Ne një industri me kaq konkurrence të lartë sic është mjekësia është e rëndësishme të keni disa prioritete në lidhje me zgjerimin tuaj.
Nuk është e mjaftueshme që një klinikë mjekësore të ketë nje link në ndonjë direktori të caktuar biznesesh. Është e domosdoshme që të keni një web që të kanalizoni gjithë vizitorët dhë të dalloni nga gjithë klinikat e tjera.
Një faqe interneti profesionale ju ndërton një imazh sa më të dallueshëm. Gjithashtu është e rëndësishmë që cdo visitor që viziton faqen e klinikës suaj tju drejtohet juve për cdo shërbim.
Më poshtë do t’ju tregojmë si të konvertoni gjithë vizitorët tuaj në klientë.
1.Te keni opsione interaktive
Është shumë e rendësishme që të keni sa më shumë opsione interaktive për të gjithë vizitorët tuaj.
Fale teknologjisë dhe risive të faqeve të internetit ka disa mënyra për ta bërë këtë:
A) Contant Form . Një nga metodat më të thjeshta për të ndërtuar një marrëdhënie me vizitorët tuaj është forma e kontaktit. Forma Interaktive të cilat klientët mund të plotësojnë duke ju kërkuar informacion specifik në lidhje me shërbime të ndryshme.
B) Regjistrim online per te lene takime. Vizitorët tuaj mund të lejnë takime në kohë reale duke plotësuar një formular të thjeshtë. Kështu mund të krijoni një databazë sa më të saktë në lidhjë më takimet e ndryshme me klientë të ndryshëm.
2.Faqe interneti user friendly
Faqja e internetit gjithmone duhet të jetë shume user friendly dhe e përdorshme nga të gjithë vizitorët, duhet të ketë informacion shumë të qartë.
Gjithmonë stili dhe dizajni i faqes duhet të jenë të bazuara në thjeshtësi dhe prakticitet.
3.Vendosni një seksion të zgjerur për kliniken tuaj
Përgatisni një material sa më të zgjeruar për të folur për punën tuaj dhe për veten. Tregoni për klinikën dhe shërbimet që ofroni në klinikën tuaj. Është mirë që të shisni veten tuaj sa më mirë dhe të promovoni atë cka dini më mirë të bëni.
4.Vendosni nje seksion FAQ ( Pyetje te shpeshta )
Klinikat e kane te domosdoshme të kenë një hapësire ku kanë disa nga pyetje më të shpeshta dhe me përgjigjet e tyre. Kjo mund të implementohet me ane të teknikave sa më estetike per te qënë sa më tërheqese për të gjithe vizitoret tuaj.
5.Faktore që sduhen harruar.
Një faqe interneti e sektorit të mjekësise duhet te bazohet tek fotot sa më tërheqëse të aktivitetit tuaj. Fotot duhet te jene origjinale dhe me rezolucion optimal.
Duhet te përfshihen rrjetet sociale , të gjitha ato rrjete që kanë shumë aktivitet.
SEO është shumë e rëndësishme qe mos te anashkalohet asnje moment gjatë ndërtimit të faqes së internetit .