Përse një faqe interneti duhet të jetë responsive ?

Perse-faqja-e-internetit-duhet-te-jete-responsive

Faqet e internetit janë zhvilluar shumë vitet e fundit dhe bashkë me to dhe teknologjia. Evolucioni i webit ka ecur sa për ti shfaqur ato në gjithë kompleksitetin dhe përmbajtjen e tyre.
Te gjithe janë mësuar që faqet e internetit ti përdorim si një mjet informacioni në kompjuterat personal dhe laptop. Në ditët e sotme ata janë jashtëzakonisht shumë para në garën për të qënë lider e internetit. Faqet e internetit të përshtatura për celularet smartphone ( faqe responsive) janë shumë të rendësishme ne ditët e sotme.

Sot mania e smartphonave i shërben më së miri gjithë faqeve të internetit për të qënë të aksesueshme nga kushdo. Në cdo moment informacioni i faqes së internetit të shpërndahet në mënyrë sa më të shpejtë.
Të gjithë navigojnë nga smartphone ose tablet i tyre pasi është goxha më praktike.

Ne studimin e fundit nga  (KPCB mobile technology trends) Korrik 2015 rezultatet kanë qënë mjaft surprizuese.

Përdorimi  i teknologjise së smartphoneve dhe tablet për navigimin në internet është në masën 51 % të përdorimit web. Përdorimi i desktopit dhe laptopit është dicka më pak në masën 42%
Sic po shikoni është e rëndësishmë që faqja juaj e internetit të aksesohet dhe nga pajisjet smartphone dhe të ketë përdorim sa më të thjeshte.

Paraqitja e faqes suaj të internetit duhet të bazohen në dizajn sa më miqësor sa më praktitk dhe sa më responsive.

Reklamat qe shfaqen ne aparatet smartphone dhe tablet jane te klikuara dyfish me shumë nga reklamat që janë shfaqur tek pajisjet e tjera.

Faqja e internetit e cdo biznesi duhet të orientohet drejt vendit ku për momentin ka më shumë klient potencial. Hapësira dhe perdorimi i smartphonave e bën biznesin tuaj të jetë më fitimprurës së kurrë.
Ne kemi prej disa vitesh që ofrojmë ndërtimin e faqeve të internetit sa më elastike me cdo pajisje cellular, smartphone dhe tablet. Për të gjitha rezolucionet e mundshme website juaj përshtatet duke ju dhënë imazhin e munguar prej kohësh.