MyPOS produkti më i ri nga interweb.al
Mob: +355 68 20 60333
my pos

My POS është një program i lehtë për t’u përdorur, i cili do t’ju ndihmojë të menaxhoni biznesin tuaj me më shumë efektivitet. My POS bën më shumë se sa thjesht shitjen e produkteve,  j’u ndihmon të analizoni shitjet tuaja, menaxhoni inventarin dhe stafin.

Ky aplikacion sjell një sërë përfitimesh për ju, te listuara si në vijim:

Ndiqni të ardhurat dhe shpenzimet tuaja ditore:

Me anë të këtij programi tashmë është shumë e thjeshtë të monitoroni të gjithë aktivitetin tuaj ditor.

Menaxhoni inventarin dhe produktet tuaja:

Ju mund të shtoni, ndryshoni, fshini produkte, apo dhe të shtoni informacione të tjera rreth tyre. Mjetet e inventarit ndihmojnë në llogaritjen e sasisë së produkteve, si dhe j’ua bëjnë më të lehtë të kuptoni kur po arrini limitin minimal.

Menaxhoni lehtë llogaritë e stafit tuaj:

Ju mund të krijoni disa llogari për të menaxhuar më mirë mënyrën se si detyrat kryhen. Ky aplikacion përmban llogarinë e administratorit nga e cila kryhen veprimet më të rëndësishme rreth shpenzimeve apo gjenerimit të raporteve, dhe llogarinë e punonjësit (në këtë rast kamarierit), që kryen veprime rreth faturave dhe raporteve të turnit.

Krijoni raporte në kohë reale:

Veprimet me raportet j’u ndihmojnë të analizoni të dhënat e shitjeve tuaja, të kuptoni se si biznesi juaj po ecën dhe të merrni vendime të mëtejshme. Ju mund të gjeneroni raporte në varësi të informacionit që j’u duhet apo nevojave tuaja.

Lehtësi në përdorim:

Duke pasur një ndërfaqje tëpër intuitive, My POS mund të përdoret shumë lehtë pa pasur nevojë për shumë trajnim. Menuja në të majtë të ndërfaqes është mjaft e thjeshtë dhe lejon identifikimin e shpejtë të veprimeve që mund të kryhen me këtë program.

Suport

Ne gjendemi pranë jush për t’u ndihmuar në çdo situatë ku do të hasni vështirësi, duke filluar që nga trajnimi për përdorimin e aplikacionit dhe deri tek problemet teknike, duke u treguar mjaft profesionalë në një kohë të shpejtë.

My POS ka një çmim tepër konkurrues, duke i ardhur në ndihmë jo vetëm bizneseve të zhvilluara por  edhe bizneseve të vogla.

Per me shume nga kontaktoni.