Trendet e faqeve te internetit per vitin 2015

Kur mendon për krijimin e një faqe interneti gjithmonë duhet të mendosh jashtë kufijve për të realizuar një punë sa të vecantë dhe unike.
Faqet e internetit janë prezenca kryesore e një aktiviteti në rrjetin global kështu një dizajner dhe programues duhet të mendoj mire, për të krijuar imazhin më të mirë të mundshëm për klientin e vet.

Cdo vit trendet azhornohen me trendet e reja dhe futen ne procese evolimi cdo moment. Në vitin 2015 , ku dizajni dhe kodimi kane arritur pikun më të lartë , janë shumë trende të cilat po përdoren masivisht.

Më poshte interweb.al po ju liston disa nga trendet më dominant të vitit 2015 :

1.Pamje të mëdha, font i madh video background.

Perdorimi i imazheve te medha (1)Ky trend është një nga ata të cilët nuk po përdoret shume momentalisht, por është nje nga risitë me të mira.  Duke u bazuar në pamjet e televizioneve dhe katalogjeve të ndryshme , tani më pamjet e webeve kanë marrë forma te medha si në imazhe e tyre si ne font.
Sot mund te shohim shume website që kane një slider shume të madh në krahasim me seksionet e tjera te faqes dhe zakonisht shoqërohet me shkronja të mëdha të cilat dallohen shume të qartë.

2.Perdorimi Multimedial

Perdorimi multimedial
Multimedia në fakt është një fjalë shume e përdorur në ndërtimin e faqeve të internetit . Në vitin 2015 multimedia ka marrë një formë komplet tjeter duke u përdorur në gjithë dimensionet e saj. Në ditet e sotme shohim një tendencë të madhe drejt përdorimit të GIF ( Graphic Interchange Format) te imazheve te shpejta që ndërrohen.
Gjithashtu shohim një tendencë shumë të madhe te drejtuar drejt video animation ku shohim shumë e faqe interneti që përdorin video animacionet për të bazuar ndertimin e faqes së tyre web.
Infografiket janë një tjeter mënyre shume e mire per te paraqitur statistika ne faqet e internetit te vitit 2015

3.Efekti Parallax

parallax perdorimi
Pothuajse cdo vit është quajtur nje trend por këtë vit ky efekt është më I pranishëm se kurrë. Tashmë i perfeksionuar parallax është miku më i mirë i faqeve të kompanive të mëdha . Të gjitha e përdorin me mjeshtërinë më të madhë duke ndërtuar faqe interneti plotesisht interaktive me aktivitetin e mouse te cdo visitor.
Faqet e internetit të vitit 2015 që ndërtohen me parallax janë të gjitha super kreative dhe shumë të pëlqyera nga të gjithe. Përgjithësisht duan shumë punë për tu ndërtuar por feedback për to është shume i mire.
Përvec Parallax po shohim që në 2015 për përdoret shume Skroll invertet dhe Ndryshimi i ngjyrave gjate skrollit që jane derivate te Parallax dhe përdoren shume në websitet brand.

4.Flat Design

flat dizajn
Më në fund viti 2015 ishtë apokalipsi për Flash dhe për gjuhen e programimit e cila ka qënë një nga trendet për shume vite. Flash është një metode programimi e cila gjithmone ka qënë shumë e rëndë për të gjithë për tu përballuar si nga praktike por dhe nga pikepamja e paraqitjes.
Imazhet të dizejnuara të sheshta (flat) janë kthyer ne elementet kryesore të ndërtimit te faqes së internetit.
Flat design i ka dhënë një imazh të ri gjithë faqeve të internetit duke i bërë më të shpejta dhe me grafike.

5.Integrim Dinamik i Google map

google maps integration
Google map nuk përdoret më si një faktor i jashtëm por tashme ai mund të përdoret bashke me faqen e internetit duke u përdorur në një interface të vetëm.
Faqet e real estate të 2015 dhe direktorite e ndryshme të gjitha gjejnë një përdorim shumë të madh të hartës google maps automatikisht të implememtuar në mënutë e faqes se internetit

6.Minimal Design

minimalizim
Një nga trended më të bukura të 2015 është dhe minimizimi dhe përdorimi i fotove dhe elementeve minimal ne design. Si një nga taktikat të cilat janë shumë efektive në psikologjine e gjithe vizitorëve Minimalizmi shihet si një metode e përkryer per të realizuar nje faqe interneti shume të vecante dhe sa me peshe !
Gjithë faqet e internetit të kompanive më të mëdha në bote janë ndërtuar në bazë të minimalizmit dhe dizejnove sa më të thjeshta

7.Jo më katrore

jo me katrora
Katrori dhe forma katrore ka qënë prej shume kohesh nje nga format gjeometrike me dominante në krijimin e faqeve të internetit. Tani më kur ndërtimi i faqeve të internetit ka arritur në shkallen më të lartë katrori është përjashtuar nga cdo përdorim për ndërtimin e faqeve të internetit.
Forma të ndryshme si rrethori dhe rombi e kane zevendesuar dhe kane arritur të gjejne shume here me shume perdorues dhe fansa. Format gjeometrike shume te gjera sic jane drejtkendeshat kanë filluar përdoren më shume se kurre.

Risite e 2013 per ndertimin e faqeve te internetit

Të gjithë jemi në dijeni të evoluimit të teknologjisë së informacionit. Per websitet, risitë qëndrojnë gjithmonë në sipërfaqe dhe janë goxha të dukshme nga të gjithë të interesuarit. Si një shoqëri, e cila ndërton faqe interneti gjithmonë duhet të jesh në kërkim të së veçantës. Të modernes dhe të risisë. Gjetja e këtyre elementeve themelore bën që ndëritmi i faqeve të jetë një pune e vazhdueshme suksesi. Continue reading “Risite e 2013 per ndertimin e faqeve te internetit”