Sa ndikon një faqe e vjetër interneti në të ardhurat e biznesit tuaj?
Mob: +355 68 20 60333
Sa ndikon nj faqe e vjetr interneti n t ardhurat e biznesit tuaj

Zotëroni një faqe internet të krijuar vite më parë, por mendoni se kushton shumë të krijoni design të ri? Mendojeni sërish! Sa më shumë kohë të kalojnë, aq më shumë ndikim ka tek të ardhurat tuaja. Interweb.al shpk ka disa keshilla per ju.

Në ditët e sotme, njerëzit përdorin Internetin për të marrë vendime apo bërë blerje në pjesën më të madhe të kohës. Kjo gjë e bën prezencën tuaj online jetike për të qenë të suksesshëm. Faqja juaj e vjetër mund t’ju pengojë të përparoni duke larguar klientë, apo mos tërhequr të tjerë potencialë.

Ju jeni duke humbur para për shkak të SEO(Search Engine Optimization)

Mund të kenë kaluar disa vite që kur keni krijuar faqen tuaj dhe ndërfaqja mund të jetë shumë e vjetër, ndoshta nuk punonë më, mund të keni humbur kredencialet e logimit, apo platforma mbi të cilën keni ndërtuar faqen është shumë e vjetër. SEO kërkon që ju të shtoni informacion herë pas here, dhe kur faqja juaj është aq e vjetër askush nuk mund të gjejë biznesin tuaj në motorrët e kërkimit.

Faqja juaj është shumë e ngadaltë

Ju dëshironi të navigoni shpejt në faqen e internetit dhe jo të stresoheni duke pritur derisa sa informacioni të shfaqet. Kjo nuk është bezdisëse vetëm për klientët, por gjithashtu ndikon negativisht dhe tek motorrët e kërkimit. Google për shembull, ka interes t’i tregojë përdoruesve faqe të cilat janë të shpejta, për të përmirësuar shërbimet e veta.

Faqja juaj e internetit nuk duket mirë në telefon apo pajisje të tjera

Pjesa më e madhe e përdorueve të Internetit përdorin telefonin, dhe pamja e faqes tuaj në telefon ka mjaft rëndësi. Dhe në këtë rast Google preferon t’i tregojë përdorueve ato faqe të cilat duken mirë në disa pajisje.

Nëse faqja juaj është e vjetër mundësitë për t’u hack-uar janë të larta

Duke e lënë faqen të vjetërohet, hacker-at e kanë më të lehtë t’a sulmojnë atë duke i thyer protokollet e sigurisë. Gjithashtu goolle rankon më shumë ato faqe që kanë të instaluar Gjithashtu goolle rankon më shumë ato faqe që kanë të instaluar çertifikatën SSL që siguron informacionin.

Paraqitja e faqes tuaj ka shumë rendësi!

Nëse faqja juaj duket e shëmtuar tek klientët tuaj, ata nuk do të kenë dëshirë të përdorin shërbimet tuaja, pavarësisht sa profesionale mund të jenë. Përveç kësaj, konkurrentët tuaj mund të kenë tashmë një faqe tepër atraktive, duke “vjedhur”klientët tuaj. Interweb.al shpk ne kete artikull ju tregon ca rendesia ka paraqitja ne faqen tuaj.

Përditësimi i aparencës, SEO dhe përmbajtjes së faqes tuaj sjell rezultate pozitive dhe të rëndësishme për të ardhurat tuaja. Akoma po prisni?!