
Më shumë se 15 vite eksperiencë!
Interweb.al shpk është një shoqëri që ndërton, dizejnon, menaxhon faqe interneti, strehim të faqeve “web hosting”. Krijon, menaxhon rrjete sociale, si dhe ofron shumë shërbime të teknologjisë së informacionit. Interweb.al shpk që prej vitit 2003, ofron gjithë cilësinë dhe inovacionin e mundshëm tek klientët e saj, përsa i përket strehimit si dhe dizejnimit të faqeve të internetit.
Ne ofrojmë zgjidhje të plotë për faqet e internetit nëpërmjet planeve të përgatitura për individët, bizneset e vogla, të mesme dhe korporata. Ne e ofrojmë këtë proces shumë thjeshtë te klientët, si për fillestar, edhe për përdoruesit e avancuar, kështu që kushdo mund të ketë mundësinë për të shfrytëzuar atë cka interneti dhe teknologjia ofron.

Kreativitet, Siguri dhe Prakticitet
Ne jemi të orientuar drejt cilësisë dhe ne japim më të mirën për t’ju ofruar zgjidhje afatgjata. Punimet tona karakterizohen nga dizejno kreative dhe elastike, hostim me shpejtësi të lartë dhe të sigurt, internet marketing, zgjidhje IT dhe mirëmbajtje 24/7. Ne krijojmë faqe interneti unike për çdo klient, duke u ofruar, analizën dhe vizion tonë profesional, për çdo klient. Ne e bëjmë procesin e ndërtimit te faqeve te lehtë dhe të këndshëm. E bëjmë atë të thjeshtë për këdo që të kuptoj shërbimet dhe zgjidhjet e internetit.

Keni ndonje projekt ide për prezencën e biznesit tuaj online ? Ju duhen zgjidhje afatgjatë ? Jemi gati të degjojmë gjithë kërkesat tuaja.
Prej vitesh përkujdesemi për imazhin online të kompanive më të mëdha shqiptare dhe jo vetëm.
Faqet e internetit janë një ndër specialitetet tona dhe ne dimë ti ofrojmë më së miri për çdo individ/biznes/aktivitet që kërkon një paraqitje moderne në internet.
Me një staf profesionistësh me disa vite eskperiencë në ndërtim e faqeve të internetit, dyqaneve online, portaleve etj, Interweb.al ofron shërbimet për këdo që kërkon standartet më të larta. Si njohës të mire të gjithë risive dhe trendeve të web design, ekipi ynë bazohet në sisteme CMS, design unik, për tju ndërtuar paraqitjen tuaj online.
Siguria në internet, dizajne moderne qe i rezistojne kohës, blerje online dhe fleksibiliteti në menaxhim janë vetitë kryesore të faqeve të internetit që ne ndërtojmë. Ofrojmë zgjidhje dhe konsulence për cdo projekt që keni ideuar duke ju treguar gjithë metodologjinë dhe praktikën e punës që ndjekim.
SSD Web Hosting / cPanel®
Suport Teknik Online Falas (Remote)
Siguri / Shpejtesi / Performance
Serverat VPS e interweb.al sh.p.k. ju japin aksesin, stabilitetin dhe kontrollin që ju duhet për të drejtuar me sukses faqen tuaj të internetit ose aplikacionin tuaj. Nëse ju jeni një biznes që keni trafik të rënduar në faqen tuaj ose një zhvillues software që krijon aplikime komplekse në web, downtime nuk është një opsion.
VPS hosting ofron një nivel të pa kushtëzuar, të performancës që do ju duhet për ta “fjetur mendjen”. Ne kemi marrë një server të vetëm fizik e kemi parcializuar atë në disa hoste virtuale,ku secila prej të cilave përmbajnë një sasi të rezervua RAM dhe CPU. Hostet VPS, ndryshe nga shared hosting, nuk do të konkurrojnë kundër njëri-tjetrit për burime rrjeti. Ju keni akses të plotë në serverin tuaj të njëjtën mënyrë si keni në servera të dedikuar dhe makina lokale.
Në ditët e sotme, teknologjia informacioni ka ecur me hapa të mëdhenj. Faqet e internetit kërkojnë dedikim dhe përkushtim për të qënë gjithmonë të azhornuara. Informacioni i freskët, foto profesionale, update të kodit të faqes e shume elementë të tjerë, janë të domosdoshëm dhe jetësor për faqen e internetit.
Pavarësisht sistemit që përdor faqja e internetit, WordPress, Joomla, Bootstrap ose custom code. Gjithmonë kërkohet që një faqe webi dhe shërbimi i hostimit të azhornohen sa herë duhet.
Të mbrohen nga rreziqet e internetit dhe sfidat e ekraneve moderne të smartphone dhe tabletave.
Ne kemi zgjidhjen për mirëmbajtjen e faqes tuaj. Mund ta realizojmë azhornimin sa herë ju duhet ose mund ta përditësojmë sipas frekuencave të ndryshme. Nëse faqja juaj kërkon një përditësim të rastit apo ndryshime të vazhdueshme javore.