Reklamat në Google vs Facebook. Kush e fiton këtë përballje ?
Mob: +355 68 20 60333
Reklamat ne Google AdWords vs Facebook Ads Kush e fiton kete perballje

Marketimi online është një mënyrë mjaft efektive për t’i sjellë klientë të rinj një biznesi, që në të shumtën e rasteve realizohet me anë të Google AdWords që kryeson në tregun e motorëve të kërkimit, apo Facebook Ads që është lider i social media. interweb.al shpk ofron prej kohësh këtë lloj marketingu duke rezultuar në arritje shumë të mira për klientet tanë.

Por cila nga këto mënyra do të ndihmonte më shumë një biznes që kërkon të marketojë produktet apo shërbimet e tij? Më poshtë do të analizojmë avantazhet dhe disavantazhet e këtyre dy metodave:

Google AdWords

Avantazhe:

  • Numri i personave që shikojnë reklamën është i lartë dhe mundësohet trafik i menjëhershëm
  • Google AdWords ofron një sërë mjetesh matëse për të parë se si reklamimi po funksionon
  • Ju keni kontroll të plotë mbi buxhetin tuaj ditor dhe koston maksimale për klikim
  • Mund të zgjidhni targetin tuaj duke u bazuar në rajone, kohën e ditës, ditët e javës që dëshironi apo si dhe Website specifike
  • Ju mund të keni target ata persona të cilët kanë shfaqur interes për produktin tuaj dhe mundësia për t’u kthyer në klientë është e lartë
  • Google AdWords ofron mënyra të ndryshme marketimi si Display Network, Search Network dhe RemarketingDisavantazhe:
  • Nëse nuk menaxhohet siç duhet kostot mund të jenë shumë të larta
  • Krijimi dhe menaxhimi i reklamës mund të harxhojë mjaft kohë
  • Ka një limit të hapësirës që mund të përdorësh në reklamë(për shembull kur përdor Search only j’u ofrohet vetëm tre rreshta tekst)
  • Është e pamundur të përfshish në reklamim imazhe apo video vetëm nëse përdorni dhe forma të tjera të Google AdWords si Google Shopping apo Youtube Advertising
  • Një pjesë e mirë e audiencës që sheh reklamimin mund të jetë e papërshtatshme
  • Kosto për klikim mund të jetë e lartë, por kjo varet dhe nga biznesi juaj

Facebook Advertising

Avantazhe:

  • Reklamimi është i lehtë për t’u ndjekur dhe trafiku që gjenerohet është i menjëhershëm
  • Kontroll i plotë mbi buxhetin tuaj ditor dhe kostos maksimale për klikim
  • Ofron më shumë opsione targetimi se Google AdWords, si për shembull targetim duke u bazuar në qytete, rajone, moshë, interesa, apo faktorë të tjerë demografikë
  • Është më e lehtë të krijohet reklama se në Google AdWords
  • Mund të përdorësh imazhe apo video, duke ndihmuar të shisni më lehtë produktet apo shërbimet
  • Kosto për klikim është më e ulët

Disavantazhe:

  • Nëse nuk menaxhohet siç duhet mund të sjellë kosto të larta, por gjithsesi më të ulëta se sa Google AdWords
  • Një pjesë e madhe e audiencës potenciale mund të jetë e papërshtatshme, kjo varet nga targeti juaj
  • Facebook Advertising nuk ofron ndonjë opsion për të bërë reklamimin në ndonjë kohë të caktuar të ditës apo vetëm në disa ditë, vetëm nëse ju zgjidhni të reklamoni për pak kohë
  • Kjo mënyrë është e përshtashme më shumë për bizneset B2C, jo për ato B2B

Si mendoni kush eshte menyra me e mire ?