rrjetet sociale ne shifra

Rrjetet sociale ditët e sotme, janë kthyer në kanalet më të rëndësishme të komunikimit. Kudo në cdo vend, rrjetet sociale përdoren për të komunikuar me të njohurit tanë, për të ngritur biznesin tuaj, për të komunikuar me klientet tuaj e shume arsye të tjera.

Cdo klikim dhe interaksion në faqet e internetit regjistrohet dhe ruhet për tu perdorur si statistika. Ne ju sjellim për herë të dytë disa shifra nga interneti të azhornuara me vitin 2019 ( për të parë statistikat e mëparshme klikoni këtu )

Statistikat janë të pafundme kështu që ju kemi zgjedhur disa nga më interesantet.

Statistika të rrjeteve sociale

Në maj 2019 numri total i popullsisë boterore ishte 7.7 miliardë.
Interneti ka 4.4 miliardë përdorues
3.499 miliardë llogari rrjetesh sociale janë aktive
Mesatarisht një individ ka 7.6 kanale rrjetesh sociale aktive.

Mesatarja e orarit të shpenzuar në rrjetet sociale është 142 minuta në ditë.
91 % e bizneseve të shitjeve dhe korporatave përdorin 2 ose më shumë kanale sociale.
81 % e bizneseve të vogla, mesatare përdorin disa nga rrjetet sociale.
Përdoruesit e rrjeteve sociale u shtuar me 202 milion nga Prill 2018 ne Prill 2019
Cdo 6.4 sekonda shtohet një llogari e re në rrjete sociale
Facebook Messenger dhe Whatsapp shpërndajnë 60 miliardë mesazhe në ditë.
Mbi 81 % e adoleshenteve të sotëm pohojnë që rrjetet sociale janë një aspekt pozitiv i jetës së tyre.


Shifra të perdoruesve

4Chan: 22 milion
Airbnb: 150 milion përdorues
Facebook: 2,375 miliarde përdorues
Flickr: 90 million përdorues
Google+: 111 milion përdorues (RIP)
Instagram: 1 miliarde përdorues
LinkedIn: 610 milion përdorues
MySpace: 15 milion përdorues
Periscope: 10 mllion përdorues
Pinterest: 265 milion përdorues
Reddit: 542 milion përdorues
Snapchat: 190 milion përdorues ditor
Twitter: 330 milion përdorues
Wechat: 1 miliardë përdorues
Weibo: 600 milion përdorues
WhatsApp: 1.6 miliardë përdorues
YouTube: 1.9 miliardë përdorues


Statistika nga Facebook

Facebook shton cdo ditë 500 000 përdorues të rinj dhe 6 usera të rinj cdo sekondë
69 % e përdoruesve të Facebook jane nga USA
79 % e gjithë adulteve online në Facebook jane nga USA
74 % e përdoruesve te Facebook e kontrollojnë atë perditë
Përdoruesi mesatar harxhon në Facebook 35 minuta nga dita e tij.

Numri mesatar i shokëve të një perdoruesi në Facebook është 155
Gjysma e përdoruesve të internetit që nuk përdorin Facebook jetojnë me dike që përdor Facebook
270 milion adresa false jane në Facebook aktive.
Faqja me më shumë ndjekës në Facebook është vetë faqja e tyre zyrtare me 204.7 milion like.
Personazhi jo pjesë e Facebook me më shumë ndjekës është Cristiano Ronaldo me 122.6 milion like.
60 milion faqe biznesi janë aktive në Facebook
Facebook ka 5 milion reklamues aktiv në platformën e vetë.
53.1 % e social login neper aplikacioni, lojra të ndryshme realizohen nga Facebook.


Statistika nga Instagram

Jane 800 milion përdorues aktiv mujor në Instagram
Mbi 95 milion foto ngarkohen çdo ditë.
4.2 miliardë like realizohen Brenda një dite në Instagram
Me shumë se 40 miliardë foto janë shpërndarë deri më sot në rrjetin social.
Përdoruesi mesatar i Instagram harxhon rreth 15 minuta përditë.
90 % e përdoruesve të Instagram janë me të rinj se 35 vjec.
Kur Instagram prezantoi videot, më shumë se 5 milion video u ngarkuan për 24 orë.
Fotoja më e pëlqyer në Instagram është fotoja e një veze.
37 % e Amerikaneve përdorin platformën.
24 % e adoleshenteve amerikan, thonë që Instagram është rrjeti i tyre i preferuar.

//www.interweb.al/wp-content/uploads/2019/09/interweb-logo-icon.png