email Server - InterWeb

Sistemi e-mail Exchange Server është i përdorur nga kompanitë më të mëdha nëpër botë. Është një sistem i cili është i sigurt, fleksibel në përdorim si dhe mjaft ekonomik. Planet që interweb.al sh.p.k. ofron, janë të studiuara sipas nevojave të tregut dhe të çdo konsumatori për përdorim personal dhe biznes.

Çdo plan ka të përfshirë backup automatik të çdo mailboxi, garantim të lidhjes 100% si dhe fleksibilitet në menaxhimin e përdoruesve. Sistemi është i ndërtuar nga "servera redundant". Çdo hallkë e sistemit është e dublikuar që në rast të ndonjë problemi të mundshëm sistemi të jetë online. Kjo deri në zëvendësimin e pajisjes së dëmtuar. Garancia për këtë sistem është 100%, dhe nuk ka për asnjë moment rënie.

Çdo mailbox që ne ofrojmë për klientin është me hapësirë dhe trafik të pa-limituar.

Avantazhet e Exchange Server kundrejt POP/IMAP

Akses nga smartphone/tablet

Sot e-maili në lëvizje nuk është më një luks, ai është kthyer në një domosdoshmëri për çdo njeri. Ky sistem ofrohet në çdo aparat celular, tablet pa asnjë limitim. Përdoret në çdo sistemin operimi të celularëve duke filluar që nga Blackberry OS, iOS (iPhone), Windows Phone etj.

Kalendari dhe Kontaktet

Sinkronizim total ndërmjet të gjitha pajisjeve si në Microsoft Outlook ashtu dhe në webmail. Mos humbisni asnjë takim apo numër kontakti në rast se ndërroni telefonin apo konfigurimin.

Te dhënat të ruajtura në server

Emailet, Kontaktet, Kalendari, Detyrat, ruhen në serverin qendror. Çdo gjë sinkronizohet automatikisht në çdo pajisje.

Kalendarë dinamik

Të gjithë punonjësit mund të aksesojnë, editojnë, të përpilojnë të dhëna në një kalendar dinamik. I aksesueshëm nga të gjithë personat në mënyrë dinamike dhe të garantuar sipas lejeve të secilit person.

Detyra (Tasks)

Të gjithë kolegët mund të kenë akses në një listë detyrash qendrore. Mund të shpërndahet ndërmjet tyre dhe të sinkronizohet automatikisht në pajisjet e të gjithëve.

Shpërndarje Dinamike Kontaktesh

Listat e kontakteve mund të ruhet dhe të modifikohet çdo moment. Të gjitha modifikimet pasqyrohen në kohë reale në të gjitha pajisjet që kanë të drejtë për të parë këto lista.

Arkivë dhe Antispam

Të gjitha të dhënat ruhen dhe arkivohen, shoqëruar me back up automatik nga vetë sistemi. Sistem i sofistikuar antispam i ofruar nga McAfee.

Opsione të avancuara

Kërkesë për tërheqje e-maili në rast se e dërgoni gabimisht. "Out of Office Autoreply" e vendosur në një pajisje dhe e reflektuar në të gjitha pajisjet tuaja.