Sa rëndësi ka përmbajtja vizuale e një faqe interneti ?
Mob: +355 68 20 60333
Sa rendsi ka permbajtja vizuale e nje faqe interneti

Objektivi kryesor i një faqe interneti është tërheqja e vëmendjes së vizitorëve, në mënyrë që eksplorojnë sa më gjatë faqen tuaj. Interweb.al prej vitesh ka ofruar eksperiencen më të mirë në tregun shqiptar për të ndërtuar faqe unike persa i përket paraqitjes vizuale. Në kohët e sotme të dixhitalizuara, imazhet dhe grafikat luajnë rol kryesor në një faqe interneti, pikërisht për arsyet e mëposhtme:

  1. 90% e informacionit që transmetohet në tru është vizual dhe ky informacion perceptohet 60,000 herë më shpejt se sa teksti. Nëse doni të komunikoni një informacion tek shikuesi, është më mirë ta bëni këtë përmes imazheve.
  2. Objektet vizuale janë social media friendly, të thjeshta që shpërndahen më shumë se çdo gjë tjetër që ju mund të përfshini në faqen tuaj.
  3. Bizneset që përdorin grafikë për të komunikuar informacion arrijnë të përfitojnë 12% më shumë trafik se faqet e tjera. Grafikët cilësohen si informues të shpejtë dhe që tërheqin mjaft vëmendje, duke dhënë dhe përshkrim më të kuptueshëm të asaj çka doni të tregoni.
  4. Postimet me imazhe përfitojnë 94% më shumë shikime se sa ato vetëm me tekst, pasi njerëzit janë të tërhequr pas tyre. Mund të marrim si shembull rastin e Facebook, ku postimet foto marrin më shumë “likes” se sa ato me tekst.
  5. 60% e klientëve janë më prirur të klikojnë ato biznese që fotot e të cilëve shfaqen në rezultatet e search.
  6. 67% e klientëve i konsiderojnë imazhet të cilat janë me rezolucion të lartë, si më të rëndësishme se sa përshkrimi i një produkti apo vlerësimi që mund t’i kenë dhënë klientë të tjerë. Kjo është një mënyrë e mirë për të shitur më shpejt produktet tuaja, pasi ata kanë një pamje të qartë se si produkti duket.

Përdorimi i imazheve dhe grafikëve e bën më të lehtë për klientët apo të tjerë të interesuar të kuptojnë çfarë ju doni të transmetoni.
Nëse keni një faqe interneti që vuan për një paraqitje vizuale te re, moderne dhe plot ngjyra, interweb.al ju ofron ofertat më të mira, për ridizejnim të faqes suaj të internetit.